“Unë mund të dal në Avenjunë e Pestë dhe të vras një njeri tani, e sërish të mos më ndodhë asgjë. Të mos humb as vota, as përkrahje”, kështu shprehej gjatë fushatës së fundit elektorale në SHBA kandidati, e më vonë president i vendit, Donald Trump. E vërteta është që ai fitoi përkundër të gjitha parashikimeve, duke sfiduar më së shumti nocionin e të qenit “politikisht korrekt”.
Edi Rama në fushatën elektorale të 25 qershorit duket se po aplikon një variant të zbutur shqiptar të sjelljes së presidentit amerikan. Të zbutur dhe të përshtatur me indin shqiptar, sepse së pari ai nuk është një miliarder që vjen jashtë sistemit, si në rastin e Trumpit. Dhe së dyti, sepse doza e provokacionit të kandidatit republikan përputhej në mënyrë perfekte me imazhin që ai kishte kultivuar prej dekadash në shoqërinë amerikane.
Edi Rama nga ana e tij po eksperimenton një sjellje të re elektorale, e cila është shfaqja e parë e një formati të ri politik ku ai po e fut veten, e cila mesa duket qëndron pas sfondit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Kur ai ftoi partitë e vogla të dilnin jashtë nga takimi i Kuvendit, natën e 17 majit, pakkush u mor me domethënien afatgjatë të atij gjesti, në funksion të autorit të tij. Ishte shumë i madh impakti i marrëveshjes me kreun e opozitës, për të hyrë në të tilla hollësi. Por në ditët dhe javët që kanë pasuar atë akt të madh ndryshimi në stilin politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka konfirmuar se ka vendosur të ndërrojë lëkurën e tij politike, duke bërë një kapërcim të madh mbi frikën, tabutë, aleatët, miqtë dhe armiqtë tradicionalë.
Nëse është e vërtetë se ky transformim gradual mund të zbërthehet më së shumti tek vendimi i madh për t’u ndarë nga Ilir Meta dhe LSI, është po kaq e vërtetë se një përcaktim i tillë do të ishte reduktiv dhe vetëm pjesërisht i saktë. Sepse Edi Rama i sotëm nuk është vetëm një denoncues i asaj që deri dje ishte “marrëdhënia strategjike” brenda të majtës, por është gjithaq edhe një kritik i ashpër i PDIU, partisë për të cilën ai ishte i gatshëm të ndryshojë kursin historik të marrëdhënieve me Greqinë fqinje. Por nuk mbaron këtu. Imazhi i ri që Edi Rama po farkëton nga njëri podium tek tjetri gjatë kësaj fushate, kalon përmes një pakti të madh mossulmimi me kundërshtarin kryesor: Partinë Demokratike. Që është ndoshta lëvizja më e fortë e tij politike qëkurse drejton Partinë Socialiste.
Duke nisur nga nata e 17 majit, Rama ka ribërë me shpatë në dorë brenda pak orëve, të gjitha marrëdhëniet që kishte me miq e kundërshtarë, me parti të mëdha e të vogla. Pasi hoqi nga listat edhe senatorët e fundit që kishin mbetur, ai futi de facto në qeveri PD, deklaroi aleancën prioritare me Bashën për të inicuar një fushatë të qetë dhe një listë reformash pas zgjedhjeve (përfshirë atë elektorale), dhe nisi më pas kryqëzatën nëpër qytetet e fshatrat e Shqipërisë, duke denoncuar të keqen e re që kishte zbuluar: partitë e vogla. Ky spostim i goditjes nga opozita e çadrës, tek aleatët e vjetër dhe të rinj në qeverisje, ishte alkimia e madhe elektorale e Edi Ramës, formati i ri ku ai kishte vendosur ta fuste veten dhe partinë që drejton. Ajo që pasoi ishte një fushatë e qetë zgjedhore, me mure të pastra qytetesh, plot batuta e pak përmbajtje dhe pa dhunë verbale.
Edi Rama i doli borxhit Ilir Metës para zgjedhjeve, duke e ftuar në mënyrë të përsëritur për rinovimin e marrëveshjes politike. Ja duroi gjithashtu tekat dhe goditjet gjatë katër viteve, të cilat erdhën në rritje drejt fundit të mandatit. Ka qenë kjo sjellje mesa duket që e ka shtyrë kreun e PS të konkludojë se marrëdhënia me “bashkëkryetarin” e koalicionit duhej ndërprerë një orë e më parë. Nëse kësaj martese të vështirë katërvjeçare i bashkojmë edhe lëkundjet dhe pavendosmërinë e përsëritur të Idrizit, atëhere duket e qartë si drita e diellit se Edi Rama e kishte arritur “pikën e vlimit” në prag të zgjedhjeve parlamentare. Të cilat kriza e Çadrës i bëri edhe më të vështira.
Një rrethim thuajse total për kryeministrin, i cili vendosi të dalë prej llogores së tij duke shkelur me prepotencë mbi fushën e minuar me të cilën e kishin rrethuar. Akordi me Lulzim Bashën ka qenë kurorëzimi i një transformimi që tashmë është kryer i plotë. Njeriu që llogariste edhe hapin më të vogël nga meraku se mos Metës a Idrizit i mbetej hatri, sot sokëllin kundër tyre nga mëngjesi në darkë. Ashtu siç dërgon dhe merr mesazhe të zbutura kritike apo shishe vere me Lulzim Bashën.
Kush u habit nga bilanci sarkastik i medias që ai ndërtoi në shoun e fundit të Arjan Çanit, duhet ta vendosë atë që kryeministri shqiptar tha atë natë, në të njëjtin kontekst hapësire dhe kohe. Megjithëse ndodhemi në një moment kur bëhen bilancet e politikanëve, e jo të gazetarëve, ai vendosi të lëshojë një goditje me efekt drejt kategorisë tonë, e cila për hir të së vërtetës ka edhe ajo gjynahet e saj jo të vogla. Por kur goditja ndaj “kazanit” vjen nga një prej aksionerëve politikë kryesorë të vetë kazanit, morali fabulës duhet marrë vetëm si formë, e jo si përmbajtje. Sepse nuk mund të jetë Edi Rama “prokurori” moral i klasës së gazetarëve. As ai dhe as ndonjë prej politikanëve të tjerë të nivelit të tij, që në dekadat e pluralizimit kanë qenë nxitësit kryesorë të kësaj klase mediash, me të mirat e të këqiat e saj.
Sarkazma e kazanit përfshihet edhe ajo në logjikën e divorcit të Edi Ramës nga e shkuara e tij. Jo më një person që merr në telefon secilin prej gazetarëve që kanë thënë a shkruar diçka kundër tij në 24 orët e fundit, por një lider gjithnjë e më të sigurt në peshën e tij politike, që krijon gravitacion dhe pushtet në përmasa të tilla, që nuk mund të lëkunden asfare nga goditjet e mediave dhe as nga sulmet personale të njërit apo tjetrit gazetar me apo pa emër.
Edhe sjellja ndaj shtypit përbën një element shtesë në vektorin e ri që ka nisur të ndjekë karriera politike e Edi Ramës në muajt e fundit. Një trajektore e pavarur nga kushdo dhe nga çdo gjë, e cila përmbylljen finale e ka në 25 qershor, kur ai pret rinovimin e mandatit qeverisës. Që do të jetë edhe kurorëzimi final i një lidershipi politik edhe më vetmitar e të paprekshëm sesa ai që kemi parë të ndërtohet gradualisht në katër vitet e fundit. Një lider me axhendë të re po lind nga “gërmadhat” e Rilindjes së vitit 2013, me vështrimin drejt “Shqipërisë që duam”. Që është në fakt Shqipëria e qeverisur vetëm nga një parti…pardon, nga një person! Është kjo dëshira që Edi Rama do të realizojë më shumë se çdo gjë tjetër pas dy javësh. Duhet të bëhemi gati për versionin “Edi Rama 2.0”! Më i mirë a më i keq, do ta shohim së shpejti…(Javanews.al)
Zhvillimet nen linje kane shije tjeter. Togu leksikor ” nuk keni pare gje akoma ” i le vetes hapesire te flase nen heshtje . Takimi i Rames me Nanon dhe irritimi pervers i nje presidenti te zgjedhur te jep hamendesime. Ne korrik Meta kushtetueshmerisht merr ofiqin e presidentit. Ne shtator ka zullume. Pjesemarrja e te paaneshmit ne politike ,presidenti si i tille kushtetueshmerisht , do te gjykohet . Humbet shansin juridik. Pas kesaj president vjen Fatos Nano .
Pa dyshim, jo vetem per mua por mendoj une edhe prej vete E.Rames, MInxhozi nuk eshte ” ingredient ” i kazanit te medias . Megjithate , ne analizen e tij , si gjithnje korrekte ,Minxhozi harron te pohoj se ” avversioni ” i E.Rames kunder partive te vogla , madje akoma me shume kunder medias, reflekton nje indinjate te tejngopur te vete opinionit kunder ketyre dy ” faktoreve ” te zeshem te jetes shoqerore ….! Opinioni shpallur ” ashiqare ” nga E. Rama kunder ” pushtetit te IV ” e ka lene kete aradhe fjalamanesh gjithologe pothuaj pa fryme ; aq me shume tani, pasi ata e kane kane harxhuar plotesisht arsenalin e tyre dhe nuk u ka mbetur gje nga gjirizi i llafollogjise . Ne kete kuptim, edhe mbrojtja qe ofron Minxhozi ndaj ” gjynaheve te tyre ” , per te bere analogji me nje thenie te njohur ” eshte si nje salvaxhente qe i hidhet te mbyturit , qe tashme eshte ne fund te kazanit dhe prandaj nuk i vlen me “.
“Avenjune” nuk eshte as shqipe as anglisht, as arabisht, as… dhe nuk te tregon te ditur apo te zgjuar
Nje gazetar apo njer i letrave duhet te jete shmnul ne drejteshkrimin e shqipes
Sote ne zShqiperi gjene plot djem dhe vajza jo me nje por me disa gjuhe te huajs, por qe dine te perdorin mire gjuhen e nenes
O fjala shqipe qe ke shkruar si ne kllapi. Po pse more si do tà perktheje ti shqip fjalen avenju? Po me thuaj njecike cfare gjuhe flasin ata qe banojne ne avenjute e Nju Jorkut? Shko meso per vete gjuhen e nenes tende, se po e flet si ta kishe te njerkes
Nje analize objektive dhe me kembe ne toke, karakteristike e Minxhozit.
Eshte konçize por njekohesisht e plote. Por si thone, Minxhozit i shkon per shtat shprehja, dardha bie nen dardhe.
Shpreh shume qarte mendimin e shumices qe situata eshte mbarsur shume e nuk i mban me felliqesirat, duke radhitur dhe pushtetin e medias, qe pavaresisht elegances se Minxhozit, populli I urren, me dallime te vogla, po aq sa politikanet.
Me deklaraten e fundit, Edi Rama, shpjegon arsyen qe duhet qeverisur vetem, shprehet qarte, qe desheron te mbaje pergjegjesi vete per zbatimin e Programit te PS. Koalicionet gjate ketyre viteve kane bere te humbasi besimi totalisht ne politk-berje dhe per me teper te dalin te gjithe te njollosur, por te padenuar.
Nje situate e tille ,qe populli te mos dije nga tia mbaje eshte totalisht antishqiptare.
Prandaj vendimi i Rames per ta mbajtur peshen vete, per te bere shtet e jo per te qeverisur, tregon kuraje dhe patriotizem.
Ai mund te jete arrogant, batutaxhi, por eshte largpames dhe ne se do flase hapur me popullin, do te fitoje.
Une kete uroj, te pakten ka nje qellim te qarte.
Ed Rama nuk e ka pelqyer kurre Meten. Ata Jane dy te kundert. Iliri koketrash, qylaxhi e I lidhur me te keqen, ndersa Rama I kulturuar e idealist. I bindur se askush nuk mund te ndertoje qeveri pa LSI, Meta beri gabimin e jetes, luajti me kerkesen e Rames per aleance. Tani te presim Qershotin e me pas Shtatorin. Do jete i mbare viti 2017.
SHqiperia ka nevoj edhe per kater vjet qeerisje nga PS me Edi Ramen si kryeminister. Pamvaresisht se jetojm jasht vendit, ne SHBA, ndjekim me vemendje zhvillimet ne vendin ton.
Edhe pse disa nga zotimet e vitit 2013, sjan ralizuar, sic dodh ne ter boten, ne vendin ton po bie era shtet. Ka tre vjet qe familjarisht vim per ti kaluar pushimet ne brekdetin ton te mrekullushem dhe cdo shohim ndryshime per mir. SHqiperia ka mar pamje tjeter, qytetet jan zbukuruar si asnjeher, sherbimi shendetesor, po keshtu,zyrtaret me hir e pahir, kan filluar ta harojn zakonin e vjeter te koorupsjonit, rendi e qetesia jan ne permiresim te dukshem.
Policia e shtetit spo te ndalon rruges pa aresye dhe spo shikon cfar doti japesh. Jan clyer borxhet e shumta qe la qevria Berisha, te denuarit politik i muaarente gjitha kestet si na tregon nje i afermi yne, i denuar ne Spac, Saliu per tet vjet na dha dy keste, ndersa qeveria Rama gjasht keste, na likujdoi.
Plani strategjik kombetar, per zhdukjen e kanabisit, po behet ralitet. Deshirojm qe bashkeatdhetaret tan ti besojn edhe kater vjet drejtimin e qeveris , per te perfunduar rreformat e medha qe ka ndermar kjo qevri. Suksese bashkeatdhetareve tane me 25 Qershor. Presim zgjedhje te lira, te ndercme dhe demokratike.
Komenti i “popull” eshte i sakte. Nga ana tjeter mendoj se z. Minxhozi, ashtu si deri me sot, duhet te qendroje larg kazanit.
Bukur i ke renditur mendimet o zoti Skender ne kete shkrim POR e ke lene perfundimin “..AS MISH AS PESHK…”.