Kryeministri Edi Rama zgjedh shpesh herë të replikojë me qytetarët që i shkruajnë në postimet e tij në rrjetin social Facebook.
Sot një qytetar ka zgjedhur t’i shkruajë duke i thënë se pa LSI nuk do ta kishte provuar karrigen e kryeministrit.
Ndërkohë, për shefin e qeverisë më tepër i rëndësishëm është progresi i vendit në familjen evropiane se sa karrigia e njërit apo tjetrit.
DIALOGU MES TYRE
Qytetari: Edi Rama PD “rafmet past” harroje….T’gjallet me t’gjalle,t’vdekurit me t’vdekur.
Por pa LSI nuk e kishe provu karrigen e Kryeministrit edhe 100 vjet. Nuk eshte marre (turp) me falenderu nganjehere…jo veç me kerku.
Rama: Vin, kjo nuk eshte as pune karrigesh as pune kerkesash, kjo eshte si ta bejme punen per Shqiperine edhe me mire dhe ta cojme flamurin kuqezi ne oborrin e Bashkimit Europian!