Në mungesë të përplasjeve dhe pikave të forta të programeve, kryetarët e partive politike i janë dhënë barcaletave, batutave dhe shfaqjeve humoristike në media.
Sipas, Lulzim Bashës, po kërkohet të shmanget vëmëndja nga problemet e mëdha që ka vendi.
Në takimin që pati në Kukës, Basha ironizoi ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili u shfaq dje me daulle.
“Ngeli nga futbolli në basketboll, nuk lë gjë pa bërë vetëm ta heqi vëmendjen nga ekonomia.
Karikatura me elefantë e zebra, basketboll, prite kur të vijë të bëjë vertikalen këtu në Kukës, se ai tjetri (Meta) dje erdhi me daulle,” tha Basha.
Ky i fundit tashmë duket se po ndjek rrugën e Ramës, i cili pas marrëveshjes së 17 majit, e ka kthyer fushatën nga politike, në humoristike.
Nga ajo që dëgjohet përditë nga liderët kryesorë në këtë fushatë, tani nuk përmenden më premtime.
Bëhet thjesht humor me kundërshtarin dhe thuhen barcaleta.
HA HA HA ,BASHA NE FUSHATEN E TIJ KA DHENE PREMTIME TE FORTA . FUSHATA E GALLATES .