Policia britanike arrestoi 12 persona dhe mori në pyetje 4 vajza pas bastisjeve të shumta që bëri në një bllok apartamentesh, ku dyshohet se jetonte një prej terorristëve të sulmit në Urën e Londrës.
Dëshmitarët raportuan se dëgjuan të shtëna pasi policia e armatosur u fut në bllokun e quajtur Barking, në lindje të Londrës, rreth orës 7 të mëngjesit.
7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit me furgon ndaj turmës së njerëzve në Londër. Paniku bëri që shumë të tjerë të vrapojnë të tmerruar nga skena e sulmeve terroriste në kryeqytet.
Kanë mjaftuar pak minuta që kryeqyteti i Anglisë, Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke përplasur kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.
Ndërsa një sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”, por që nuk ka lidhje me dy të parët dhe nuk është cilësuar ende si sulm terrorist.
me siguri janullatosi e ka fajin
apo jo sumngritesit e temes apo jo?