Luiza Gega rrezikon të përjashtohet nga ushtria shqiptare, pasi ka thyer ligjin e disiplinës ushtarake, duke udhëtuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pa marrë leje nga Forcat e Armatosura.Prej vitit 2013, atletja shqiptare është përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke e gjetur këtë edhe si një mënyrë për të ndihmuar financiarisht sportisten.
Në bazë të ligjit ushtarak, edhe Luiza Gega, si çdo anëtar i Forcave të Armatosura, ka qenë e detyruar që të njoftojë dhe të kërkojë leje për çdo lëvizje jashtë territorit të Shqipërisë.
Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes konfirmojnë për Top Channel se, Luiza Gega ka kërkuar dy herë leje për të garuar me një skuadër të huaj, e në të dyja rastet kërkesa e saj është refuzuar nga Shtabi i Përgjithshëm.
Pavarësisht refuzimit, Luiza Gega ka marrë pjesë në kampionatin turk dy ditë më parë, nën fanellën e Fenerbahçes, në kundërshtim me statusin e ushtarakut dhe ligjin për disiplinën.
Si rrjedhojë, sapo të mbërrijë në Shqipëri, pritet që Luiza Gega të japë sqarime për këtë shkelje. Në bazë të rregullores, më pas do të mblidhet Komisioni i Disiplinës, i cili i propozon Shtabit të Përgjithshëm masën që do të merret, e cila mund të shkojë deri në përjashtimin e saj nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
po c’te beje e gjora vajze,kur paska kerkuar dy here leje dhe nuk i eshte aprovuar? Te braktise sportin sepse keshtu i ngrihet shefit te shtabit te pergjithshem apo te shkoje me te? Shume mire ka bere qe ka ikur pa leje,sepse e kane detyruar. Kjo tregon se shefi i shtabit te pergjithshem ka nje qellim dhe eshte i ekspozuar ndaj saj,sportit dhe opinionit publik per veprime te qellimshme ndaj nje sportisteje te arte,nga te paktat qe ka vendi yne.Fatkeqesia eshte qe ministrja e mbrojtjes,socialiste,Mimi Kodheli,megjithese eshte grua nuk nderhyn te frenoje orekset e shefit te shtabit dhe i mbetet,nese e merr vesh dhe patjeter qe do e marre vesh sepse ky rast u be publik, qe te merret Edi Rama me kete rast,i cili publikisht ka dale ne mbrojtje te femrave ne pergjithesi dhe te sportisteve ne vecanti dhe te ndaje shapin nga sheqeri dhe te ndihmoje kete sportiste te re dhe premtuese te vendit tone. A ka intelektuale ,sportiste dhe gra me dinjitet qe te reagojne ne mbrojtje te kesaj vajze,e cila eshte anetare e forcave te armatosura formalisht,vetem per te mundesuar financimin e saj?Ajo nuk la ndonje post apo detyre bosh dhe i beri dem ushtrise.Kjo eshte jashte llogjike dhe behet qellimisht.Turp per kete palo shef shtabi,qe personalisht nuk e njoh por nuk meriton respekt nese vepron dhe e ka praktike nje gje te tille.
Si pjese e universit qe jemi, ne ballancojme dicka. Po te mos jete e mira nuk shihet e keqja. Gjermanet ne nje ane si populli me i disiplinuar dhe si baraz peshe ne anen tjeter jemi ne, te pa disiplinuarit.
E shikoni, po te mos jemi ne Gjermanet nuk do dukeshin prandaj jeni krenar per c’far jeni.