Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetari Lutfi Dervishi, edhe se çfarë bën kryetari i PD nëse humb zgjedhjet. Ne kete rast, Lulzim Basha sipas Berishes, “ka përcaktuar se nëse nuk fiton zgjedhjet do të bëj zgjedhjet për kryetarin e PD-së në korrik”.
E kam ndjekur edhe nëpër studio, nuk është se bëjnë debat shumë për ekonominë. Nuk është normale që 2 javë para ditës së votimit të flasësh për listat e PD-së, por debati për to mori kohë. Dhe të pakënaqurit dhe kritikët, që nuk mungojnë në këto raste, ju referuan shkeljeve të statutit dhe faktit se ju që keni qenë në krye të PD-së, për listat e deputetëve keni mbledhur kryesinë.
Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD-së jam unë. E them këtë me sinqeritetin më të madh. Pse? Përsëri statusi im është i tillë. Çdolloj qëndrimi publik mua më krijon përshtypjen se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmonë, i njeriut të larguar pa rikthim. Dhe në këtë mes, kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Dhe çfarë mund të them për këtë?! Lista, çdo njeri po të bënte një listë… nuk ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsueshme të ketë listën e tij. Mënyra…
Që me këtë listë të fitoj dhe të bëhet kryeministër….
Po, që të fitoj dhe të bëhet kryeministër…
Po nëse nuk bëhet dot kryeministër, çfarë bën kryetari?
Nëse nuk bëhet dot kryeministër, Lulzim Basha ka përcaktuar se nëse nuk fiton zgjedhjet do të bëj zgjedhjet për kryetarin e PD-së në korrik. Këtu kemi dy qëndrime…Edi Rama thotë…
Ta lëmë Edi Ramën një sekondë se kam një pyetje.
Jo s’ka diskutim, se thotë që po nuk fitova zgjedhjet …
Në 2013-ën ju keni vendosur një standard si kryetar i PD-së…
Nuk është i domosdoshëm ai standard për të gjithë. Ta themi atë që është..
-Dakord, t’i referohemi një standardi tjetër. Në momentin e Brexit nga një votim iku një klasë politike. Domethënë ikën ata që ishin pro, ikën ata që ishin kundër. Qarkullimi i elitave nënkupton se nëse ti ke fuqinë për të përcaktuar gjithë listën dhe të thuash “është lista fituese, do të bëhem kryeminsitër”, nëse ti nuk bëhesh kryeministër, atëherë gjithë ky pushtet shkon me një përgjegjësi më të madhe…
Nuk ka diskutim që shkon në një përgjegjësi më të madhe. Kushdo që më pyet mua “po si ndodhi që i more të gjitha përgjegjësitë mbi vete?”, shumë thjesht i them se kryetari ata që i kishte përreth i kishte pëlqyer vet në një mënyrë ose në një tjetër i kishte përzgjedhur vet dhe asnjeri nuk ia kishte vendosur atij në ato pozicione. Nuk është se ata nuk kishin secili nga pak përgjegjësi…
Sipas rretheve…
Po kryetari e kishte përgjegjësinë dhe kryetari mban përgjegjësinë kryesore. Lulzim Basha ka deklaruar se do të bëhen çdo dy vjet zgjedhjet e kryetarit të PD-së, pas çdo zgjedhje lokale dhe pas çdo zgjedhjeje të përgjithshme.
Me qoftë se humb Lul shalengjituri, familjen Berisha me gjithë Zhinërat e Zhonërat i pret burgu…..
Per aq kohe sa ne PD vegjeton ende Saliu me Salinj te tjere, ardhja e tyre ne pushtet do jete shume e larget! Kjo, eshte shume e sigurte!
Lulzim Basha premtoj ne cader qe listat per kandidatet per deputet do ti hartoni ju si elektorat i P. D .se dhe jo ne si kryesi e ne fakt i hartoj ai me Berishen si tinxare qe jan , kjo nje nga 100 genjeshtrat e tyre ne cader Tjeter paftyrsi e Bashes eshte ajo qe u thoshte tifozave te tij qe une (ne) per ju po behemi copa qe te jeni ju ne pushtet pamvarsisht se ne qe drejtojme do jemi deputet e ministra e nuk do pusim me per ju pra deri sa te vijne zgjedhjet tjera hajdeni na gjeni (kapni) po mujtet me na kap kund po patet gje apo ndinje problem per tju zjgidhur edhe ne Shqiperi do na shihni rralle se me shume do jemi jashte shtetit per te zgjidhe ” problemet tuaja” nenkupto (tonat per skollimin e femijve tone ne Amerike Angli Gjermani apo gjetke zere se po shkollohen femijet tuaj . Ja ky eshte Lulzim Basha kjo eshte P .D ja …dhe ju si elektorat vazhdoni e votoni per te miren e familjeve te tyre .
Kush ka frik qe nuk nxjerr komentet e taraboshit ?