Gjiknuri takim me emigrantët në Greqi: Vota juaj, me rëndësi që PS të qeverisë e vetme

5 Qershor 2017, 11:37Politika TEMA

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët Alket Hysenaj, Andrea Marto, Adrian Gurma, Vullnet Sinaj dhe kryebashkiakët Dritan Leli, Floriana Koka e Jorgo Goro zhvilluan një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Pasi njohu bashkëbiseduesit me reformat e ndërmarra nga qeveria këto katër vite që po mbyllen dhe projektet për investime të mëtejshme në Qarkun e Vlorës, Gjiknuri bëri thirrje për një mbështetje masive me synim bërjen të mundur që Partia Socialiste të qeverisë e vetme.

“Ne po ju themi shqiptarëve na jepni mundësinë, na vini në provë të qeverisim të vetëm. Na jepni mundësi të mos kemi njerëz që na mbajnë. Ka dalë metafora e timonit, po more makina ka një shofer dhe një timon. Nëse një njeri tjetër ta vë dorën tek timoni dhe ka mendje tjetër për ta kthyer, patjetër që makina do gremiset ose do dalë nga rruga e duhur. Të bëjmë një kontratë që dikush të mbajë përgjegjësi, jo të dalin të gjithë tjerët kritikojnë qeverinë kur janë brenda në qeverisje”, nënvizoi Gjiknuri.

Për të bërë të mundur vazhdimin e reformave pa pengesa, Gjiknuri u shpreh se është e domosdoshme që çdo emigrant të kthehet në atdhe për të votuar më 25 Qershor.

“Emigrantët kanë një rol kyç dhe emigracioni gjithnjë ka patur një rol kyç. E di që mund të ketë edhe zhgënjime e unë vet i pranova disa nga ato por kemi dhënë prova se dimë të bëjmë edhe më shumë. Që ta çojmë përpara këtë, na duhet vota e çdo emigranti, duhet tu thoni vëllezërve dhe motrave hajdeni në 25 Qershor sepse së paku e keni një mundësi”, u shpreh Gjiknuri.

Një apel të veçantë, Gjiknuri e dha edhe për minoritarët duke sqaruar se e vetmja alternativë që respekton të drejtat e minoritetit në Shqipëri është Partia Socialiste.

“Ta çojnë votën tek Partia Socialiste e cila ka treguar se edhe për minoritetin ka bërë më shumë se çdokush tjetër, është garanci që do të ketë një zhvillim harmonik. Minoriteti do të ketë zhvillimin e tij dhe do të jetë një urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Greqisë”, insistoi Gjiknuri.

1 komente në “Gjiknuri takim me emigrantët në Greqi: Vota juaj, me rëndësi që PS të qeverisë e vetme”

  1. Astrit says:

    More z.gjiknurie kerkon voten e emigranteve,she mire bene,por nga ana tjeter ps-ja duhet to perfshije femijet e emigranteve me administration e cila eshte problematike be disa sektore,she nepermjet perzgjedhjes se emigranteve the shkolluar me djerse,sepse nuk Kane asnje lidhje me deputete e shtetare ketu Ku shkollohen,ky veprim do permirsonte ndjeshem punen me administrate,propaganda e z gjjiknurit nuk vlen perpara ketij veprimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje