U shkarkua se ushtroi presion ndaj punëtorëve, reagon drejtoresha e postës: Kam zbatuar vetëm ligjin

3 Qershor 2017, 13:33Politika TEMA

“Farsë e iniciuar për përfitim jo ligjor”, kështu e cilëson kallëzimin penal ndaj saj, Drejtoresha e Postës në Berat, Haris Ngjeqari. Në një reagim për “Neës24”, Ngjeqari mohoi të ketë ushtruar presion mbi punonjësit për të votuar LSI-në, dhe siguron se i është bindur me rigorozitet urdhrit të datës 12 maj për mospërfshirje të punonjësit të administratës në fushatën elektorale.

E bindur se ka zbatuar me rigorozitet ligjin drejtoresha e Postës është e gatshme të përballet me hetimet nga organet kompetente.

Zv.kryeministrja Mandija kallëzoi penalisht drejtoreshën e Postes në Berat pasi konstatoi se iu ka shpërndarë formularë vartësve të saj, nëpërmjet të cilëve kërkonte informacion që mund t’i shërbente LSI-së. Gjithashtu, sipas zëvendëskryeministres, ajo ka kërcënuar punonjësit se, nëse nuk e plotësonin këtë formular do të largoheshin nga puna, madje disa prej tyre i ka larguar për këtë arsye.

Nga detyra u pezullua edhe drejtoresha e Shëndetit Publik në Pukë, Sajmira Laçi. Sipas njoftimit zyrtar Laçi, njëkohësisht dhe kryetare e LSI për Pukën, dhe kandidate për deputete e kësaj force politike është pezulluar për përfshirje aktive në fushatë.

2 komente në “U shkarkua se ushtroi presion ndaj punëtorëve, reagon drejtoresha e postës: Kam zbatuar vetëm ligjin”

  1. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare says:

    NE SHTETIN E BATHORES KA ME SHUME POSTA SE SHQIPETARE DHE LETRA SE JANE HAPUR PER TE PUNESUAR MILITANTET E LIS-Lidhja Integrim Skrapar

  2. sali says:

    Te gjithe keta te LSI jane fara me e keqe e shqiperise.Uroj te zhduket nga harta .shpeton shqiperija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje