"Kaubojsi" Eduart Ndocaj “djeg” gruan e tij, e kandidon të tretën në Tiranë

8 Qershor 2017, 00:33Politika TEMA
"Kaubojsi" Eduart Ndocaj “djeg” gruan e tij, e kandidon

Nuk e kishte bërë publike deri më tani, por një vëzhgim i medias ka vënë re se Eduard Ndocaj, apo i njohur si Kaubojsi i këtij parlamenti, ka kandiduar bashkëshorten e tij, Valentinën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Emri i saj nuk ka rënë në sy, sepse nuk është e para e listës. Ajo garon e treta për kryeqytetin shqkruan shqiptarja.com.

Dokumenti i mëposhtëm vërteton se ajo është në listën zyrtare regjistruar në KQZ, sikundërse ka dorëzuar edhe formularin e dekriminalizimit.

Edhe posteri i saj është gati.

Partia Bashkimi Demokrat i Shqipërisë e krijuar së fundmi nga Ndocaj do të garojë e vetme pas dështimit që pati Kaubojsi për të bashkëjetuar me Ramën e Bashen, e më pas për të fituar një vend të sigurt në listat e Bashës.

Por fakti që bashkëshortja e Ndocajt, dhe pse kandidon në Tiranë, qarkun më të madh, është vendosur jo si e para, por si e treta në listë, tregon se kandidimi është bërë për të mbushur listën, në mënyrë që KQZ ta pranonte, dhe jo për t’i dhënë rol të drejtpërdrejtë në garë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje