Hasi prezantohet te Olimpiakos: Dua futboll agresiv, kam eksperiencë për Champions

8 Qershor 2017, 17:32Sport TEMA

Besnik Hasi është prezantuar sot si trajneri i ri i Olimpiakosit, në një konferencë për shtyp që ndiqej me kureshtje nga të gjitha mediat greke

. Hasi ka bërë të qartë që në fillim se objektivi i tij ishte ai i fitoreve në Ligën e Kampioneve ku synonte të çonte ekipin me sukses në fazën në grupe.

“Folëm për herë të parë me Olimpiakosin në javën e kaluar dhe shumë nga ju gazetarët u munduan të më kontaktonin. Kishte një intervistë rreth kësaj teme në Belgjikë, por kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin.

Sot u arrit marrëveshja me Olimpiakosin dhe mund të flas për të. Jam i lumtur që jam këtu. Jam i lumtur që jam në këtë klub kaq të madh. Kam ardhur këtu si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndjenë dhe u frikësuan nga atmosfera në këtë stadium.

Është nder dhe krenari që presidenti i administratës së klubit më besoi një objektiv kaq të rëndësishëm, si kualifikimi për Ligën e Kampioneve. Kam eksperiencën dhe mund t’ia dal.

E njoh skuadrën, e kam parë shpesh. Kam parë 6 ndeshje që nga momenti kur më kontaktuan. I kisha parë edhe më parë dhe i njoh lojtarët e Olimpiakosit, fola me bordin për futbollistët, kemi folur edhe kush do të vijë për përgatitjet e sezonit.

Kemi edhe shumë lojtarë të dhënë huazim të cilët do t’i shohim nëse e meritojnë një shans. Do të afrojmë edhe shumë të rinj, pasi unë kam besim te akademia dhe më pas do të marr vendimet e mia.

Filozofia ime është një futboll agresiv dhe dominim ndaj kundërshtarit. Dua të kem sa më parë që të jetë e mundur në dispozicion ekipin, ne trajnerët jemi njerëz të çuditshëm sepse e di që nuk mund ta bëj që tani këtë gjë. Por bashkëpunëtorët e do të mundohen që të kemi ekipin gati sa më parë që të jetë e mundur, që të jetë në gjendjen e duhur para ndeshjes së parë europiane”, deklaroi Hasi ën konferencën e sotme për shtyp.

2 komente në “Hasi prezantohet te Olimpiakos: Dua futboll agresiv, kam eksperiencë për Champions”

  1. vio says:

    Nje shans i madh per karrieren e Besnikut ne nje klub kaq te madh!Urojme sukses!

  2. albaniafirst says:

    Po turkobythosin me shoke a e kane pyetur keta te Olimpliakosit qe moren nje trainer “sunit”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje