Thellohet skandali në Bashkinë Përrenjas

8 Qershor 2017, 15:41Politika TEMA

Bashkia e Përrenjasit është kthyer në një administratë të përbërë nga familjarë dhe të afërm të kryebashkiakes, Miranda Rira, përfaqësuese e LSI, e zgjedhur në vitin 2015.

CityNews, 3 ditë më parë përmes një investigimi të thjeshtë, ka publikuar listën e plotë të emrave të familjarëve dhe të afërmve të kryebashkiakes Miranda Rira, që ushtrojnë funksione të ndryshme në Bashkinë e Përrenjasit.

Lista e familjarëve të Miranda Rirës, përbëhej nga 15 persona.

Në lidhje me këtë CityNews kërkoi publikisht që organet kopetente të hetojnë nepotizmin e Miranda Rirës në Bashkinë e Përrenjasit.

Në vend që skandali i kryebashkiakes së Përrenjasit të hetohej, CityNews njofton se ky skandal është thelluar akoma më tej.

Burime thanë se, Mersin Alla është shkarkuar si përgjegjës i Hipotekës në Librazhd, për shkak se ka mashtruar me formularin e dekriminalizimit.

Mirëpo për shkak se është djali i tezes së kryetares së Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, Mersin Alla është emëruar drejtor në Bashkinë e Përrenjasit.

4 komente në “Thellohet skandali në Bashkinë Përrenjas”

  1. perkthyesi says:

    Fare normale per kete parti! E kunderta do na cudiste!

  2. Populli says:

    Hajdutët e LSI do ta marrin përgjigjen në datën 25 Qershor!

  3. kashi says:

    parti e qelbur lsi-ja u intereson vetem xhepi i tyre

  4. pedro i ri says:

    LSI. Fund kjo histori turpi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje