Kryeministri Edi Rama, tashmë i ka bërë “traditë” replikat me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Në postimin ku Rama publikoi padinë e ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka paditur për shpifje deputetin Ben Blushi, ka pasur reagime të shumta nga komentuesit.
Një nga komentuesit i shkruan Ramës se po të ishim në një vend normal Blushi do fitonte zgjedhjet.
Ndërsa një tjetër i shkuan se sa herë akuzon të tjerët për gënjeshtra më kujtohet ruga e Arbërit.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës.
Ja si i përgjigjet ai komentuesve.
REPLIKAT
Komentuesi: Ben Blushi,,,ka programin me fantastik nga te gjitha partickat e vogla,,,mer thashethemin nga nje familje dhe e dergon te familja tjeter.. ??
Rama: ???
Komentuesi: O Edi mos u merr me të tjerët, mbrëmë ke humbur shumë pikë plako.
Rama: Hahaha paj zotin po pse paskam humbur shume pike mbreme o cuno??
Komentuesi: Na tregoni perralla me Princa te Kalter, ne te vertete ceshtja mes Nikolles dhe Blushit eshte konflikti i tyre. Ajo qe mua me shqeteson jane pallavrat tuaja, ne pune jane futur militante partie, jane futur me lek e miq. Jane rritur ne detyre se jane servile te partise. Si ka mundesi doni te na hidhni hy syve? Po studentet e familjeve te varfera rrine pa studiuar, bursat kalohen ku duan shefat-et dhe ata nuk kane lek te paguajne, vajza jote dhe shumices se Politikaneve jane ne shkollat me te mira Europiane.
Rama: Se paske kuptuar thelbin e fushates Orest! Une s’dua te te hedh hi syve dua te te hap syte qe te kuptosh PSE-ne e ketyre qe thua me te drejte ne pjesen e punesimit ne shtet! Sa per vajzen time po te informoj qe nuk punon ne shtet, po si arkitekte dhe dizajner ne studion e saj te vogel me dy te rinj te tjere te talentuar, pasi punoi si ndihmes arkitekte ne nje kantier privat… Keshtu qe shikoji gjerat me vemendje e me arsye, jo opshe e me mllef? Dhe voto nr✌️ se mbase s’jemi me te miret, po me te mire nuk ka?
Komerntuesi: po te ishim ne 1 vend normal Blushi do fitonte zgjedhjet…i vetmi per program konkret,jo si ju tjeret qe keni veç hallin e timonit dhe te marshit!!!
Rama: Hahahahahhaahah o zot o zot! Nje program konkret qiqrrash ne hell per njerez qe kujtojne se mireqenie bie si shi nga qielli??? Shkollohu Annis shkollohu, lexo sa me shume, se qiqrrat ne hell te politikaneve si puna e ketij sharlatanit, lengezojne gurmazin e te paditurve po e lene popullin me gisht ne goje?
Komentuesi: Edi Rama, mëso të përdorësh apostrofin. Për një kryeministër këto mangësi drejtshkrimore konsiderohen analfabetizëm.
Rama: Ku e kam bere gabimin, qe ta korrigjoj menjehere? Flm
Komentuesi: Ishte nje kreshnik u bene dy kreshnika ,iku nje kreshnik ,ngeli nje kreshnik tjeter
Edhe une dua te behem nje librist apo kreshnikist.
Vdes te behem nje çik drejtor edhe une
Rama: ???
Komentuesi: ore Ky deputet del se i ka ca vota po kam nje pyetje per ty z.Rama pse i nenvlereson kta qe perkrahin blushin bashen meten pse kush kujton se je ti mos ta harrosh kete fjale timen asnje nga ju nuk i ploteson 71+ deputet biles kam frik se basha do qeverisi ne shtator e mrapa sepse mund te boj ndonje koalicion ju i keni humbur ketoshanc vetem si plotesoni kaq deputet sepse njeher ne 100-vjet ndodhin mrekullit kaq z.Rama
Rama: Xhevi, kush ta beri Ulezen si nuse ty nga keta?? Nejse, ketu do jemi e do shohim, populli vendos, po nje gje ta dish, nese ndodh sic thua ti harroje vazhdimin e nuserimit te vendlindjes tende, kaq di une✌️
Komentuesi: Nje gje nuk kuptoj,mire Blushi qe ka ofenduar,shpifur per ish ministren(si ajo pretendon),po pse kjo ish ministre pasi paska nisur padine per shpifje perdor po te njejten gjuhe si ai?Kjo eshte e pakuptimte!Ne koment pasqyrohet dicka e tille.Nese ka nje padi s’ka nevoje per post komente me epitete per kedo sepse dhe ky deputet mund te ngreje po te njeten padi per te njejten arsye.Duhet pak me shume klas e dobi per ndergjegjen,sepse biem ne absurdin tone.
Rama: Gjithcka shkruan Lindita eshte fiks sic eshte ai, po fiks! Dhe Lindita nuk ka ngritur padi pse i ka thene cfare mendon ai per te, po pse ka shpifur ne menyre rrugacerore ndaj saj! Kuptove Barti!??
Komentuesi: Ate pun keni juve po ju prish terezia interesi beni si qen ziheni edhe shaheni te nesermen ju shikon bashke hani dhe pini mjer Populli me juve se te gjithe kusar jeni
Rama: Lennart Leo faleminderit shume dhe sic lufton ti atje ku je per te rritur shokun e Zahos, duke punuar e kursyer per neser, pa kerkuar te jetosh qe sot si fqinjet e tu qe e kane trasheguar shtepine e katandine nga babai e mema, ashtu luftoj edhe une ketu bashke me te tjeret per te bere shtepine e shtetit te shqiptareve? Rrofsh qe me mirekuptove dhe kape telefonin e beji 10 vota ketej per nr.✌️ qe mos kthehemi mbrapa se ka shume e shume akoma per te bere?
Komentuesi: Sa her akuzon te tjeret per genjeshtra me kujtohet ruga e arberit ! Nuk e di pse ?!!
Rama: Sepse te kane shaluar ne rrena per shume vite dhe kujton se jane te tere njesoj, po pa merak se per pak kohe, sa te mbyllet kontrata e tash e sheh psene tamam?