Kryemadhi mesazh Ramës dhe Bashës: Fund tiranisë që oligarkia ka kërkuar ta vendos në të gjithë Shqipërinë

11 Qershor 2017, 14:08Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Lezhës, zëvendëskryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, qytetarë, simpatizantë, etj.

Duke folur përpara qytetarëve të Lezhës, znj. Kryemadhi u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare pasi është e vetmja forcë politike që i ofron një shans të gjithëve.

“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t’i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1”,- tha zëvendëskryetarja e LSI-së.

Znj. Kryemadhi gjithashtu u ndal në fjalën e saj tek alternativa që ofron LSI duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i thënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipërisë.

“Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendos në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisi me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri”, – nënvizoi Zëvendëskryetarja e LSI-së.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Viktor Tushaj u shpreh se LSI me programin e saj garanton një të ardhme të sigurt për të rinjtë në vendin e tyre duke u ofruar platformë konkrete për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

“Nuk do ta lëmë fatin e këtyre të rinjve në fatin e një lotoje amerikane apo rrugëve të Evropës për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Ne me këtë rini të mrekullishme e cila do ta ndërtojë fatin e saj në këtë vend, ne do të ndërtojmë të sotmen e Shqipërisë. Ne së bashku me këtë energji të jashtëzakonshme ne do të punojmë që të rinjtë shqiptar ta gjejnë veten tyre. LSI do të punojë pa reshtur për të krijuar hapësirat e mjaftueshme që rinia shqiptare, energjitë e saj t’i hedh në këtë vend. Energjitë intelektuale, energjitë fizike dhe mendore sepse kështu do të ndërtohet e sotmja e këtij vendi dhe e ardhmja e tij”, – u shpreh z. Tushaj.

4 komente në “Kryemadhi mesazh Ramës dhe Bashës: Fund tiranisë që oligarkia ka kërkuar ta vendos në të gjithë Shqipërinë”

  1. Roland says:

    Ne lezhe e provove njehere ,more karin e gomarit te haxhiut……..karin tim do maresh kete here

  2. Kris says:

    Gruaja e hajdutit me te madh shqiptar,kuptohet pas Berishes! E kane vendin ne burg!

  3. hysen says:

    Mor ju te lsi u mund te na thoni cili eshte programi juaj per shqiperine, se llafet nuk jane programe, apo vetem vjedhje? Keshtu do te genjeni qytetaret ju. Nuk mendoj se ndonjeri nga LSI eshte ne gjendje te beje, e aq me teper te realizoje programe madhore kombetare.

  4. PERSERI RRUSPIA TU GERTHIT
    NE KERKIM TE KARIT DAVA MUSLIMUTE
    CMUNDET ME PRIT ME SHUME NGA NJI RRACE KAFSHESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje