LSI duhet të heshtë!

10 Qershor 2017, 16:26Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Ndjesa e sotme eshte nje pranim i fajeve te medha ne bujqesi.

Por nuk mjafton! Fare!

Demet jane aq te medha sa nuk i shlyen dot nje ndjese fushate.

Per me teper kur eshte teresisht e pasinqerte, shoqeruar me sulme sa banale aq edhe pa logjike. Fare pa logjike.

Lexova nje deklarate te LSI dhe, ashtu sic ne rastin e deshtimit me by-pass Fier e Vlore, autostraden Tirane-Elbasan, te treja me fonde te garantuara, perseri parate jane “argument”.

Parate jane argument, por kurre per tu shfajesuar.

Per shembull;

Nga 2014-2017 jane buxhetuar si mbeshtetje per bujqit, 5 miliard e 950 milion leke.

Jane diku tek 47 milion dollare!

Nje pyetje kam: Ku shkuan kaq para?

LSI apo Ministria e saj e Bujqesise, duhet te na jape nje liste me emrat e bujqve qe i kane perfituar.

Emrat e bujqve te zakonshem, punetoreve te bujqesise, qe jane subvencionuar.

Refuzoj te lexoj emrin e nje fondacioni qe pervecse ndan para, ka marre edhe subvencion nga ministria e Bujqesise per fermen ne pronesi!!!!!!!!!!!

E dini pse?

Sepse parate ne kete vend, posacerisht per bujqesine, do jene perhere problem.

JO PSE NUK MJAFTOJNE-parate si mjaftojne kurre as hajdutit;

Por nisur nga fakti si përdoren, ku përfundojnë e ç’produkt ka prej tyre.

47 milion dollare nuk mjaftojne per punetoret e bujqesise, por nese do kishin financuar shpenzimet per punen me token-nga plugimi, sherbim me sherbim deri ne mbjellje, duhet te kishin financuar 52-78 mije bujq cdo vit!

Llogari e thjeshte!

Tani, a ka mundesi qe LSI te me thote emrin e nje bujku te vetem ne Lushnje e Divjake qe ka perfituar qofte edhe 200 dollare?

Nje te vetem! Bujk, jo aga!

Dhe kur keto para nuk kane pikuar ne Lushnje e Divjake, ekonomine me te madhe bujqesore te vendit, ku kane permbytur?

Me emra e mbiemra duhet!

Tani, se diten kur ajo ministri te jete e bujqve, cdo qindarke nga keto qe sjane sa ne Kosove e Maqedoni, do kete pas emrat e perfituesve;

Nje me nje, me emer e mbiemer!

Ne nje aspekt tjeter, ne ate te thithjes se investimeve kombetare e te huaja private ne bujqesi;

Jam shumë i interesuar të di se ku ka përfunduar 26 mijë hektarë tokë.

Duhet te ishin punesuar vetem ne keto hektare, 72 mije persona, nderkohe qe prodhimi dhe eksporti nga aty, duhet te ishte shtuar me disa qindra mije tone ne vit!!

Ku jane?!

E fundit;

LSI nuk ka cben me fare per bujqesine!

Nuk e ben dot.

Nga opozita nuk ke cben.

Kur deshton kaq rende ne nje sektor jetik, e vetmja gje qe mbetet eshte opozita.

Jo vetem per te eshte keshtu;

Per cdo parti te vogel duhet te jete keshtu, e provuar nga Xhuveli deri me sot.

Ndaj, PS duhet te jete e vendosur tu sherbeje e vetme bujqve-punetoreve te bujqesise.

Bujqesia qe kemi sot eshte djersa dhe vuajtja e tyre.

Kerkujt nga LSI!

19 komente në “LSI duhet të heshtë!”

  1. Xeni says:

    VJEDHJE MASIVE ME QETESI E DASHURI !

    RROFSH E MOS QOFSH O LSI !
    VIDH ARSIM E VIDH BUJQESI
    RIP HIPOTEKA PLACKIT VEGJELI
    VIDH TE BURGOSUR NE QELI
    ESHTE KOHA PER LLOGARI
    ME FAKTE E LISTA DERI NE NJI!
    VJEN REFORMA NE DREJTESI !
    MBI SHQIPERI NUK KA PARTI !

