A ka pakt për bashkëqeverisje Rama-Basha?
Kjo pyetje qarkullon që prej 18 majit.
Ja çfarë thotë Mustafa Nano, në një intervistë për Mapo.
Pse fushata aktuale është një fushatë e pangjashme dhe a është lufta ndaj LSI e vetmja gjë e vërtetë e saj?
Fushata filloi menjëherë pas marrëveshjes Rama-Basha, dhe unë besoj se tonet e qeta, gati festive të saj lidhen me thelbin e asaj marrëveshjeje. Asëll-asëll, ne nuk e dimë se për çfarë janë marrë vesh ata, sepse as njëri, as tjetri nuk e kanë hapur gojën, por fushata që ata po bëjnë na lejon të hamendësojmë e spekulojmë. Sipas meje, ata kanë rënë dakord të qeverisin të dy pas zgjedhjeve. Ndryshe, nuk do të kuptohej dot as lufta që të dyja i kanë shpallur LSI-së, e as parehatia që ka kapur vetë LSI-në.
A mund të arrijnë secila nga partitë PS ose PD të vetme, mazhorancën prej 71 votash dhe nëse jo, cilin koalicion paszgjedhor shihni të mundur PS-PD, PS-LSI apo PD-LSI?
Një nga arsyet që mendoj se koalicioni qeverisës do të jetë PS-PD është edhe fakti që koalicionet PS-LSI e PD-LSI duken të pamundura këtë herë. LSI-ja po e ndërton fushatën si opozita e ardhshme, ndërsa partitë e mëdha po sillen si aleatet e nesërme. PS-ja ka shpallur objektivin e vet maksimal për të marrë e vetme 71 deputetë, dhe është e vetmja që mund ta ketë këtë objektiv. Por nuk duket se mund ta arrijë këtë objektiv. Gjasat pra që Rama të marrë 71 deputetë janë shumë të vogla. Nga ana tjetër, gjasat që ai të lidhet me LSI-në pas zgjedhjeve janë edhe më të vogla. E kështu, sikur të mos jetë marrë vesh me Bashën për ta drejtuar vendin tok, atëherë do t’i binte që Rama ka luajtur si një leshko.
Interesi i Bashës për një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve është edhe më i madh. Sipas të gjitha llogarive, PD-ja nuk mund të vijë në pushtet e vetme. Madje, nuk është çudi që të dalë më dobët se herët e tjera për shkak të zhvillimeve paraelektorale (çadra, lista e deputetëve, kontestimet e sabotimet nga brenda etj). Nuk duhet të harrojmë, gjithashtu, se në korrik janë zgjedhjet brenda partisë. Vetëm një PD në qeverisje do ta shpëtonte Bashën në garën për kreun e partisë. Zërave kritikë do t’u thotë: Unë e solla PD-në në pushtet. E prandaj, nëse Basha do të dilte e të thoshte sot se nuk ka asnjë marrëveshje për koalicion me PS-në, unë do dilja e t’i thoja; bëhu gati të lëshosh zyrën e kryetarit të PD-së pas zgjedhjeve.
Çfarë do e shtynte Ramën të bënte marrëveshje për të ndarë pushtet me Bashën kur mund ta bënte këtë me LSI që para zgjedhjeve?
Raporti Rama-Meta nuk funksionon. Ata, për të qëndruar në pushtet, mund ta shtynin edhe një katërvjeçar së bashku, por ftohja e urrejtja mes të dyve ka qenë aq e madhe sa kjo u bë e pamundur. Ramës nuk i mbetej gjë tjetër në këto rrethana, veçse të shpresonte të merrte 71 deputetë. Në mos, të ikte në shtëpi. Dhe Rama ka menduar: “Sikur nuk shkon që të iki unë në shtëpi për shkak të Metës; është më mirë të iki Meta për shkakun tim”. Dhe në këto arsyetime e sipër i ka shkuar mendja tek aleanca me Bashën. Kjo gjë, siç e thashë, ka qenë edhe interesi i Bashës. Dhe një gjë, për të cilën ata duhen të jenë dakordësuar shpejt e shpejt, ka qenë plani për ta pastruar fushën nga LSI-ja e partitë e tjera më të vogla.
Cilat do të ishin efektet pozitive dhe negative të një koalicioni të madh pas zgjedhjeve?
Nëse ata janë marrë vesh veç për ta garantuar mbijetesën, fuqizimin apo përjetësimin e pozitave të tyre në politikë, kjo nuk ka asnjë të mirë për vendin. Sepse me këtë logjikë, ku ndryshon koalicioni PS-PD nga koalicioni PS-LSI? Thjesht, pjesën e tepsisë që Rama ia jepte LSI-së tani do ia japë PD-së. E duke qenë se PD-ja e ka oreksin më të madh (është parti më e madhe), punët “e tepsisë” do të shkonin ndoshta më për dreq.
Por unë do doja që të mos e shihja thjesht si një pakt maskarenjsh këtë punë. Saktësoj: Do doja. Nëse ata nuk janë marrë vesh që të bëjnë së bashku ca reforma që i duhen vendit, e që të prezantohen në Bruksel e kudo nëpër botë me një zë të vetëm, në mënyrë që kështu të përshpejtohej disi procesi i integrimit në BE, atëherë i bie që pakti të jetë një pesë me hiç. E nëse është vërtet kështu, atëherë na takon neve që të ushtrojmë presion mbi ta e t’i bëjmë që të mendojnë edhe për gjëra të tilla. Ky koalicion, nëse realizohet, mund e duhet shfrytëzuar për mirë. Vetëm kështu mund të vlente. Nëse jo, vetëm një idiot mund të ngazëllehej prej idesë së koalicionit Rama-Basha.
..por, si e shikoni ?
I dashur Muc ! Disa here me vjen keq, se analizen e bazon jo ne fakte por “ne kazanin mediatik” shqiptar! Shkon dy here ne jave ne Top Story tek nje gazetar qe eshte “pjelle e tranzicionit shqiptar”! Une nuk mendoj qe ti ,se bashku me Skenderin, keni vendin prane nje gazetari por edhe njeriu si Koli! Koli qendron shume poshte! Kjo ju ben te dukeni si pjese e mercenareve gazetare,jo gjithmone! Por Koli eshte nje figure e diskredituar,si Blendi apo Zheji! C’kerkon teoria dhe pragmatizmi yt tek impotenti Koli? Do te ja vlente neqoftese do te bashkepunoje me Meron!
Nje maskara pa vete dije kujton se tere bota jeton ne maskarallik sepse nuk ka etalon tjeter.
LSI e ka si moto
Vidh grabit me pas ta fut
Ilir Meta Alibaba
LSI 40 hajdute
O Muç nëse nuk di gjë pse hamendëson rri si shit e mos fol.
Po nese i behet mire ketij vendi, le ta bein o z.Muci, nuk behen koalicione per tepsi e revani, por koalicionet behen per shqiptaret, jo si koalicioni qe sa u mbyll, ai koalicion ishte qysh ne fillim me hile nga ana e LSI-se.
Demokracia Shqiptare = Produkt Skarco i PPSH-se.
Paktet e Pusht-ave behen me shume deshire per veten e Tyre.
Paktet e Maskarenjeve behen me shume veshtiresi per popullin shqiptar.
Si mund te mendohet marreveshja PS -PD, kur Basha eshte i inkriminuar per shume çeshtje faktike.Nuk arrij ta konceptoj asnjehere ,qe nje njeri i ndershem ti besoj personazhit qe drejton PD-ne.Ne teori nuk do te isha kunder koalicionit te dy partive kundershtare ,por ky rast eshte i perjashtushem per plerat qe mbulojne PD-ne.Nese nuk rithemelohet PD-ja si mund te pretendohet ,per te vazhduar me gjihte kasten e partive te tjera.KORRUPSIONI eshte pjese e jetes se njeriut ,por ai luftohet duke pasur shtetin e se drejtes ne kete rast duke bere reformen qe me sa duket po i krijon pengesa nga gjykatesit( qe mbrohen nga politika)
Z.Mustafa ,si analist duhet ti besh analizat me laps ne dore duke i pare gjerat hap pas hapi.LSI ju rrit oreksi shume dhe donte te penalizonte Ramen duke punuar pas perdes, duke u bere pale me Bashen shume here. Kerkoi vazhdimishtqe te dukej i mire ne kuriz te PS por edhe tePD. Rama i beri shume here thirje per vazhdimin e koalicionit por ,Iliri priste qe te medhenjte te dilnin te kqinjte e vendit dhe ai te merrte flamurin e “shpetimtarit”Per hileqar dhe prapaskenaxhi e ka denuar Nanua qe ne 1995.Keto qendrime te tij jane vazhde sic eshte karakteri i tij i keq. Fushata qe po ben per partin e Monikes ja ul vlerat dhe e ben te pabesueshem si president te “pa anshem”
Pore populli eshte i zgjuare dhe kesaj radhe do ja jape votat Edit qe te bej qeverin pa ndimen e hajduteve e vrasesve e krimineleve qe te ralizoje te gjitha objektivat e lera prgjysem si reforma ne drejtesi si hipotekimi i pasurivev se lsi doshin para te jepte cerfetikaten e pronsise
Populli shqiptar te mos degjoje keto ananaliza nga analiste mediatike te semure,por te shikoje me sy e me veshe , se kush eshte me afer veprimeve per te bere shtet.Shqiperia mbi te gjitha ka nevoje te krijoje shtratin tradicionel te botes se qyteteruar te nje shteti juridhik te se drejtes se vertete.Ne se pretendohet qe fshesa e vettingut te godase drejtesine e padrejte,ajo aq fort ,biles ,pek me forte te godase e qeroje kriminrlrt e politikes te cdo krahu.A ka sot nje arsyetim qe populli po e demostrin deshiren dh kerkesen e tin ne kete fushe.Kete kete pergjigje nuk e japing dot vetem kodoshat.Populli shqiptar duhet te denancoje dhe godase pa meshire kanabizmin me origjine politike”-ekonomike”,te sakrifikoje zbatimin e reformave te te berit shtet,duke u bere mbeshtetesi kruesor I zbatimit te ligjit.Te mbeshtete fuqishem energjine krijuese te elememteve te shendoshe qe bart ne bashkjetese e tij.Shqiperia .Bart shume vlera njerezore ,por politika dhe konurenca shume prej tyre I le nen hije.Te luftohet rreptesisht taraflleku dhe militantizmi ne percaktimin e vendeve te punes.Deri me sot perjetojme nje shemtire…
Kur sipas teje nuk u boka asnji nga kto lidhjet, si e sheh Muçi zgjidhjen? ? ?