Që nga lideri i gjatë e deri tek deputeti më i shkurtër i Rilindjes, të gjithë janë kapluar nga një shqetësim qesharak se me qëndrimet që po mban në fushatë, Ilir Meta po e përdhos postin e presidentit, ende pa e marrë detyrën.
Kreu de facto i LSI, ose siç e konsideron shumëkush, bashkëpronari i kësaj ndërmarrjeje fitimprurëse është ngërthyer në një garë të ethshme. Ai jo vetëm paraqitet miting më miting, por tani, në prag të presidencës, ka humbur qetësinë dhe dashurinë, që i shtruan rrugën drejt kreut të shtetit. Duke stigmatizuar Tomin dhe Xherrin, duke klithur pabesinë e tyre, duke i përmendur Ramës koncesionet dhe drogën dhe Bashës mashtrimet epike, ai po tejkalon çdo limit që i kishte vënë vetes
Eshtë e vërtetë se Ilir Meta, jo vetëm që nuk po sillet si një njeri që pritet të veshë kostumin e atij që simbolizon unitetin e kombit, po ai ka degraduar në një fjalor vulgar, që e ka përdorur vetëm gjatë grevës së urisë së vitit 2008 dhe pas videopërgjimit që e nxorri me bllok në dorë.
Kjo dalje nga vetja ka shumë arsye.
Ajo lidhet me paktin okult Rama Basha për ta lënë LSI në jashtë koalicioneve të mëdha. Ajo mund të vijë si pasojë e gjuetisë së shtrigave që po godet partinë e tretë në vend dhe drejtorët e saj në administratë. Ajo mund të jetë rrjedhojë e ankthit që ka Meta se po e braktis krijesën që ngriti 13 vite më parë me duart e tij për të shkuar drejt presidencës.
Por, sado jashtë standarteve, i habitshëm dhe i pështirë të jetë ky transformim i papritur i Ilir Metës, ai nuk e përligj aspak revoltën e gënjeshtërt të Rilindjes, se ish- aleati i tyre po përdhos postin e presidentit, që do të marrë pas një muaji.
Nëse vërtet do të kishin respekt për presidentin e shqiptarëve, që nga Rama deri tek Braçe nuk do të kishin votuar në këtë post atë që e kanë quajtur hajdut me bllok në dorë. Ata do të kishin refuzuar t’i jepnin votat atij që i ishte ngjitur Berishës “si Meta pas këpuce”, atij që u tall me kokpalarët e 21 janarit, atij që siç po na rrëfen Rama sot, e paskërka përdorur shtetin si tepsi për të trashur partinë e vet klienteliste.
Po, po, këtë njeri votoi pak kohë më parë Rilindja për president, pa çarë kryet as se çfarë kish thënë për vite me radhë, as se ç’ do të nxirrte nga goja më pas. Dhe nëse Rama dhe të vetët nuk këtkojnë falje për ato që kanë thënë dhe do të përsërisin këtej e tutje, ata e kanë përdhosur me kohë postin e kreut të shtetit duke dërguar aty Ilir Metën.
Prandaj është kulmi i pafyryrësisë që të ankohen sot se kjo detyrë e lartë shtetërore po degjeneron nga pjesmarrja dhe fjalori i përdorur në disa ditë fushatë.
Pasi, Ilir Meta nuk e cënon presidencën me deklaratat e muajit të fundit, por me trajektoren që ndoqi tetë vite me radhë për të arritur deri aty.(Lapsi.al)
SHUME E DREJTE , META NUK ISHTE PER NJE POST NDERI , POR PER NJE VEND TJETER NESE KA SHTET DHE DREJTESI . META DUHET TE SHIKOJE PAZARET E TIJ DHE JO TE KUNDERSHTARVE , AI PO E KUPTON QE PARTIA E TIJ ESHTE NE GRYKEN E TOPIT ,PRANDAJ LESHON FJALE PA LIMIT, QE E DEGJENEROJNE ME SHUME EMRIN E TIJ .
Duke u marre me perplasjet mes aktoreve politike,publikut po i shpeton (ne fakt i ka shpetuar gjithmone) degradimi dhe kalbja e “klases” se gazetarise shqiptare.
Gjithmone flitet per klasen e vjeter politike,qe i ka kaluar koha,qe ka nevoje per nej trandje te thelle,per aktore te rinj dhe ide te reja,POR,askush nuk flet per klasen e vjeter te gazetarise shqiptare;per kalbezimin total te saj;per mungesen uleritese te ideve;per riperseritjen deri ne gerdi te te njejtave klishe bajate.
Paradoksi qendron tek fakti,qe klasa e gazetareve shqiptare eshte ne bisht te klases politike shqiptare.E kur e mendon qe kjo klase politike shqiptare eshte e vjeterura dhe kalbur,imagjinoni se c’mund te mendohet per ata qe i rrine ne bisht kesaj kalbesire.Kalbesire e shkuar kalbesires!
Pse i them keto?!
Marreveshja e Madhe politike,mes dy partive te medha,ka nxjerre ne pah,si kurre me pare,kalbezimin e gazetarise shqiptare.Pikerisht.
Marreveshja e Madhe politike,e zuri ne befasi klasen e gazetareve.E coroditi ate.E mbi te gjitha,e shfaqi ate lakuriq para te gjithe publikut,si nje vjetersire ne fazen e fundit te kalbezimit.
Nuk kam pare ndonjehere me pare,ne shkrimet e analisteve shqiptare,nej coroditje te tille!
Te mesuar me klishete dhe stilemat e perhershme,qe i kishin gati per cdo “zhvillim te ri” politik qe ndodhte ne klasen e vjeter politike,ndjehen krejt te c’orientuar tani pasi ,per nje paradoks(qe do ta quaja simpatik) bash nga kjo klase e vjeter politike,vjen nje zhvillim,kete here jo ne thonjeza,krejt i ri;i paprecedente ne politiken shqiptare keto 25 vite demokraci.
Te gjitha argumentat e meparshme,klishete e gatshme dhe aq komode,deri tek stili i te servirurit te tyre,jane bere nul nga Marreveshja e dy partive te medha.
Keshtu,analistet tane,dalin ashtu sic jane ne te vertete para publikut shqiptar,te cilin te gjorin publik,aq shume e kishin yshtur me “analizat” e tyre pergjate ketij cerekshekulli…dalin pra te dale kohe,te sterdale e sterkaluar kohe;shume me shume te vjeter edhe se vete klasa e vjeter politike,qe aq shume e kane stigmatizuar;dhe me te drejte ,padyshim.
Per ironi,tani eshte radha e tyre te stigmatizohen;dhe me te drejte,padyshim.
Kam pershtypjen,se pervec arsyeve qe kane lidhje me preferencat,interesat e tyre apo edhe mllefet personale te tyre, analistet shqiptare,jane shqiptaret qe e urrejne me shume se cdokush tjeter Marreveshjen e Madhe politike…madje edhe keshtu sic eshte deri me tani(per ta do te ishte e padurueshme,nje marreveshje paszgjedhore!) … madje edhe me shume se vete Meta me LSI-ne e tij…!!!
Bushatit do t’i keshilloja t’i jepte me shume hapesire Blushit te gjore ne portalin e tij,sepse,sidoqofte,eshte shume mallengjyese,madje edhe per mua,kur degjoj Blushin tek perserit si profit, sesi do t’ua marre te pasurve dhe do t’ua jape te varferve….nje Roben Blush i vertete i kohes sone!
Respekt per analizen!
Bushatlliu I vogel,,,ajo cadra e arixhinjve shqup-sa,,,,90-te dite ngulur ne bulevardin e xanun,, ,pati vetem nje perfitues te tepsise se “republikes se re”,,,,liken e lesh-e-listeve,president te Parlamentit ,,,,jo te shqiptareve.
Ju,tere komuniteti I gebelsianeve mediatike,te zene keq me kalkulimet e perfitimeve tuaja ,,,ua hodhi paq dhjaksi lesh-e-list.
Keshtu qe maraku I yt ,per humbjen e qetesise dhe dashurise se like-presidentit,,,ka lidhje vetem me kalkulime te reja tuajat,,,,per fryte te supozume.Hajt pra,pac bereqet ne kete fushate,,,se je tuj u “lodh” shume .
Lora mos e ngaterro Moniken me veten. Kaq e lidhur paske qene me Ilirin? Mos kujto se eshte i lire ai, bile eshte shume i shtrenjte. Lora, besoj e di qe politika eshte kureve dhe persa sot ne demokraci pranon kurvat si te ndershme apo dhe kurvaret si homofila, duhet ti pranosh te gjitha. Prandaj mos e prish terezine, shiko se ku te del me mire pa levizur shume kembet. shoqja jote, shpresa.
Te lumte pena o Bushat, qe u bie kokes, te gjithe ketyre palacove e mafiozeve qe kane uzurpuar shtetin shqiptar..
Mos ke fillu te komentosh shkrimet e tua o andush? Baltosja qe perpiqeni to beni Edit do tju bjere ne koken tuaj te felliqur.
Andi sot e ke qare, fjalia e fundit ju ve kapak. Hallall pena
Kte nusen do ta marim partizone!
Prapë ky topja !?
ky po eshte analisti ma i qute qe kemi ,ca jane kto minxhoza vari leshte ,ky i kap i pari gjonat , dhe eshte i drejte nuk shitet ky re i papolitizum ne sum…se mdoli kshu kot
Bravo.
Kesaj radhe ka folur shqip!
Gjuhe e paster, e hapur pa interpretime, godet ne koke kete politike te qelbur.
Se kush eshte Andi e di se e njoh qysh nga shkolla, por per kete shkrim nuk c´fare te thuash.
O Andi je dhe qytetar ishkolluar ne oborrin e bllokut,Po kjo ishte loje more djale.Edi i eshte pergjigjur me te njejten metode te Ilir mutit
Nuk ka ku shitet ma.Eshte shitur prej kohesh Partizani i Vogel Andi Velo
Pse mos eshte Iliri i vetmi hajdut ne partine LESHIT (“LSI” me falni) ! Po lefteri , po mona ! I filloj emerat me germa te vogla pasi njeri eshte pa shkolle fare dhe tjetra eshte hajdute si i shoqi ! Tung
Taktike elektorale o djale. Te bere pis ethshem jane hem ps hem lsi. Shahen ne fushate po diihet asnje sdenohet nga pislleku. Mbajeni mend po nuk fitoi Basha vetem me 71 serish kemi tepsine ps lsi pasi statukoja e vendeve qe 4 vjet qeverisje eshte me afer se kurre.
Kur skane turp qe genjejne hapur per premtimet pse do kene turp te gelltisin sharjet ne fushate. Apo pak kan gelltitur deri tani kujtoni theniet e Metes e Rames ne te shkuaren dhe mendoni sharjet tani.
Meta si skuth qe eshte pasi siguroi postin e Presidentit eshte bere si Berisha ne 93.Turp e faqe e zeze , mendoja se ishte pak me i qut e qytetar,por doli lakuriq sic eshte i vertete, nja batakci.
Meta largohu nga fushata zgjedhore, vish kostumin qe te falen dhe bej detyren qe te pret, po ja ben vehtes te pamundur detyren qe te pret.
Tregon vetem sa pavision je .