Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) duket se do të përballet me një dimër të vështirë pas tetë viteve, që ka menaxhuar në mënyrë shumë pragmatike të gjithë zhvillimet politike shqiptare. Vetë PD-së, ky formacion do i nevojitej shumë në momentet e rezistencës që iu bë Reformës në Drejtësi dhe ku kalkulimet e kujdesshme të formacionit të djathtë e kërkonin LSI-në si pjesë të pretendimeve të saj të vazhdueshme. Formacioni i Ilir Metës pati mundësinë në muajt e fundit që ta rriste në mënyrë progresive stekën e kërkesave, ndërkohë që teksa miklohesh nga vlerësimet e PD-së, bëri karshillëkun e lodhshëm opozitar me aleatin e vet PS-në.
Nuk është vendi për të folur më për këtë presion të vazhdueshëm që vazhdon edhe në orët e fundit me përfoljet e Reformave të Arsimit dhe Shëndetësisë, ndërmarrje nga qeveria Rama ku ajo ka qenë pjesë edhe e dikastereve, që i kanë ndërmarrë. Porse është vendi për të folur për kthesën dhe përpjekjen e LSI-së, që tashmë kërkon të rifitojë kohën e humbur, pas paktit PS-PD, që e la krejt të befasuar atë dhe në planet më të çartura. A do mundet vallë ajo në këtë pozicion të luajë rol në zgjedhjet e 25 Qershorit? Për propagandën e LSI-së, ata mbeten forcë e parë dhe do jenë surprizues, madje telefoni i kryetarit të saj do jetë gjithë kohën i zënë nga kërkesat në momentin vendimtar! Në fakt, ajo që dihet me siguri është se me shumë të ngjarë, rasti i LSI-së do të zëvendësojë rastin e PD-së sa i përket dualitetit të kryetarit de jure me atë de facto. Petrit Vasili, si kryetar ri, gjendet në pozitën më të vështirë që mund të mendohet, teksa duhet të drejtojë një formacion, bateritë e të cilit nuk premtojnë për shumë. Gjithsesi e vetmja fitore e madhe e LSI-së, në këto javë të fundit, është vendosja e Ilir Metës si kryetar i shtetit, ndërsa ajo që lexohet pas marrëveshjes së Majit 2017 është se dy partitë kryesore në vend janë aq shumë afër njëra-tjetrës saqë duket hapur tashmë edhe një lexim i përbashkët post-elektoral i tyre. Më kot zyrtarë të LSI-së i mëshojnë faktit se mes formacionit të tyre dhe PD-së nuk ka asnjë problem dhe se ata ishin faktorët që e bënë partinë e Berishës (në atë kohë) si forcë në udhëheqjen e vendit më 2005 dhe 2009, pasi sot PD po vepron pak a shumë me taktikat e LSI-së, duke iu kthyer pragmatizmit politik, në vend të dështimit total dhe bjerrjes që ka filluar prej kohësh në radhët e saj dhe injorimit hapur të LSI.
Dhe, më e keqja nuk mbaron këtu, porse vazhdon me kënaqësinë e të dy partive teksa një numër i konsiderueshëm funksionarësh të LSI-së janë pezulluar nga detyra për përfshirje në
fushatë zgjedhore në shkelje të ligjit të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit. Ankesat e kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, jo vetëm nuk kanë bërë përshtypje për mënyrën sesi ka funksionuar Task Forca e qeverisë, që nuk ka respektuar asnjë mbledhje sipas tij të ministrave, por edhe autonominë e qeverisë, ku ministrat e LSI-së nuk janë përfshirë pothuaj fare. E ka ndodhur kështu, pasi ministrat e LSI-së në muajt e fundit kanë qenë opozitarët më të mëdhenj të Ramës, madje më shumë sesa opozita e Bashës që ankohej të gjithë muajt e fundit në çadër.
Duket se zëri i lartë i LSI-së dhe qesëndia e saj, pa një program real politik, ka lodhur paq të dy partitë kryesore në vend, që si shenjë supremacie ende nuk e kanë zbardhur atë që u fol në takimin tet-a-tet të dy kryetarëve më 18 Maj, ashtu si ende nuk kanë zbardhur qartë dhe takimin e dikurshëm të 20 viteve më parë, kur Berisha u la në politikë për ta mbajtur statuskuonë e Shqipërisë të pandryshuar.
E gjitha kjo të bën të mendosh se ka ardhur koha që LSI-ja të mënjanohet dhe të jetojë dimrin e saj dhe të provojë veten në një pozicion që nuk është më aq komod, sidomos për një parti që i pëlqen të bëjë gjithnjë lojën e madhe të politikës së vogël shqiptare. (Javanews)
Ilir Meta dhe LSI e tij e meritojne jo vetem dimrin por daljen nga skena politike.
Me mire nje koalicion paszgjedhur PS-PD se sa PS-LSI ose PD-LSI.
LSI eshte nje tumor malinje ,prandaj duhet te zhduket nga skena politike….
Jo te mos dalin nga skena, por te kalojne ne opozite dhe ta kuptojne mire sa u vlen lekura dhe te rrine duke pritur t’u bien koqet e dashit (pushteti per te perfituar dhe per te mos mbajtur pergjegjesi. Kesaj loje te piste nga ana e tyre duhet t’i vije fundi. Sa i perkete lojes PS-PD, mesa duket po vjen dita te bashkohen citoj: ‘dy gjysmat e bajges PPSh, e cila u nda ne vitin 1991 me dysh nga qerrja e rrotes se historise’ (shprehje e huazuar nga i ndjeri Dritero Agolli. Gjithesesi per te gjitha keto duhet te presim verdiktin e popullit ne 25 qershor. Atij nuk kemi ç’t’i bejme. Do ta presim me dhimbje.
Kualicioni i madh PS-PD, eshte nje humbje e madhe per vendin tone, sepse me votat qe do kene dy partite e medha nuk do te zbatonin ligjin e vetingut. Jane vete ata dhe prokurore dhe gjykates keshtu do ti mbronin deri ne fund prokuroret dhe gjykatesite qe nuk bejne asnje gje pa pyetur Edramen.
Per opinionin tim eshte me mire qe te jete LSI ne pushtet sepse ka treguar qe eshte Parti ekuilibruese dhe ka treguar aftesi ne manaxhimin e pushtetit, nuk ka lejuar partite e medha qe ta benin kete vend te bukur vend plehrash.
Alti…
Me duket se je nje LSI-te i thekur.
Ke ngelur shume pas,sa per Vetting-un ,e mori ferra uraten.
Nuk ka kush e pengon sepse u votuan ligjet dhe nuk ka kthim mbrapa.
Alti, nuk me thua ,kur Rama denoncoi me video Ilir Meten ,ishin prokuroret
e Rames qe mbyllen dosjen e Metes ?
Alti, ku te ka punesuar LSI-ja qe kerkon te na e biesh perseri ne pushtet se na qenka e
” ekuilibruar”.LSI-ja eshte partia e shantazheve dhe pa to eshte si peshku pa uje.
LSI -n Po e pret VETINGU!!.Akoma nuk keni pare gje se cfare do te beje DAJ SAMI!!!