Më dërguan sot një status të Kejdit, ku akuzon për dështime në arsim këto katër vjet. Habitem që kandidatë të LSI sillen si opozitarë. S’ka përligjie më të mirë se ky status, për kërkesën tonë që, PS duhet të drejtojë e vetme timonin e reformave në të katër vitet e ardhshme. Ky status është vërtetimi që, forcat e tjera në koalicion, njërën dorë e mbajnë në timonin e qeverisë dhe tjetrën e përdorin për të goditur forcën kryesore që nxit reformat në vend.
Disa pyetje për Kejdin si deputete e LSI:
– Ku ishe ti moj vajzë, kur u mbyllën 22 universitet private, piramida të ngritura edhe kur forca jote politike bashkëdrejtonte Ministrinë e Arsimit?
– A ke diçka për të thënë për bashkëpërgjegjësinë tuaj në hapjen e universiteteve private piramidale si kërpudha deri në 2013-ën?
– Si i ka patur marëdhëniet forca juaj me universitetet e mirënjohur për shitje diplomash?
– Ku ishe ti Kejdi dhe deputetët e tjerë të forcës tënde, kur ju ftuam për të prezantuar dokumentin e gjelbër të reformës? Nuk erdhi askush, megjithëse jeni ftuar rregullisht.
– Ku ishit kur ju ftuam për të prezantuar dokumentin e dytë të reformës? Prapë askush.
– Po kur ftuam të gjithë komisionin e arsimit për të diskutuar me detaje draft ligjin me komisionin e reformës ? Sërish në Jalë?
– Sa kohë qëndrove kur u debatua ligji në Komisionin Parlamentar, për tri ditë rresht, nga 16 orë në ditë? Sa sugjerimë për përmirësime bëre?
– Pse munguat edhe në debatin maratonë publik të komisionit, në lidhje me vërejtjet e ardhura nga universitetet ?
E dashur Kejdi,
Ti je një vajzë e re, dhe nuk ka dëm më të madh që i bëhet kauzës së të rinjve në politikë, sesa kur dikush, që i janë dhënë të gjitha mundësitë për të kontribuar, zgjedh politikën e baltës.
Dy fjalë për reformën dhe ligjin, që me shumë gjasa ende nuk e ke lexuar, megjithëse e ke votuar vetë. Nuk ke dëgjuar edhe se çfarë ekspertët dhe përfaqësuesit e KE thonë për atë që ti e quan “katrahurë”. Informohu paraprakisht edhe për aktet nënligjore.
Ligji forcon universitet publike, iu jep autonominë për të cilën kanë patur nevojë, iu jep mundësinë të zgjedhin vetë si dhe sa të zhvillohen. Dhe kjo ka dhënë rezultatin e saj.
Vitin që shkoi u regjistruan në universitet publike 5 % më shumë studentë dhe në universitetet private 27% më pak se përpara reformës. Ku e mbështet tërë atë batare balte moj vajzë?
Ligji i jep mundësi më të mirëve të zgjedhin degët që duan dhe kjo ka dhënë rezultat. Vitin që shkoi, u përmirësua ndjeshëm cilësia e studentëve në 56% të programeve të studimit në universitetet publike.
Ligji u mundëson universiteve publike të hartojnë buxhetet e tyre dhe të përdorin në mënyrë efiçente financat dhe kjo ka funksionuar. Buxhetet e univesiteteve këtë vit, janë më të mëdha, megjithëse nuk janë rritur me asnjë qindarkë tarifat.
Ligji vendos kontroll të rreptë mbi cilësinë e universiteteve publike dhe private, ndaj me agjensinë britanike të akreditimi po vijohet për kontrollin dhe akreditimin e universiteteve.
Është bërë shumë dhe ka ende edhe më shumë për të bërë. Por siç duket qartë, kemi shumë për humbur, nëse kthehen ata që e sollën arsimin në gjendjen që e gjetëm.
Dhe në fund një këshillë Kejdi:
Mos e bëj gabimin që bëre një vit më parë, duke shkaktuar panik tek maturantët. A ke menduar një çast se sa keq ke ndikuar tek ata me daljet e tua vend e pa vend? Të njëjtën gjë po tenton të bësh edhe këtë vit me statusin tënd.
Nuk meritohen votat kështu!
Ndaj të pres të dalësh e të bësh thirrje që të ndëshkohet kushdo që mashtron maturantët, duke iu ofruar tezën imagjinare në këmbim të kartës së identitetit dhe të eurove për kartën e prindërve.
Bashkohu dhe ti me mua për ta denoncuar këtë mashtrim! E para, nuk ka asnjë shans, për askënd, që teza e sekretuar e maturës shtetërore, me disa nivele sigurie, të dalë. E dyta, ky është trefish krim: njerëzor, shoqëror dhe elektoral.
E treta, gënjeshtra nuk mund të jetë kurrë një shans për të gjithë.
Po nuk ka faj Kejdi keshtu ka vepruar partia e saj deri me sot me ryshfet i ka mar votat dhe duke shpifur por erdhi fundi I
Gjithmone me culture dhe e afte ne profesionin e saj. Respect.
Klejdi eshte emer mashkulli.”””‘””””!!!!!!
JAM PRIND I NJE STUDENTI NE VITIN E PARE NE UT TIRANE. JAM SHUME I KENAQUR ME REFORMEN DHE MATUREN SHTETERORE. LSI dhe ata qe perfaqesojne LSI-ne jane mashtruesa, hajduta, maskarenj. UNE NUK DO DOJA KURRE QE FEMIJA IM TE VAZHDONTE UNIVERSITETIN (PUBLIK APO PRIVAT QOFTE) NESE AI NUK DO E MERITONTE, PASI NDOSHTA DUKE U BERE NJE MEKANIK, TEKNIK, PUNETOR I KUALIFIKUAR DO TA KISHTE ME TE SIGURT TE ARDHMEN SE SA ME NJE DIPLOME TE BLERE, POR QE SI VLEN. TE RINJ MATURANTE MOS JU REFERONI SHKRIMIT TIM. SHIFNI SE KENI NJEREZ TUAJ PLOT QE KANE DIPLOMA QE NUK U VLEJNE, KENI PO ASHTU PUNETOR, MEKANIK, TEKNIK ETJ QE JANE PUNESUAR DHE SIGUROJNE ME SHUME TE ARDHURA. PERFUNDIMISHT DHE PER ASNJE ARSYE NUK DUHET TE VOTONI LSI-ne. VLERESONI KANDIDATIN DHE JO PARTITE.
Nuk e ka fajin Klejdi por ajo rruspia qe quhet LSI
Si ka mundesi qe kjo vajze akoma nuk ka mbaruar shkollimin, dhe ben oponence per ligjin e reformes ne Arsim????…Aq me teper qe kjo vajze vazhdokerka Fakultetin per Inxhnieri???…Kush ka mbaruar per inxhinieri ( perfshij dhe komentshkruesin) te pakten do beje nje pyetje: Si mundet te jete dhe çdo dite me mbledhje dhe te vazhdoje leksionet dhe praktikat ne Fak te Inxhnieris????