Manchester United ka arritur marrëveshje me Alvaro Moratan.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka rënë parimisht dakord me Manchester Unitedin.
Ekipit anglez tashmë i mbetet që tani të arrijë marrëveshjen me Real Madridin.
Më herët “Los Blancos” kishte refuzuar një ofertë të ‘Djajve të Kuq’ për Moratan por, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka gati një ofertë prej 70 milionë eurosh për të bindur drejtuesit madrilen.
Megjithatë, pritet të shihet nëse kampioni i Evropës dhe Spanjës do ta pranoj këtë ofertë.
Më herët është raportuar se Los Blancos po kërkon 100 milionë euro për spanjollin.