Teksa pyetje të tjera janë ngritur në lidhje me sulmin e ndodhur në Londër ku humbën jetën 7 vetë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, policia ka arritur të zbulojë të shkuarën e njërit prej xhihadistëve.
Ekstremisti 27-vjeçar vitin e kaluar u shfaq në një dokumentar televiziv rreth xhihadistëve britanikë, dhe u përball me një ndërhyrje të policisë pasi hapi flamurin e Shtetit Islamik në një prej parqeve të kryeqytetit.
Ai u kap në kamera së bashku me dy predikues të tjerë, të cilët gjithashtu ishin të njohur nga policia dhe zyrtarët e inteligjencës për shkak të pikëpamjeve të tyre ekstremiste.
Pas një sërë zbulimesh natën e kaluar, një prej miqve të tij në Watford zbuloi se ai ishte radikalizuar duke parë video në YouTube.
Referuar agjencisë së lajmeve “Amaq News Agency”, ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të së shtunës në Londër. Kjo bëhet e ditur nga kryetari i grupit inteligjent Site.
keta njethundrake jane nga soi i Zike pederit…………….