Cili është “Pinoku” i vërtetë, presidenti Halili apo presidenti i presidentëve?

1 Qershor 2017, 11:36Sport TEMA

Kur tifozët e Tiranës kanë shpalosur banderolën  me “Pinokun”, që i zgjatej hunda  duke bërë ironi me presidentin e tyre Halili, sepse në ato momente, pikturuam me mendje një “Pinok” tjetër,  më të madh se ai që shikonim, që t’i ngjasonte sadopak presidentit Duka.

Nëse  hunda e “Pinokut” të tifozëve bardheblu  pushtoi disa radhë në stadium, sikur të kishim sajuar një koreografi për  presidentin Duka, për mbretin e gënjeshtrës, me siguri hunda do të  ishte aq e madhe, sa “Arena” e Elbasanit, do të dukej si mos më keq për nga përmasat.

Cili piktor do të ishte kaq i zoti sa t’i jepte përmasat që meriton  “Pinokut” që na ka gënjyer  mrekullisht në këto 16 vite, duke na shëtitur me topin e shfryrë edhe nga “parajsa” në ferr.  Madje, për hir të së vërtetës, dhe na kanë pëlqyer përrallat e tij në disa momente historike për kombin dhe për të ..pavërtetën.

Kujtoni ditët pas Europianit,  disa qytete  u gridën mes tyre, sepse donin të ishin të parët për ta graduar “Nderi i Qytetit” , pikërisht Pinokun, që talentin më të madh e tregon kur çnderon futbollin, më shume se kur e nderon atë.

Në ditët e përrallës ndërkombëtare të Francës,  e lejuam veten të blinim me shumë para suksesin , aq paturpësisht, sa kolektivisht varrosem ndërgjegjen dhe këndonim me zë të lartë: “ O sa mirë me qenë shqiptar”.

Përse nuk duhet të këndojmë prapë, kur Kukësi del kampion apo Tirana fiton Kupën e Shqipërisë?  Ku ka ndryshuar morali, sa për të patur kaq shumë indinjatë. Dikush mund të spiunojë dhe të thotë se këto dy ekipe, që u shpallën fituese të trofeve,  i  kemi kapur në flagrancë gjatë sezonit  në “krevatin e mëkateve”.

Sa herë e kemi falur Kombëtaren kur na tradhëton në mënyrë “patriotike” si me Serbinë dhe me Izraelin se fundi, përse shtirremi sikur jemi nryshe kur flitet me klubet. Pastaj, në kohën e Pinokut,  futbolli i vërtetë është një ves i keq, që nuk sjell para, kurse futbolli plot me hile dhe me prapaskena, me pazare dhe trukime,  është ajo që na mban gjallë sepse kemi vite që ..investojmë.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje