Rama i “përgjigjet” Metës për ndërkombëtarët dhe sulmon LSI-në: PS dhe PD, janë shantazhuar dhe marrë peng…

7 Qershor 2017, 12:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, në një takim elektoral me të moshuar dhe pensionistë.

Gjatë fjalimit të tij, Rama ka kujtuar mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte Ilir Metës, që një ditë më parë tha se Rama i kishte manipuluar ndërkombëtarët.

“Luli do pendohej për cfarë ka thënë për mua kur isha i ri në plazh, do kërkonte edhe ndihmë për ujë nga Bashkia e Tiranës.

Eedhe 1o ditë do merrnim 100 deputetë, do kishim parlamentin me pushtetin më të madh që pas 90-ës.

Edhe komunitetin ndërkombëtar e kishim me vete.

Ju e patë, dolën dhe thanë zgjedhjet janë legjitime, shkoni votoni në 18 qershor, opozita e ka gabim dhe hajt shnet.

Ne i kishim të gjitha dhe atë natë që u bë marrëveshja.

Nnëse s’do kishte marrëveshje, do dilte komuniteti ndërkombëtar me një deklaratë dhe do thoshte zgjedhjet janë legjitime.

Pse se bëmë këtë gjë? Se nuk kemi pushtetin qëllim në vetvete”, tha Rama.

Më pas ai iu është përgjigjur sulmeve të LSI-së, duke sjellë si shembull heqjen nga puna të dy personave në Berat.

Në Berat ishin hequr njerëz padrejtësisë nga puna.

 Një sanitare me shkopin me leckë ishte hequr nga puna ku punonte prej 20 vitesh.

Më erdhi në e-mail nga një zonjë e më tha që ‘shumë vonë u kujtuat, por më mirë vonë se kurrë’.

 E gjithë kjo historia është një histori pengmarrje.

O do pranosh këtë, ose s’do bësh koalicione.

Dy partitë e mëdha janë bërë peng e këtij ankandi. Demokracia nuk është anarki dhe pazar”, tha Rama.

3 komente në “Rama i “përgjigjet” Metës për ndërkombëtarët dhe sulmon LSI-në: PS dhe PD, janë shantazhuar dhe marrë peng…”

  1. Eri says:

    Kurbani i cadres ishte drejtoresha e AMF….. s pate turp u more me nje grua dhe hoqe nga puna disa gra atje..ja ky je ti. Pasi e hoqe gruan e Shehit shkove u puthe me Bashen. Qofsh ti qe je. Vure ne AMF nje partiak qe e donte mafia jote. Une votoj kunder teje.

  2. Asus says:

    Bravo Edi Rama, jane njerezit e thjeshte ata qe vuajne lodrat e politikes. LSI shkemben votat me vend pune ne administrate. Ky lloj korrupsioni duhet te marre fund, ndryshe nuk behet ky vend. Kesaj I thone reforme ne politike. Le te behet edhe kjo lloj reforme.

  3. Petriti says:

    je i vetmi qe mund te besh shtet dhe te largosh te keqen e madhe qe ka marr Shqiperia nga njerez te pa pergjgjshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje