Kandidati i PS në Gjirokastër, Flamur Golemi ka folur sonte për herë të parë publikisht lidhur me sulmet që ai ka adresuar ditët e fundit ndaj Vangjel Tavos.
I ftuar për një intervistë në televizionin lokal, Channel 7, Golemi tha se e konsideron të papranueshme që Vangjel Tavo vazhdon ende të premtojë, ndonëse ka plot 20 vjet deputet.
Sipas Golemit, Tavo sillet sikur s’ka qenë kurrë në pushtet, nuk mban përgjegjësi për çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por sa herë vjen fushata del e kërkon vota duke premtuar.
Kandidati i PS-së tha se Vangjel Tavo e ka mbyllur ciklin e tij si politikan dhe duhet të tërhiqet, duke iu rikthyer ndoshta profesionit si mjek.
/ArgjiroLajm.net
Ke te drejte more djal,Vangjel Tavo(si edhe shume te tjere) e ka mbyllur ciklin e tij si politikan.
Por,aq vite sa ka ai pa ushtruar profesionin e tij,e ka mbyllur edhe ciklin si Mjek,jo per gje,por,
jo Mjek(profesion plot pergjegjesi),por edhe marangoz te kishte qene,mbas nje kohe aq te gjate,
nuk do ti afronte kush nje vend pune.