Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore para ndeshjes me Turqinë.
Mbrojtësi Avni Pepa, është lënduar në stërvitjen e sotme pas një dueli me yllin e skuadrës, Milot Rashicën.
Kjo bëri që mborjtësi i ekipit islandez, IBV, të largohet nga seanca stërvitore.
Por, lajm i mirë për Albert Bunjakin është rikthimi i mesfushorit Valon Berisha. Ai po stërvitet i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, dhe po mundohet që të jetë gati për të dielën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet të dielën në ‘Loro Boriëi’ në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2019’.