    1. Feniks says:

      Se cfare SHUSHUNJE eshte LSI-ja e tregon shkrimi i meposhtem i gazetes kosovare,qe prokuroria shqiptare bka heshtur deri me sot:

      Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

      Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
      dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
      përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
      nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
      italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
      pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
      dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
      vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
      atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
      shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

      Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

      Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

      Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

      Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

      Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

      Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

      15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

      1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
      2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

      3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

      4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
      5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
      7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

      8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

      9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

      10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

      11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

      12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

      13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

      14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

      15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
      Gazeta Exspres,Kosove:6 gusht 2014.

  2. Albi_I says:

    hahaha cfare pizevengu i vogel qe eshte

  3. Populli says:

    Në burg gjith hajdutët e LSI ndyrësirat,të poshtrit.

  4. duno says:

    Me LSI ne
    Ske me c fiton
    Ndaj xhuxhi i vogel
    Pllaken e nderron
    Puth e lepi
    C far ke peshtyre
    Krushqi e re
    Ngjan me e mire
    Sado te ndrohen
    Keta mytebere
    Dobicin ne
    Na i lene ne dere

  5. Bogonica says:

    C’me ke dale ne shteg z.Brace !Kam punuar nje jete ne Divjake e ne Lushnje,jane bujq te mrekullueshem,jane toka qe i ka zili kushdo,por tani eshte ashtu sic thoni ju,ata fermere atje jane lene jetim ne hallin e tyre,por ata jane heronj.E di cdo te thote te nxjerresh ujin nga toka?Me kova e vaditnin shalqinin.Mos ju ndani bujqeve myzeqare,nga menyra se si e shtroni problemin e kuptoj se jeni ne mes tyre, jeni futur ne thelbin e problemit.Divjaka do treg qendror me vete.Aty vijne tregtare te medhenj nga Ukrahina e Polonia,por ku ta plasin koken?Si do veje ne te ardhmen plotesimi i ketyre kerkesave te medha qe ka tregu per prodhimet tona?Nga ministria e Bujqesise duhet te ishin bere studime
    te vecanat per perimokulturen ne Lushnje dhe me gjere.Sot prodhimet tona i marrin “xhapa” tregetare te vecante e i fusin ne tregun europian me “targe” tjeter.Une jam me ju z,Brace, sektoret qe ka drejtuar LSI-ja bujqsia e transporti hipotekat jane nga me te ekspozuarit ne publik.Kam pas besim tek z.Panariti,por ai duhet te thote hapur perse eshte keshtu.Si do te behet me naften per buqesine?Ka 17 vjet qe zien ky problem,u nis dicka nga Granti Japoenz, Projekti 2KR,por e vodhen naften diten per diell.

  6. Gjinika says:

    Floriri i vogel i Socialistes,problemin e trajton shume drejte. Bujqesia eshte sektori me i rendesishem i ekonomise,por shume pake eshte bere gjate ketyre viteve. Per keto 4 vjet me shume ka folur dhe shpjeguar per bujqesine ne teren Krieministri se Ministri i Bujqesise. Ditet e fundit ,ne fushaten per zgjedhjet, diku flet ministri e thote se i kane munguar fondet pa mund te behej me shume !!!!!!! dhe keshtu lajne duart keta te LSI-se. Z . Brace, me qene se e fillove kete pune, mendoj se duhet te coni deri ne fund, duke i kerkuar te jape listen analitike ku i ka shpenzuar gjithe ato miljona Euro. Denoncoje kete problem ne prokurori, dhe kur ajo te pastrohet per vete do ti vije radha te gjykohet edhe kjo. Do te deshiroja qe pas 25 qershorit te te vendosnin Ty Minister te Bujqesise. Atehere une do te punoja 1 deri 2 dite ne jave si konsulent pa pagese ne cdo cep te vendit tim qe do te kishte nevoje.

  7. PDoda says:

    Demagogji dhe hipokrizi. LSI, qe Hane me 2 luge, sa ne njeren ane dhe sa ne anen tjeter. A ishit dhe jeni akoma ne pushtet ju ore ndyresira…si keni goje dhe fytyre te akuzoni te tjeret kur jeni te zhytur deri ne fyt. Populli nuk eshte injorant,mos kini merak se do ta merni pergjigjen me 25 Qershor

  8. DETARI [email protected] says:

    Atate LSIse ,duke e ditur pozicionin delikat te socialisteve kundrejte kryehajduteve lesheli,kane vjedhur pa meshire dhe duhet te ngrihet komision per verifikimin e shpenzimeve te bera !!!!!!!!!

    Ministrine e Bujqesise duhet ta kete socialistja dhe partite e vogla qe iu jepet kjo ministri si e pavlefshme !!!

    Ministria e bujqesise eshte Arteri kryesor i i jetes se vendit .

  9. The one says:

    Kete e dime Z. Brace! Zgjidhjen jo, nejse Po te kishte nje buton “Like” ne gazete per kete prenoncimin tuaj, me despite do ta shtypja.

  10. Shkodra says:

    Pas 4 vitesh ne qeveri se bashku me LSI sot e kuptove TI O MISTREC qe koleget tu jane njerez koti si TI DHE GJITHE QEVERIA JENI TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE ,JENI KERMA ,DHE SURRATI JOT KERKON VOTEN PERSERI.
    MISTREC.
    MISTREC.
    E HARROVE SALIUN ,21 JANARIN ,GERDECIN ETJ.
    I SHPIFUR NJERI QE JE .

    1. abc says:

      Ja cfare ka prodhuar LSI-ja keto 4 vjet ne qeverisje:

      Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

      Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
      dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
      përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
      nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
      italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
      pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
      dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
      vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
      atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
      shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

      Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

      Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

      Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

      Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

      Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

      Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

      15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

      1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
      2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

      3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

      4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
      5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
      7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

      8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

      9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

      10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

      11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

      12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

      13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

      14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

      15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
      Gazetra Expres,Josove,6 gusht 2014.
      Te fala ministrit Panariti i LSI-se.

  11. Besniku says:

    Po mire ata vodhen 4 vjet ne bujqesi po ti more zoteri ku ishe 4 vjet qe se hape gojen?

  12. Elio Gora says:

    O SHKODRA!Po cfare ke me Bracen o i uruar.Perse duhet urryer ai njeri?Sepse eshte me i afti dhe me i ndershmi nga te gjitha partite?Sikur cdo parti te kishte te pakten nga pese Brace,Shqiperia do te ishte shume perpara.Keshtu SHKODRA Ti e sheh Bracen nga frengjia e partise tende prandaj nuk arin te dallosh vlerat e ketij njeriu.Eh sikur ti trashej edhe pak zeri pa e shikoje ti Bracen.Eshte flori e kaluar floririt ooooo SHKODRA.Hajt tung.

  13. Peco says:

    Po c’mund te presesh nga nje minister idiot dhe hipokrit, servil deri ne paturpesi si Panariti? Ti e pyet per problemet ne bujqesi, ai, fap, kalon tek lufta e dyte boterore dhe ndihma e pakursuer qe familja e tij paskesh dhene per mbrojtjen e hebrenjve. A thua se te masakruarit nga nazizmi gjakatar do te ishin shme me te per se 6 million, po te mos kish nderhyre familja Panariti per ti shpetuar! U pika mu ne bythe thuaj!! Qerimi I nje bajge te tille politike eshte nevoje e domosdoshme. Politikane me te tille psikologji jane sa te turpshmen ne mendime aq edhe te pavlere ne jeten shoqerore.

  14. tonin says:

    Po te verifikohen realisht shpenzimet e LSI.se ne fushate do te shihni se shumat marramendese jane ose parate e vjedhura te bujqesise ose para droge. Keta hajduter veprojne si nje shtet brenda shtetit.

  15. albaniafirst says:

    O Erion, po vure hajdutin si roje, pulat do te te firojne pak e nga pak. Ju I varet ujkut melcite ne qafe dhe tani na beni llafe. E dinit shume mire se kush ishte Like floriri dhe partia e tij fiktive, por e futet ne koalicion, bile I dhate e dhe zona te lira qe Likja te merrte 22 deputete. Pastaj, pse u kujtove sot zotrote qe te besh keto llogari dhe nuk I bere me pare gjate bashkeqeverisjes. LSI-ja vertet kishte Ministrine e Bujqesise, por ju kishit kreun e qeverise. Pse nuk I kerkoi hesap Rama mininstrit hajdut te Likes per parate qe merrte nga shteti?

  16. Qytetari durrsak says:

    Z. Brace,
    edhe Ju jeni fajtore. Tani i pate keto shkelje financiare ?! Cfare bere keto vite si Kryetar i Komisionit te Ekonomise ?! Une nuk shfajesoj as Ministrin e Bujqesise persa ti deklaron, as LSI, ata duhen ndeshkuar persa kane bere keto 4 vite. Por ama, edhe Ju, posacerisht ti qe kishe ate detyre per 4 vite. Jeni per tu ndeshkuar, pa perjashtim per pergjegjesite qe nuk keni realizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje