57-vjeçarja rrëfen mashtrimin nga shkrimtari: E mora në Itali, zhvishej lakuriq e fliste me mikeshat e mia

7 Qershor 2017, 13:15Kronika TEMA

Historia e Lumturie Kodrës, 57-vjeçares e cila denoncoi dje shkrimtarin Amedeo Baci se me anë të mashtrimeve, duke i premtuar lidhje dashurie, i kishte marrë 15 mijë euro, është bërë sërish sot temë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”.

Ajo ka vijuar më tej me akuza ndaj ish-të dashurit, ndërsa pohoi se ai këtë skemë e kishte përdorur dhe me mikeshat e saj, të cilat i shfrytëzonte për para, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Nuk kam kërkuar miq në “Facebook”. Por duke kërkuar për shkrimtarë, pash dhe Amedeon. U njohëm gradualisht, më tha ‘Zemër, shpirt’. I thash pse nuk vë foton tënde, më tha ‘eja më shi live’. Jemi njohur në vitin 2015. Erdha në Pogradec për promovimin e librit tim të parë. Atë ditë e kam takuar. Nuk erdhi në Pogradec, shkova unë në Tiranë. Fjeta tek shtëpia e tij. Ato ditë nuk e lash të fuste dorë në xhep. Kur njoha Amedeon, vija njëherë në 3 muaj në Shqipëri. Çoja për të pako, siç çoja për djalin tim. Çoja dhe për Edonën, redaktoren. Ajo ishte gjysmë jetime. Nuk isha naive që mos të mendoja se ajo e donte. Nisa të bëhesha xheloze. Ai më siguroi që ‘do jesh e imja’”, pohoi ajo.

Mes të tjerash Lumturia theksoi se Amedeo Baci i kishte kërkuar që ajo të merrte në Itali një kredi për të blerë një shtëpi në emër të të dyve.

“Më tha ‘merr një kredi në Itali dhe e vëmë shtëpinë në emër të të dyve’. Ai iku nga shtëpia që kishte, për ne Laprakë, me 50 mijë eurot e shoqes time. Ia kam çuar faktet zonjës Odeta (gazetares së News24). Ajo e ka faktuar se janë dhënë lekët. Më thotë një shoqja ime që ‘je e sigurt për Amedeon, se duket sikur të ka prishur perëndia mendjen’. Ajo më tha se të ‘njëjtat fjalë që ti ka thënë dhe ty, mi ka thënë dhe mua’. Ai u thoshte të gjithave mikeve të mia “Dashuria ime, përjetësia ime”. Donte t’i zhvaste. Amedeos ndenjti 3 javë në Itali. I bëra bukën gati unë, i lash çelësat dhe ika në punë, ndërkohë ai fliste dhe me miken time. Ajo e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tha se ishte në hotel në Norvegji. Buldozeri zhvishej gjysmë lakuriq kur fliste me femra. Mikja ime e kuptoi dhe më pas i tha: ‘Ske turp, je tek shtëpia e Lumturies’. Më pas kur erdha nga puna ajo më tregoi dhe mesazhet që kishte folur me Amedeon”, rrëfen Lumturia.

4 komente në “57-vjeçarja rrëfen mashtrimin nga shkrimtari: E mora në Itali, zhvishej lakuriq e fliste me mikeshat e mia”

  1. halleluja... says:

    bote pseudosh ,
    mashtrusish ,
    maskarenjesh ,
    funderinash paaaaaaaaaaaaaa Fund …

    te gjithe te xhveshur nudo ,por qe asnji nuk i shef ,si dallon dot ,ne ate shoqeri total nudo

  2. tfgs1 says:

    telenovele turkoshakesh………….dhe korrak sunit dhe ”AMADEO”!!!!

  3. Edi says:

    Po mire moj lumturi megjithse je ne moshe me shume se te pjekur,si e hegre ti nga amedeo, punen e dashurise per te marre parate dhe nga kjo qe te ka ndodhur kujton se ke shkuar ne TV do te gjesh kete qe te ka bere ai,thuaj shyqyr qe shpetove me kaq dhe nuk more kredine ne italii per te blere shtepine ne shqiperi.Te ishe 18 vjec hallall por aq sa je ti ke nevoje per ta njohur jeten me mire se kaq.

  4. Totila says:

    Shihni vidiot ne ytube kur ajo shoqja e vlerson Amedeon si njeriun me te mire qe ka njohur ne jete.
    Kurvat kur arrijne te blejne news24 per te sulmuar ata burra qe nuk i bejne dot skllever te tyre lehin pandalim bashke me si motrat e tyre te televizioneve.
    Skandalet e news24 tashme jane pornografi prostitutash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje