Berat/ Klosi: Do marrim 5 mandatet që i takojnë PS

3 Qershor 2017, 15:03Politika TEMA

Blendi Klosi tha se Partia Socialiste në Berat do të marrë 5 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Duke folur në një takim elektoral me banorët e Rërëzës dhe  Kutallisë, Klosi u bëri thirrje që më 25 qershor të votojnë PS dhe Edi Ramën për të vazhduar reformat e nisura nga kjo qeveri.

“Jemi në këtë garë për të marrë 5 mandate ne Berat sepse kaq i takojnë Partisë Socialiste, mandate të humbura në 2009,të humbura 2013. E cila këtë herë nuk mund të humben më në Berat.

Unë mendoj se çdo fermer i kësaj zone i cili ka parë se politikat e qeverisjes për të nxitur biznesin dhe punën e tyre të ndershme kanë qënë të drejta,le të votojë për Edi Ramën.

Duhet të votojë për Edi Ramën çdo pensionist,në fshat apo në qytet që ka parë se reforma e pensioneve ndikon drejtpërsëdrejti në pensionin e tij.

Le të votojnë Edi Ramën çdo nënë dhe vajzë, jo vetëm e Rërëzës,jo vetëm e Kutallisë që ka parë se reforma në arsim ndikon drejpërsëdrejti që djemtë dhe vajzat e kësaj zone dhe të gjithë Shqipërisë të orientohen më qartë tek arsimi profesional,tek profesioni,tek puna e denjë,te zanati,te dija. Puna e pastër e ka bërë këtë zonë shume hërë më ta pasur sesa po të ishin marrë me punë të tjera të cilat nuk orientonin vetë familjen tek prodhimi i ndershëm.

Por padyshim edhe në këtë garë ne dalim kokëulur duke u premtuar se do të bëjmë shumë më shumë.

Unë kam një premtim shumë të madh.Në garën e ardhshme për bashkinë e Urës Vajgurore ne padyshim duhet të kalojmë nga një rrugë e re e standarteve europiane sepse vetë puna juaj po shndërrohet në një punë europiane.Vetë puna juaj po shndërrohet në një punë të njerëzve të ndershëm që do nga shteti mbështetje dhe këtë mbështetje do ta keni nga qeveria e re e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste” – tha Klosi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje