Në kërkim të pushtetit

11 Qershor 2017, 12:25Blog TEMA
Në kërkim të pushtetit

Zgjedhjet e 25 Qershorit janë në prag dhe partite politike duket se kanë hapur në tavolinë të gjitha letrat dhe kanë përveshur mëngët duke nxjerrë dhe asët nën tyre. Nga një anë kemi LSI-në e cila beson se rritja e saj në votues është eksponenciale dhe e tillë që të mund të çojë Partinë Demokrati kënë vend të tretë dhe nga ana tjetër dy partitë e mëdha. Partia Demokratike me hallet e saj të brendshme dhe Partia Socialiste e cila kërkon të fitojë me çdo kusht 71 deputetë për të pasur mundësinë të qeverisë e vetme në katër vitet e ardhshme. Në mënyrën më sintetike të mundshme, ky është konteksti parazgjedhor në Shqipëri dhe unë  do të ndalem te pretendimet për pushtet të partive të mëdha duke hedhur disa hipoteza të bazuara teteoria e realizmit politik i cili në qëndër të tij ka fuqinë, pushtetin dhe shpërndarjen e tij. Po e nis me pretendimin e 71+ të Partisë Socialiste.

Ka një ligj të pashkruar në politikë që sugjeron se “nuk është mire të kërkosh më shumë pushtet kur, ndërkohë, je nëpushtet” sepse historia tregon se në të tilla raste dështimi është pas derës dhe pasojat mund të jenë të mëdha. Ka vetëm njëra st në të cilin mundt’ja arrish dhe ky është transforimimi i atij që kërkon më shumë pushtet në ‘pushtues’. Këtë qasje, e cila natyrshëm i përket shkollës së realizmit politik, mund ta ilustroj me dy shëmbuj të marrë nga zhvillimet më të fundit politike në kontinentin Europian.

Së fundmi, zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe sollën një rezultat ‘të papritur’ për shumë kënd, pasi partia konservatore e udhëhequr nga Theresa May nuk arriti të fitojë mazhorancën e vëndeve në parlament, gjë që i siguronte qeverisjen e vetme, pa nevojën e koalicioneve me partitë e tjera. Nga ana tjetër, këto zgjedhje ishin kërkuar të zhvilloheshin pikërisht nga udhëheqësja e konservatorëve,në mënyrë të parakohshme nga afati normal, me synimin e shpallur për të fituar më shumë peshë në parlament, dhe si rrjedhojë, më shumë fuqi kontraktuese përballë Bashkimit Evropian në lidhje me ‘BREXIT’. Kërkesës për më shumë pushtet të Theresa May, britanikët jo vetëm që ju përgjigjën negativisht, por i hoqën edhe maxhorancën në parlament duke kaluar nga 330 deputetë në 318 deputetë. Kjo i detyron konservatorët të krijojnë atë që quhet ‘hung parliament’, pra të bashkëqeverisin më një parti tjetër.

Shëmbulli tjetër që dua të marr për të provuar hipotezat e këtij shkrimi është rasti i Turqisë së  Erdogan, që përfaqëson (në mendimin tim personal), shëmbullin se si pushteti merret përmes ‘pushtimit’. Ngjarjet e fundit në Turqi, ku përfshihen shpallja e gjëndjes së jashëzakonshme, zgjedhjet dhe referendum për ndryshimet legjislative dhe kushtetuese të kompetencave të presidentit, të cilat shkojnë ndesh, kokë më kokë, me parimet e demokracisë dhe balancimit të fuqive, janë një manual sesi ‘pushtohet’ pushteti, perms frikës, dhunës dhe tjetërsimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Rasti i pare i kërkesës për më shumë pushtet është i destinuar të dështojë që në fillim, ndërsa rasti i dytë e ka jetën e shkurtër pasi krijon konfliktualitete ekstreme. Teoria e realizmit politik njeh një vijë të tretë e cila njihet si ‘e mesmja e artë’, por që kuptohet duhet të jetë e qëndisur mire për shkak të natyrës së saj tejet komplekse. Kjo e mesme e artë nënkupton ‘të marrësh pushtet duke dhënë pushtet njëkohësisht’.

Shembulli i fundit i zgjedhjeve ne Britaninë e Madhe duhet ti shërbejë edhe Partisë Socialiste të reflektojë mbimundësinë dhe pamundësinë e asaj që kërkon, dhe nga ana tjëtër të kërkojë të ‘mesmen e artë’ e cila do ti mundësojë asaj më shumë pushtet me çmimin e dhënies së saj mbrapsht dikut jetër.

Në kushtet aktuale, rritja e PS-së përtej vota vetë 2009-2013 gjykohet si e pamundur pasi të tillë janë kufijtë natyrale të shtrirjes së saj. Beteja, tashmë, është transferuar në territoret ‘armike’, ku tentativat e PD dhe PS për të tkurrur LSI-në diktohen nga halle të ndryshme. Nga njëra anë, Partia Demokratike kërkon të mos përsëritet skenarii 2013 ku rënia me 7% e saj përkoi me rritjen prej 7% të LSI-së dhe nga ana tjetër, Partia Socialiste e cila kërkon ti kafshojë LSI-së një pjesë të votive për të siguruar 71 deputetët.

Përgjithësisht, ai që mbrohet nga të tijët (sic është rastii PD-së dhe frika e saj për rrëshkitje votash drejt LSI-së), ka shanse shumë të mëdha që të humbasi atë për të cilën mbron. Nga ana tjetër, ai që sulmon jashtëterritorit të tij (sic është rasti i PS-së për të marrë vota të LSI-së) ka shanse shumë të mëdha të kthehet me duar bosh. Kjo aksiomë diktohet nga logjika e ftohtë e balances së fuqisë dhe nga ekuilibrat që janë vendosur dhe radikalizuar ndër vite.

Si përfundim, nëse i përmbahemi logjikës së ftohtë të teorisë së realizmit politik, do të shohim pas zgjedhjeve të 25 Qershorit një Parti Demokratike e cila është në një ‘pikjatë të natyrshme’. Nga anatjetër, LSI-ja do të dali më e fortë se më pare për shkak të ‘kauzës morale’ të re të saj e servirur në pjatë argjëndi nga dy partitë e mëdha, duke i ftuar qytetarët të votojnë kundër ‘ujdisë tw pamoralshme PS-PD’. Në fund, Partia Socialiste e cila nëse nuk arrin të kafshojë siç duhet në 25 Qershor, rrezikon të plackitet nga Brenda dhe të detyrohet të japi 2-fishin e asaj që dhanë vitin 2013 për të mbajtur pushtetin.

 

3 komente në “Në kërkim të pushtetit”

  1. Haka Tekizoti says:

    Autori ka paraprakisht në mendje një parashikim të fiksuar dhe atij parashikimi i përshtat një analizë. Mendoj se fë dyja i ka të gabuara. Çdo vend ka kuvendin e vetë. Nuk është shumë e bazuar zgjedhja e shembujve nga vende me traditë e kulturë tjetër mbi demokracinë.

  2. katarakti says:

    Ia ke futur kot fare. Asnje paralelizem nga ato qe ke bere me Britanine dhe Turqine nuk qendron. LSI-ja jote ka ngjallur shume urrejtje dhe perbuzje nder shqiptaret qe e shohin ate si nje parti qe nuk ka ideal tjeter veçse te mbetet ne pushtet. Per me shume para. Pra ajo do te renditet e treta. Per kete jam gati te vej bast. Problemi eshte se sa vota do te marre. Ndersa PS-ja do te rrotullohet plus – minus perqark shifres 70 deputete. Koha do te deshmoi se kush ka te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje