Akuzat e Metës kundër Bashës, a u paguan para për listën e PD në Vlorë?!

10 Qershor 2017, 09:19Politika TEMA

Intervista e kryetarit të Kuvendit, njëkohësisht ish-kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, dy natë më parë ishte e mbushur me detaje.

Një prej tyre ishte deklarata që ai bëri për kreun e opozitës Lulzim Basha ku e akuzoi indirekt se ka marrë para për të vendosur deputetët në listë apo për të vendosur kryetarët e bashkive nëpër lista.

“Zgjedhjet janë dhunuar nga Task Forca që po funksionon si gestapo, kjo është mjaft evidente. Standardet e zgjedhjeve, Z.Basha i tregoi se çfarë standardish ka ai në mendjen e tij, standard janë ato që duke injoruar dhe mosmbledhur forumet e partisë së tij, vajti dhe çoi një listë fshehurazi në KQZ. Meqenëse është marrë shumë me LSI-në, do t’i them që LSI-ja nuk merr lekë për të vendosur deputetët në listë….Këtë le ta dëgjojnë demokratët dhe nuk ka marrë lekë as për të vendosur kryetarët e bashkive nëpër lista”, u shpreh Ilir Meta.

Por për cilin rast aludon kështu ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim?!

Denoncimi i parë duket se ka mbërritur dhe bëhet fjalë për listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës e cila çuditi të gjithë demokratët lokalë.

Mesa duket kjo është një tjetër akuzë e Metës drejtuar PD duke nënkuptuar kryesuesit e listës së Bashës në Vlorë.

Konkretisht bëhet fjalë për Agron Shehajn, biznesmen në fushën e Call Centerave dhe Nada Meçorapaj e cila gjithashtu i është futur biznesit falë bizneseve të burrit.

Një prej demokratëve të njohur, Arben Berisha e përshkruan kështu në një mesazh të tijin listën e firmosur nga Lulzim Basha për Vlorën.

“Demokrat, o burra shpejt në miting se ju pret krah hapur, Republika e Re me Preç Zogajn, Fahri Balliun, Pampuri, Nard Ndoka, Astrit Veliaj, Vangjel Dule, zarat e Çilit, këlyshët e Sorosit, 700 mijë euroshi i Vlorës… (uppsss! Doli sekreti. Më falni!!! Gjithsesi, nuk do them asnjë fjalë për 300 mijshën e dytë në listë. Ja ! E kyça gojën. Nuk flas!). Pra, edhe njëherë, o burra në shesh se ata që përmenda më lart, do ju përfaqësojnë në Republikën e Re me Klane të Reja që jan projektuar si kundrapeshë e Rilindjes së pjerdhur! E keqja po na mbyt. E keqja do merret si e mirqenë tani e tutje sepse po barazpeshohet në shoqëri dhe vendimmarrje”, shkruan ai.

Në një tjetër koment, ai është edhe më i drejtpërdrejtë kur shkruan “do bëjmë Republikën e Re me Nadiren e Vlorës. Por do presim pak se Rrema është aktualisht në Itali ‘me bo i rrugë’ se i duhet për fushatën e Nadires. Kush ka byth, le ta mohojë! ….Unë jam i mendimit që ta fillojmë Republikën e Re pa ardh Rrema, se kushedi si i vijnë punët atij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje