Babë e bir duke u gdhirë e diela në ambientet e Urgjencës e Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, kanë dhunar në gjendje të dehur infermierin R.K i cili po i mjekonte.
Ata ishin paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ndiheshin keq por në gjenjde të rënduar kanë nisur të bërtisnin dhe t’i kundërviheshin infermierit.
“Unë të mbys me këto duar mor bir k**ve”, mësohet të ketë qenë kërcënimi i 45-vjeçarit para se të ushtronte dhunë ndaj infermierit, raportojnë burimet për BalkanWeb.
Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin punonjësit e sigurisë, të cilët më pas njoftuan Policinë. Fill pas këtij episodi u bë e mundur arrestimi i 45-vjeçarit, ndërsa djali u la i lirë. Sakaq, infermieri është marrë në pyetje për të zbuluar kështu dhe rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.
sunite gjaxore,lloji i kafshes………………..
Do ishte mire qe ti fusin ne burg, per nja 30 dite. Po jo thjesht burg, por burg me pune te detyruar. Per nja 30 dite te hapin kanale me lopate ne dore 8 ore ne dite e tu bjere bretku. Jo vetem keta po gjithe te burgosurit ordinare.
Puna te ben te lire….
Kanenas,na je bere me keq se sa gunga e efialtit
Te verttetat e platonit mund te shprehen dhe horis misos.
Futeni ne burg ate mut njeri.Ai eshte kafshe.Ma mere mendja do jete nga ata te pd-ke,se ata jane te dhunshem,madje edhe pushtetin duan t’a marin me dhune.Felliqesirat.