“Vrasja” e Ilir Metës dhe heshtja e Berishës

7 Qershor 2017, 09:59Blog TEMA

Nga Nertil Agalliu

Kjo komedi që po ndodh sot në fushatën e PS dhe PD, është sa qesharake aq edhe keqardhje, sesi të dyja këto forca politike ose më saktë “çifti” i ri Rama-Basha po tentojnë me çdo kusht të vrasin Ilir Metën dhe partinë e tij politike.

Edi Rama pothuasje në çdo takim po i thotë socialistëve por edhe shqiptarëve se djali i ardhur nga Holanda në krye të PD, është cun i mirë dhe jo siç dukej nga larg, ndërsa vota për LSI, është një votë e mbytur në det.

Por si për çudi dhe ironi të fatit, njeriu që sot duhet të trumpetonte me të madhe për të qenë vertetë opozita që u shfaq në çadër, po sulmon më ashpër sesa Rama, ish mikun e tij që i rrinte në krah, madje edhe në tavolina shpeshherë gjatë viteve 2009- 2013, madje-madje, zërin e lëshonte në çadër dhe sytë i kishte nga zyra e Kuvendit, por edhe lëvizjen e shpëtimit të tij nga çadra e kishte pikërisht tek Ilir Meta…

I njohur ndryshe, disi vonë nga Ilir Meta, si njeriu që të gënjen edhe për orën, Lulzim Basha, sot po flet nëpër takime njësoj si Edi Rama.

Por përse kjo luftë e hapur e të dyve kundër Ilir Metës?

Kush fiton më shumë nga vrasja politike e Metës, Rama apo Basha?

Po pas 25 qershorit a do t’i përtypin akuzat e tyre në rast se i duhen votat e LSI për të formuar qeverinë ?

Edi Rama dhe Lulzim Basha fitojnë pothuasje njësoj nëse vrasin njëkosisht Ilir Metën. Rama heq qafe njeriun që gjithë këto vite e ka lënë në opozitë, njeriun që edhe tortën ja ka ndarë përgjysëm këto katër vjet, njeriun që me votat e tij ka vendosur dhe vendos qeveritë. Me vrasjen politike të LSI-së, Edi Rama qeveris i vetëm dhe pa asnjë kundërshtar, duke i hapur kështu rrugë sistemit dypartiak për herë të parë pas 27 viteve në Shqipëri. Në këtë mënyrë ai i shtron rrugën edhe rivalit të tij Lulzim Basha për 4-vjeçarin e ardhshëm kur t’i vij radha e rotacionit politik.

Lulzim Basha nga ana e tij fiton po kaq shumë sa Edi Rama. Basha fiton partinë më 25 qershor, grupin e tij parlamentar, dhe me çdo kusht tenton që me ndihmën e kësaj aleance me Edi Ramën, të ndal rrjedhjen e votive të PD, drejt LSI, pasi kjo është edhe goditja më e rëndë që Basha rrezikon të marrë në këto zgjedhje.

Në këtë rast dy të këqijat më të mëdha të këtyre 27 viteve janë bërë bashkë kundër një të këqije të vogël, që në krahasim me dy të bashkuarit është thjesht një pikë uji në oqean.

Zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri kanë vetëm një qëllim, vrasjen politike të Ilir Metës, dhe LSI, si dhe vendosjen e sistemit dypartiak në vend ku dy kryetarët përfundimisht i kthejnë partitë e tyre në SHPK, njësoj siç akuzojnë ata partinë e Ilir Metës.

Nëse Meta deri tani i zgjedhur president, po flet si kryetar partie, duke bërë fushatë në çdo qytet, ai që duket se ka huazuar shprehjen e famshme të Ilir Metës, me qetësi dhe dashuri është Sali Berisha.

Babai politik i Lulzim Bashës, ende nuk ka folur dhe përderisa Berisha, nuk ka folur këtu akoma nuk ka përfunduar, jo vetëm qetësia por as dashuria.

20 komente në ““Vrasja” e Ilir Metës dhe heshtja e Berishës”

  1. Populli says:

    Ik ore gazetar bajgë.Rama kish një vit që i lutej hajdutit Meta për koalicjon e surrati i LSI plehrës na thoshte do e vendosin forumet e leshit.Të hanë m…tani!

    1. Shkodra Loce says:

      Nertil Agalliu gazetar? Kjoftë larg.

  2. Come mai? says:

    Si kështu?.. LSI-ja (nënkupto Ilir Meta) na qenka “e keqja më e vogël”? LSI-ja që ka vegjetuar e vjedhur këto 8 vite sa majtas-djathtas!.. LSI-ja pa program politik, por me stradegji vjedhjeje! Nuk e tha keq Luli: shpk, madje bandë hajnie. Nuk besoj se autori është një komentues, veçse një i anshëm i lsi-së, si gazeta Koha Jonë (e perënduar). Jini ca më seriozë, se nuk i ha kush këto “anal-iza”.

    1. Tefta says:

      Pse keto partite e medhaja si PS dhe PD ç’fare programi kane ?
      Apo keto nuk kane vjedhur ?
      Te votojme LSI dhe te zhdukim dy partite
      qe kane 27 vite qe na kane lene pa pune
      dhe qe e kane shkateruar shqiperine .

      1. Lumjani says:

        Mos Tefta se na dhive.
        Te votojne LSI qe ti te marresh punen e premtuar? Bravo. Shume e zgjuar, por edhe shume e ndyre njekohesisht. Jam respekt per votuesve e OD sepse jane te vendosur, fiton apo nuk fiton PDja.
        Ndersa votuesit e LSI-se Jane ata qe shesin edhe trupin, Jo vetem voten per nje vend pune me mundesi ryshfeti. Turp te keni.
        Me mire se e vleresojme ne emigrantet se si ndryshon apo nuk ndryshon Shqiperia kur ndryshon qeveria, nuk e vleresoj dot njeri, sepse me e shikojme çdo parti pa interes. Ne nuk duam Pune. Nuk duam asgje.
        Edhe disa idioter qe dalin e thone se çfare ka bere qeveria per ne emigrantet, nuk e kuptojne dot se qeverite e Shqiperise nuk kane fuqi te bejne diçka ne Shqiperi, do bëkan neoer bote. Por njerezit kaq dine kaq thone. Edhe ti Tefta, pa trego ketu tani, qysh ta kane blere voten ty? Mos gënje.

    2. xheJ eN Bibb says:

      Tefta….
      Dukesh qe je nje LSI-ste e thekur ,me keq se ky Nertil Agalliu.U bet dy LSI-ste bashke.Nertilin e kane punesuar te Nikoll Lasi ,po ti ku te ka
      punesuar LSI-ja ?

      Sa per Nertilin ,populli ka thene : me thuaj me ke ri te te them se cili je.Nertili ri me Nikoll Lesin dhe si Nikoll Lesi eshte bere.
      Nertili ,nga njera ane i ka konstatuar defektet e LSI-se dhe nga ana tjeter ankohet se fajet i kane te tjeret.
      Ilir Meta po te dinte disa thenie te popullit nuk do ishte ne keto pozita qe eshte sot.
      E para,populli ka thene : kush kerkon te shumtat ,humbet dhe te paktat.Edhe Iliri deshte ta hante nga te dya krahet dhe e pesoi nga te dya krahet.Me budallallek ,Nertili e pranon vete kur shkruan …zerin e leshonte ne cader ( Lulzimi )dhe syte i kishte nga zyra e Kuvendit,por edhe
      levizjen e shpetimit te tij nga çadra e kishte pikerisht tek Ilir Meta….
      Po nuk na e thote se Ilir Meta ,Bashen e la ne balte dhe nuk i dha as gishtin ,e jo me doren per t’a nxjere nga çadra.

      Kush fiton me shume nga vrasja politike e Metes,Rama apo Basha. Pergjigje shume e thjeshte : me shume fiton populli shqiptar dhe pastaj
      Rama e Basha.
      Thenia e dyte popullore: per inat te sime vjerre ,do fle me millonane.Po te kishte parasysh kete thenie Meta nuk do j’u nxirte shpirtin si Bashes edhe Rames.
      Nje fragment nga shkrimi “…Po pas 25 Qershorit a do t’i pertypin akuzat e tyre ne rast se i duhen votat e LSI per te formuar qeverine ?…
      Nertili ,haron se politikanet tane ate qe peshtyne sot,e lepijne neser.
      Nuk ma do mendja se eshte kaq i vogel N Agalliu sa te mos mbaje mend se para 8 viteve ,nje jave para zgjedhjeve Meta bertiste …Sali Berisha
      ne burge….dhe pas nje jave u bene ortak ne qeverisje.
      Titulli me i mire do ishte ” Vetvrasja e Ilir Metes dhe heshtja e Berishes”. Vertet ,pse hesht Sali Berisha ,nuk na e analizon N.Agalliu !

  3. Fshatari says:

    O Nertil te qi…fsha analizen

  4. valentina says:

    O Nertil fshatari akoma nuk e ke kuptuar ti more spurdhjak perse luftohet banda e hajduteve te LSI_se?cdo shqipetare e ka te qarte se cfare ka bere kjo cete e neveritshme, por ti nertil katundari i je futur dhe politikes tani koheve te fundit, a kupton more katundar se as vete nuk e di ku do me dal me kete analize?jane te thella analizat politike more djale,keshtu qe shko me mire te komentosh ndonje gol dhe lerja politiken te tjereve,apo ndoshta mendon sesi te tjeret kane bere prokopi me bythlepirje dhe thua me vete qe edhe une mund ta bej kete pune se e kam llapen e gjate.Me pare se te flasesh per LSI_ne shko dhe prish videon e Metes qe eshte kapur gafil ku kerkon 700 000 eurot ku asnje politikan nuk ka nje rast korrupsioni kaq flagrant.

  5. ILIRET says:

    As Rama, as Basha nuk po e fyejne Ilir Meten. Ata thjesht po bejne fushate per ti shkeputur vota edhe LSI-se edhe cdo partie tjeter. Por pa denigrime perspnale.
    -Degjoni pra se cfare thote simboli i unitetit te popullit, presidenti i ardhshem. Rama- Basha, Tomi dhe Jerri, karagjoze etj.

  6. shushica says:

    Artikull SHPK..l.s.i

  7. guri says:

    Votat qe fitoi LSIja i fitoi ne saj te kualicionit me Ramen.Tani do shohin ata se sa i vlen lekura.Iliri me bllokun e ka vendin ne qeli

  8. optimizem per vendin says:

    Nertil Agalliu- nuk e vret njeri Ilir Meten; Ilir Meta ka vrare se per qejfin e tij te atyre eurove qe vodhi dhe ja çfaqi Dritan Prifti, u vrane njerezit e pafajshem ne buleavrd dhe jo vetem kaq: Iliri u thoshte dhe koke pa lare. Une nuk marre vesh se si nje popull eshte lajthitur; Te vrasesh, vjedhesh dhe shesish vendin tend si Saliu e Lulezimi dhe te votosh per ta, do thote te jeshe i çmendur; te vjedhesh dhe hedhesh ne ere Gerdecin me gjithe njerez dhe te votosh per Fatmir Mehdiun, do thote te jeshe i çmendur; Nuk e di ne se do ndergjegjesohet ky popull per veten e tij ndonjehere, por nje gje eshte: nuk ka per te pasur kurre te ardhmen me keto veprime. Te varfer nen diktature, por te gjalle. Sot ka plasur luksi dhe cmira e urrejtja, por varret po i bejne me kate.

  9. Adrenalin says:

    LSI do të marë vota nga PS dhe PD ato bishta që i duhen.
    Për sa i takon ps dhe pd kanë 27 vjet që qeverisin dhe mbas kaq vjetë ministri Ahmetaj thotë se duhet edhe 50 vjet të arijmë në stadin e EVROPËS.
    C,far do të thotë kjo.
    Kjo do të thotë se edhe në këto zgjedhje ne do të votojmë si përherë të keqen më të vogël.

  10. zaho says:

    Pazaret jan bere me kohe ndersa tani populli ha ato qe thone gazetat, kjo eshte poltika ne demokraci

  11. sali says:

    Keto partite si kerpusha ngjiten mbas ketyre te medhave per te vjedhur sa te duan.Kete ka bere LSI gjithe keto vite,I gjithe shtypi dhe keta lloj analistesh te paguar jane vene ne levizje te mbrojtjes te Lsi sikur po i behet padrejtesija me e madhe,Shqiptaret duhet ta kuptojne qe neqoftese ne 2013 ishte domosdoshmeri largimi saliut,Tani eshte domosdoshmeri largimi iLSI ,

  12. Jumanji says:

    Tahmaja ne madhe nganjehere te le pa gje. Tani kjo tahma e madhe tani me sa duket po le pa gje Ilirin. Fakti qe basha nuk e perkedjel me Ilirin e ka trembur ate. Ne fakt Rama nuk e talli Ilirin, madje me shume korrektese i kerkoi vazhdimin e koalicionit. Poooor Ilirit i duhet Berisha. Se ben vaki rrokulliset rrota e numrat mund ta afrojne ca me PD atehere Iliri e ka te fituar Davane. Por kete here e hengri mire me duket (si zonjat – sic thote populli). Kujtoi se po i jepte uje ne bisht te luges Rames. Vuajti shume i ziu, por ja qe paska edhe ustallare te tjere, e kete here usta Edi i doli borxhit. Kush fiton nga vrasja politike e Metes? Shqiperia or mik, nqs ske aq tru ta kuptosh.

  13. PRESHI P, LESHI LSI dhe BANDA PD says:

    Mafjozet, META-PANDELI MAJKO-SALI BERISHA. Kjo fotografi flet shume mire dhe tregon fytyren e vertete te Pandeli Majkos ne vecanti.
    lejo komentin,mos blloko

  14. .......!!!!!? says:

    Zhdukeni kancerin e shqiperise njehere e pergjithmone,lsi _ne e bashke me te kryehajdutin e ketij vendi like floririn qe ka zaptuar te administraten e shqiperise !!!!

  15. Mihali says:

    Amerika ka vetem dy parti dhe qeveris 350 miljon popull
    Shqiperis ka mbi 100 parti dhe qeveris 3 miljon popull.Cfar I duhen kaq shum Parti? Vec te vjedhin dhe rushfetojne popullin.(rasti I Ilir metes qe kerkonte 700 mij euro me ze dhe me figure)dhe ka fytyre e pellet si gomari familarisht.
    Vetem dy parti Jan te mjaftushme.

  16. shaqo says:

    Gjate historise shume shekullore te Shqiperise, vetem tre veta kane vjedhur pasurine, floririn, thesarin e shtetit: Ahmet Zogu me 1939, Sali Berisha me 1993-1994 dhe Ilir Meta ne vitin 2000, kur ishte kryeminister.
    Tre fshatare te thekur e te pagedhendur, vetem ata mund te bejne keto gjera, vjedhje e vrasje.
    Kjo i bashkon keta dy te fundit si zogiste. I ndritet shpirti atje ku eshte Namik Hotit, qe thoshte i pari i vendit duhet te jete prej tre brezash qytetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje