LSI ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të PD dhe PS në drejtim të saj, përmes deputetës së saj Kejdi Mehmetaj.
Mehmetaj e ka quajtur marrëveshje të errësirës paktin mes PS-së dhe PD-së, si dhe është shprehur se ky pakt në vend të standardit të zgjedhjeve ka hallin të hakmerret ndaj saj.
“Task Forca e drejtuar nga zv.kryeministrja Leidia Mandija po bën shkelje flagrante të ligjit dhe në mënyrë arbitrare ka nisur një hakmarrje dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës.
Nga radhët e LSI nuk është përfshirë asnjë ministër dhe punonjës në fushatë. Është një skenar i errët prej marrëveshjes së errësirës.
Ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes ndaj njerëzve të fushatës elektorale.
Marrëveshja e errësirës, po shfaqet me shkarkime. Por Oligarkia është në grahmat e fundit, pasi ne jemi forcë e parë”, – tha Mehmetaj.
Ajo tha ndërkohë se LSI për 3 ministra dhe zëvendëskryeministren ka bërë një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” .
LSI ka kallëzuar ministren Milva Ekonomi, ministrin teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kertusha dhe zv.kryeministren Ledia Mandija.
Deklarata e plotë e Kejdi Mehmetaj
Jam këtu për t’ju bërë me dije se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim për fillimin e ndjekjes penale për shpërdorim detyre të ministrave: Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha, dhe Zëvendëskryeministres Ledina Mandija, në cilësinë e kryetares së Task-Forcës së ngritur nga qeveria, që në shkelje flagrante të ligjit, në mënyrë arbitrare dhe në mungesë të plotë të transparencës, kanë nisur një fushatë hakmarrjeje dhe shantazhi ndaj punonjësve të nivele të ndryshme në administratën publike.
Pikërisht për ta shpërdoruar Task-Forcën për hakmarrje politike, nuk është përfshirë në të asnjë prej ministrave që vijnë nga radhët LSI-së.
Është një skenar i njohur për ne, e natyrisht që nuk prisnim gjë tjetër prej marrëveshjes së errësirës, e cila në vend të standardit të zgjedhjeve, me sa duket e ka hallin të hakmerret ndaj LSI-në.
Duke theksuar se për LSI-në është i rëndësishëm zbatimi i ligjit, ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes dhe të kërcënimit politik ndaj
njerëzve të administratës publike, të cilët më 26 qershor do të kthehen të gjithë në vendet e tyre të punës njësoj siç ndodhi me të gjithë ata që Lulzim Basha i largoi padrejtësisht nga puna para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe që pas fitores së LSI-së u rikthyen të gjithë vendet e tyre të punës.
Hakmarrja primitive revanshizmi politik dhe kanosja me vendin e punës janë modeli më i shëmtuar që prodhoi marrëveshja e errësirës, perversiteti i së cilës po shfaqet përmes largimit të paligjshëm nga puna të shumë specialistëve e profesionistëve të përkushtuar.
Në emër të LSI-së ju bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës të larguar padrejtësisht nga puna, por edhe shumë të tjerëve që janë përfshirë në listat e zeza të marrëveshjes së errësirës, që të mos ndihen të frikësuar, sepse koha e hakmarrjes shtetërore për shkak të bindjes politike apo shprehjes së lirë të mendimit ka perënduar një herë e përgjithmonë.
Oligarkia që është në grahmat e saj të fundit nuk mund t’i trembë dhe as t’i frikësojë qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë kuptuar përfundimisht që përballë të keqes së tyre kanë vetëm një shans, votën për LSI-në, forcë të parë më 26 qershor. Asgjë nuk e ndalon fitoren e LSI-së, sepse ajo është partia e të rinjve dhe jo partia e oligarkisë. Faleminderit!
LSI-ja ESHTE E PATURPESHME , KERKOI QE TI VINTE STERKEMBESH GJATE CADRES PS-se.NDERSA TANI SHTIRET SIKUR PS-ja KA BERE MARREVESHJE TE FSHEHTE, PER TE NGATERRUAR NJERZIT .KESAJ I THON P…….. QE TE SHFRYSH.DO TE ISHTE GJENIALE TE DREJTONTE VETEM PS-ja 4 VITET E ARDHESHME.
LSI_ja eshte partia me e degjeneruar qe kemi pasur ne keto 27 vite demokraci eshte kjo parti bythqiresh qe i ka zene frymen dhe dy partive te medha kjo parti bande duhet ekzekutuar nje ore e me pare,ne cvend te botes ka ndodhur qe nje grusht njerezish prej dhjet vetash te mbajne peng nje popull te tere?
LSI HAKMARJEN E KA FILLUAR ME KOHE, NEN ROGOZ.
CFARE KENI MBJELLE DO TE KORRNI.
Vari lesht kur kjo qumeshtore ben politike.LSI nje parti qe abuzon me te mitur.Drejtusit e saj duhen marre ne pergjegjesi penale per mashtrim dhe dhunim te miturish,prova eshte kjo goca vogel me emrin Kejdi.