Kam vite që dëgjoj “çudira” nga “profesora”, doktora, pedagog, politolog, nga ato që nuk e dinë ende, se nuk dinë asgjë, e shiten sikur dinë gjithçka. Në fakt, më tepër më dhimbsen kur i shoh të drobitur e djersitur, për të na e paraqitur qeverisjen e “djajve”, si qeverisjen e “engjëjve” të djallëzuar nga djalli që i’u ishte futur në mes. Ndjehem keq sinqerisht, kur na trajtojnë si injorant me shkollë e pa shkollë dhe nuk lënë rast pa na treguar, se sa i “mirë” ishte Berisha para Ramës dhe sa populli i “keq” jemi që nuk e kemi kuptuar!
Nuk më intereson as njëri e as tjetri, por kurrësesi s’mund ta pranoj fyerjen e inteligjencës, që po tentojnë të më bëjnë. Duke mos pasur asnjë meritë për asgjë, “xhaketëkthyerve” u duhet tellall dhe tamburexhi për t’iu a zbardhur pak faqen e zezë miqve të tyre moralhumbur, duke i’u vendosur kurora me dafina të vyshkura. Por unë kurrë nuk do të ndryshoj mendimin, se as gjethet e vyshkura nuk mund të vendosen si kurorë mbi kokën e Berishës, sepse do “fyenin” dafinën.
Për t’i sqaruar profesorët e mi, që kanë njohuri shumë më shumë se unë, e padashur të bëj replikë me ta nuk po i përmend me emra, por dua t’iu kujtoj faktet që më thoshin mua si student, e tani si “xhaketëkthyer” bëjnë të paditurin, me plotë dëshirë dhe përvuajtje se: Asnjë nga këto merita nuk i përkasin asnjë qeverie!
1- Berisha, Nano, Majko, Meta apo Rama, nuk e kanë futur Shqipërinë në NATO. Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësim në NATO, nisi në vitin 1994, kur Alfred Moisiu u zgjodh president i “Albanian North Atlantic Association” (Shoqata e Atlantikut Verior), organizata e parë shqiptare partner e NATO-s si organizatë përgjegjëse për integrimin e Shqipërisë. Lufta në Ballkan krijoi kushte të favorshme për hyrjen në NATO të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por deri në anëtarsim, u desh mbi një dekadë punë dhe reforma.
Qeveria Berisha, jo që nuk bëri asnjë reformë, por u etikua si anti reformë dhe anti “NATO”, duke thyer bllokadën në kushte deçizive për mbijetesën e kombit, e duke furnizuar dhe ushqyer makinerinë serbe të luftës. Për të qenë i drejtë, e ka një “meritë”… për krimin, sepse bëri milioner gjithë trafikantët e veriut, nën flamurin e pirates antiembargo “Shqiponja” të PD-së dhe sot ata janë politikanët më të fuqishëm.. me dollarë, euro apo me florinj.
Për të mos harruar, lejoi krijimin e Piramidave duke e çuar vendin drejt greminës dhe duke shkatërruar në themel shtetin, ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit. Ishin qeveritë e majta që e kthyen vendin në normalitet dhe krijuan ushtri me parametra euroatlantike dhe shkatërruan pothuajse gjithë arsenalin e armëve të rrezikshme, të lënë rrugëve mbas urdhërit për armatosje duke hapur depot nga qeveria e “djajëve”.
Çudia Berisha e kthimit në pushtet, nga modeli “Made in Albania”, ishte i pabesueshme për partnerët Amerikan dhe Europian (Lexon Wikileaks, shkëmbimet e informacioneve, midis ambasadorëve dhe NATO-s për Berishën). Për botën demokratike, ishte një “shok” kthimi në politikë i njeriut, që ishte rrëzuar me revoltë popullore, për krimet që i kishte bërë vendit të tij. Pra Berisha, o “profesora dhe kaçatorra”, nuk ka asnjë meritë për hyrjen e Shqipërisë në NATO, por u ndodh aty ku nuk duhet të ishte, fal “asistencës” së bashkëpuntorëve të tij, “renegat” të së majtës.
2- Liberalizimi i vizave, është përralla më e pa goditur për bëmat e Berishës. Vendet e Ballkanit Përëndimor, janë europiane dhe si rrjedhoi, duhet të lëviznin pa viza, por për arsye specifike dhe regjimeve (rasti i Shqipërisë) lëvizja ishte futur në kolaps, ndaj u kërkua domosdoshmërisht, që të plotësoheshin disa standarte. Marrëveshja për negociatat, starton në vitin 2001 dhe ishte iniciativa e ndërmarrë nga BE-ja për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, si vendi më i izoluar u “persekutua” nga klasa politike dhe e mori liberalizimin e vizave e fundit… “për turp”, bashkë me shtetin mysliman të ish-Jugosllavisë, Bosnje Hercegovinën, e shkatërruar nga lufta. A e dini pse?! Sepse revolta e vitit 97 -të, e konsideruar nga kancelaritë europiane, si lufta civile e nisur nga Berisha dhe qarqet ortodokse me ndikim në shumë vende të BE-së, kishte qëllim ta paraqiste Shqipërin si vend të prapambetur e të dhunshëm islamik, fal “nderit” që na bëri heroi juaj, duke na anëtarsuar në Konferencën Islamike.
3- Është turp dhe fyerje e madhe të thuash se qeveria ka ndërtuar rrugë, pa i hyr Bypass-it të Fierit, të Vlorës dhe dhjetra rrugëve të tjera, të filluara të papërfunduara, të vjedhura dhe të papaguara. Medaljen e merr “Rruga e Kombit,” që për një komb tjetër do quhej “Rruga e Turpit”. Kjo rrugë skandaloze me korsi emergjence, që herë duken dhe herë zhduken totalisht, taksapaguesve shqiptar u ka kushtuar 2 miliard euro, (Durrës-Kukës Morinë 137 km) dhe duhen akoma edhe 165 milon euro për ta përfunduar. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore të rritjes së nivelit të lartë të borxhit publik të vendit, pra borxhit të çdo shqiptari. Do ndjeheshit të turpëruar sapo të dilnit nga pika kufitare e Morinës, nëse do shkonit në Kosovë. Një rrugë që të mahnit, në të gjitha parametrat, një rrugë europiane e kohës, e ndërtuar nga e njëjta kompani, por me gjysmën e kostës, me një ndryshim, se askush nuk ka marrë medalje “hajdutërie” si qeveria Berisha.
4- Lidhja e Projektit TAP me Sali Berishën dhe qeverinë e tij, është groteske. Projekti TAP për pak desh u devijua, për shkak të paaftësisë së qeverisë Berisha, por ishte ndërhyrja e KE-së dhe Turqisë që projekti nuk pësoi ndryshim. Në këtë projekt, as Berisha, as Rama, as ata para tyre dhe as ata pas tyre nuk kanë asnjë meritë. Ata janë thjesht përgjegjës të rastësishëm, por edhe të pamundur për të refuzuar dhe rënë të mirës me shqelm.
5- Rritja e rrogave. Nuk bëj koment për 400 milion dollarë të shlyera borxh bizneseve dhe shitjen (faljen) e aseteve si hidrocentralet mbi lumin Mat, e dhjetra tendera abuziv, por dua një mjek, policë, nëpunës apo punonjës i thjesht, që merr rrogë nga taksapaguesit, të më përgjigjet nëse e ka rrogën gati 50% më të lartë mbas këtyre 3 vjet e gjysëm apo më të ulët?!
6- Vërtet nuk u zhduk fenomeni i krimit të drogës, por zhdukja është një utopi, sepse po të ishte aq lehtë shtete si Amerika, Italia, etj, do e kishin zhdukur me kohë atë dhe mafien, me vlerat dhe potencialet që kanë. Vlerësim bëhet duke gjykuar me prova dhe fakte, se kush e lufton. Nuk besoj, se e keni harruar kaq shpejt shtetin e Lazaratistanit, strehën e dhjetra kriminelëve të gjykuar për vrasje dhe krime, që prodhonte 6 miliard euro “fitim krimi” dhe policia e qeverisë së “djajëve” as që guxonte t’i afrohej, sepse ishte bastioni dhe hambari i saj. Pa llogaritur miliarda të tjera, që nga Shkodra deri në Vlorë. A e dini që shkatërrimi i shtetit brenda shtetit kushtoi jetë njerëzish dhe ishte një fitore e madhe e shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, e përshëndetur dhe vlerësuar me superlativa nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë ?!
Për të mos e zgjatur, sepse është e kot të këndosh për shurdhët, merita e vetme e qeverisjeve Berisha zotërinj “profesora”, “kaçatorra”, qorra dhe horra, që shiteni si mall gabi, janë shkatërrimi i shtetit dhe i ekonomisë, kthimin e vjedhjes në virtyt, shkatërrim dhe uzurpim pronash, mbushja e vendit me kioska që shisnin diploma dhe prodhonin “inteligjencë” dhe… vrasje herë pas herë, sipas nevojës në turmë, apo një nga një!
O shoku nje pyetje kam. Me taksa pa taksa, me borxhe pa borxhe, me 50 km me shume apo me pak ne kohen e ketij njeriut Shqiperia u fut ne Nato, shqiptaret levizen pa viza, kuksi kapet per 2 ore nga Tirana, pensionet dhe rrogat u rriten dhe Tap-i e vendosi Shqiperine ne harte. Tani me apo pa fat, me apo pa hile, me apo pa borxhe – ky keto gjera i ka bere. Me thuaj cfare ka bere Rama ?!?
Edi Rama ka bere thjesht Shtet ,ate qe rrumpalla viçdolit krimineli Sali Kar*axhiçi e shkaterroj sa here qe vinte ne pushtet.Mos harro 97-ten qe gati u kthye ne lufte civile veri-jug gje qe serbi Saliç gati e ktheu ne realitet.Drejtesia vonon por nuk harron .Nje dite do e pesoj ky bastard atje ki djeg me shume.
atehere ti sdi te lexosh se cfare ka shkruar Anri Bala,ti thote te shkoqura dhe qarte,qe Sali Berisha ka bere vetem zullume per shqiprine dhe shqiptaret,prandaj eshte e kote qe doni ti ngrini vlerat nje krimineli qe vrau e preu sa i desh qejfi dhe e shkaterroje shqiperine dhe shqiptaret!
Kar me syze qenke
te lumte Anri, nuk i hiqet as nje pike edhe presje krimeve te renditura nga horri i ketij vendi Berisha, te gjithe i dime keto krime, por nuk pati prokurore dhe gjyqtare te benin drejtesi me kete njeri te cartur,
Bravo te kjofte se me kete artikull i ke nxjerre nul te gjithe profesor doktoret tone sahan lepirsa dhe shumegazetare dhe opinonista qe lehin si don padroni qe levizin bythet hu me hu deri sa te mbesin mbi ndonje hu. Ma ke kenaq shpirtin me kete artikull se mi ke heq streset e gjithe javes . Te lumte e te ruajt zoti..
Nji shkrim teper brilant !
Simply, brilliant.
BRAVO! dhe cdo fjale tjeter do te ishte e zbehte para freskise se mendimit dhe urtesise se mendjes te z. Bala.
Idete jane interesante, por me shumesin e emrave ke probleme. Ndiq ndonje kurs gramatike z.Bala!
Tani meri tere keto qe ke thene, ndero emrat Berisha me Rama, dhe pak a shume ke te njejtet argumenta per te hedhur poshte dhe arritjet e Rames. Suksese ne jete.
VDEKJE PeDe-s dhe Derrishes ?
te lumte pena he burre.E ke qendisur kete shkrim per plakun Mere,i cili ka shume emra e pseudonime por me i pershtatshmi do te ishte vete djalli i personifikuar ne token e shenjte te arberit,pra ne shqiperi.Te harrosh apo ti japesh merita djallit,sic bejne disa te ashtuqujtur njerez te letrave apo intelektuale apo sic vepron presidenti me (pa)mustaqe i vendit (shyqyr qe i mbaron dhe mandati te shkretit kapter/rreshter te tij) eshte mekat dhe idiotesi ne shkalle siperore,qe dhe FahriBalliun-55 te pyesesh,kur eshte duke ngrene makarona apo pilaf, do e pranonte.Djalli jo merita qe nuk ka,por po qe se vertete vetingu dhe drejtesia do vihet ne vend, i pari person qe duhet te hetohet,gjykohet e te veje ne burg,qofte dhe ne menyre simbolike duhet te jete ai dhe vetem ai.Te gjitha veprat e kodit penal ai i ka konsumuar,pa permendur vepra te tjera te kodit civil, te denuara moralisht.Sa dita qe ai rron,aq me shume e qelb ambientin dhe shoqerine shqiptare dhe po te mos gezonte mbrojtjen e amerikaneve dhe evropjaneve,te cilet per motive politike apo jo,nuk kane dashur te vihet dore ndaj tij,do e kish prere me kohe bileten.Te shohim si do vene me tej gjerat.
Rrogat u rriten me 50% ndersa pensionet nje lesh.