“Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distancë mes liderit të një partie dhe elektoratit të partisë tjetër kundërshtare. Një flirtim i kujdesshëm, pa e kaluar masën, që nuk shkon në provokim si herët e tjera, por që mbetet në kufijtë e një shakaje që si fillim synon të mos refuzohet dhe më pas, pse jo, edhe të pranohet.
Edi Rama duket që ka ndjerë në ajër disa sinjale se klima elektorale pas nxjerrjes së opozitës nga çadra, çelektrizimi i votuesve të PD dhe qetësia e papërballueshme e fushatës, mund ta bëjë atë në mos të pranueshëm, të paktën të afrueshëm me votuesit e djathtë. Efekti i çuditshëm i raportit dashuri- urrejtje dhe vis versa, nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili me hap tepër të matur po tenton t’i qaset një zone, deri dje, të ndaluar për të”.
Kështu shkruan Armand Shkullaku, në një analizë për gazetën Mapo.
“Ndryshe nga fushatat e tjera dhe ligjërimet publike, ku Rama i provokonte demokratët, i fyente për besimin e tyre tek Berisha apo Basha, u përqeshte Shqupin dhe i trajtonte si njerëz të humbur, në këto zgjedhje ai po manifeston një lloj dëshire për të qenë më i afërt me ta. Po e bën herë me humor e herë me seriozitet, por po e bën çdo ditë dhe sa herë i jepet rasti. Më shumë flet për ta se sa për socialistët e tij. Bën kujdes të mos i lëndojë në bindjet e tyre dhe të tregojë se dora e zgjatur për Bashën në natën e marrëveshjes, është një dorë e hapur edhe për ata.
Pa asnjë kompleks ai përdori një poster me dy gishtat (simbol i PD) duke u vënë në mes trëndafilin e PS, shenjë e qartë e një ftese për të qenë bashkë. Përshëndet me dy gishta, i pëlqen përhapja e një videoje ku në kufje duket sikur dëgjon zërin e Berishës dhe këngën elektorale të PD në 2013, përshëndet demokratët në mitingjet e PS, zgjedh të flasë për Shqipërinë dhe jo për partinë, duke avancuar kështu shumë kujdesshëm, centimetër pas centimetri, në tokën e “armikut”.
Kjo strategji e matur, ky flirtim i butë, për çudi, nuk po shkakton reagim refuzues në kampin tjetër. Disa e marrin me humor, disave u pëlqen si lojë argëtuese, disa habiten, por komentet përjashtuese apo armiqësore janë tepër të rralla. Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm”, vijon Shkullaku.
“Rama shihet qartë se po punon në këtë drejtim. Dhe ky nuk është një trill për t’u bërë i leze[em për demokratët dhe për t’i dhënë ngjyra fushatës. Eshtë një strategji e menduar mirë. Për këtë arsye, kryeminstri po synon të bëhet i pranueshëm për demokratët jo vetëm me batuta apo përshëndetje me dy gishta. Përsëri me lëvizje shumë të kujdesshme, jo në mënyrë deklarative, ai po ia heq brirët e djallit Bashës dhe po ia vizaton ato [do ditë në kokë Ilir Metës. Basha është pak dembel, por nuk është djalë i keq, madje për të ai ngre dolli dhe e përshëndet si mik të ri nëpër tubime. Problemi paska qenë LSI, që nuk i ka lënë të qeverisin si[ duhet dy partitë e mëdha, por edhe i ka larguar ato. Rama i mëshon fort LSI duke shpresuar që kështu do jetë edhe më i pëlqyeshëm nga demokratët që u ndjenë të përdorur si në prillin e vitit 2013 ashtu edhe ditën kur panë nga [adra se si Meta u zgjodh president.
Kryeministri nuk ka munguar gjithashtu të shprehë keqardhje edhe për ata përfaqësues të PD që nuk u përfshinë në lista, duke dashur të mos lërë pa iu afruar në distancë asnjë sensibiliteti të votuesve opozitarë.
Pra, sjellja e Ramës në këtë fushatë nuk është thjesht një tundim për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike, por një lëvizje e menduar mirë politike për të marrë vota edhe aty ku deri dje mendohej e pamundur. Shfaqjet atraktive, goditjet ndaj LSI, trajtimi i Bashës si një mik i ri që ai e shpëtoi nga [adra dhe do ta marri në qeveri apo keqardhja për listat e PD, përbëjnë një strategji të mirfilltë për të akaparuar vota edhe nga kampi tjetër”, shkruan me tej Shkullaku.
Sipas tij, nëse Rama e arrin qëllimin e tij, për PD-në do të jetë një dramë:
“Kjo strategji mëton të ngjizë idenë se pas marrëveshjes, pas realitetit të ri politik, vota e një demokrati për Edi Ramën nuk është një sakrilegj, nuk është më një tradhëti. Eshtë di[ka që mund të ndodhë, madje që nuk do ta mërziste as vetë Bashën se fundi fundit nesër bashkë pritet të jenë në qeveri.
Një PD me busull të ndryshuar në fushatë, me kursin e drejtuar befasisht kundër LSI, me paragjykimin e një marrëveshjeje bashkëqeverisje me Ramën nesër dhe me probleme të brendshme që presin orën të shpërthejnë, është terreni më i mirë për të peshkuar. Dhe Rama nuk e bën me rrjetë për t’i trembur peshqit, por me durim po përdor grepin për të kapur çdo ditë maksimumin në ujërat e turbullta të PD. Me këtë skemë elektorale, do të mjaftonin dhe një grusht votash në një qark për t’i dhënë një mandat më shumë. Diferenca e madhe mund të behët edhe me pak vota dhe Ramës i duhet maksimumi i mandateve që aleatin e ri në qeveri ta pranojë jo si të barabartë, por si të nënshtruar. Nëse e arrin këtë, flirti i tij e ka arritur qëllimin dhe PD mund të ndihet si një grua e përdorur, që vështirë ta rigjejë besimin për ta nisur jetën nga e para”.
Jam dakord me konstatimet e Shkullakut.Gjithe cka thote per sjelljen e Rames dhe per synimet e tija,jane te verteta.
Por,nuk jam dakord,me konkluzionin qe nxjerr dhe qe e ka stampuar qe ne titull te shkrimit.
Nese Rama po perpiqet ne maksimum ta shfrytezoje marreveshjen parazgjedhore me Bashen,nese Rama po perpiqet qe ta perdore Bashen,qofte edhe ne ate menyren pezhorative qe e pershkruan Shkullaku,kjo nuk do te thote se Basha po perdoret me te vertete nga Rama.
Jemi ne nje situate te tille,kur,perseri po te flasim me gjuhen e Shkullakut,Rama e perdor Bashen,po aq sa Basha e perdor Ramen.Vete situata e krijuar pas Marreveshjes mes dy kundershtareve kryesore politike ne Shqiperi,ka krijuar kete rrethane te paprecedente.Duhet te mesohemi me kete.
Eshte e pandershme per analistet,perfshi edhe Shkullakun,qe nuk duan te kuptojne qe,Marreveshja BAsha -Rama,nuk eshte per bashkeqeverisje,por per te siguruar nje proces te drejte zgjedhor.Eshte edhe me e pandershme akoma,kur ,gjithe duke bere sikur nuk e kuptojne kete,flasin per bashkeqeverisje Rama-Basha….duke na krijuar nje situate shume te cuditshme,sikur opozita na qenkesh LSI-ja!!
Kam pershtypjen,se analistet shqiptare,sekush per arsyet e veta,po i bejne nje sherbim te pacmuar Ilir Metes dhe LSI-se,duke e paraqitur para publikut,si nje viktime!
Nuk jam dakord,gjithashtu,me Shkullakun,edhe kur flet per rrezikun e joshjes se elektoratit te djathte nga Rama!Me vjen habi,sesi nje analist i nivelit te Shkullakut te mund ta mendoje nje gje te tille!
Sepse,nuk ka asnje shans qe demokratet te votojne Ramen.Ashtu,sic nuk ka asnje shans qe socialsitet te votojne Bashen.
Territoret politike,mes PD-se dhe PS-se ,jane te ndara qarte qe me 1991.Eshte nje histori 26 vjecare politike,me shume konflikte brenda,nga me te rendat bile,pa folur pastaj per ndjeshmerite historike,qe sherbejne ,si te thuash,si gur kufiri mes territoreve perkates politike.Mund te kete dezertime,kalime “te paligjshme” te ketij kufiri;por vetem kaq.Kufinjte jane aty.
E vetmja lufte mes tyre,eshte ajo e perhershmja,per territorin “mera” – nese mund ta quajme ne gjuhen popullore per territorin e perbashket publik – ku secila pale lufton,qe ta kete brenda territorit te saj.
Dhe,ketu,kush eshte me i zoti,fiton.Kush eshte me i zoti,le te fitoje.
Rreziku i vertete,per Partine Demokratike dhe per Bashen si lideri i saj,eshte LSI-ja qe i ka hyre ne territor.Eshte e paprecedente kjo.E kam thene dhe e them prape,sepse eshte shume e rende politikisht per PD-ne.
PS-ja nuk mund ta shkaterroje PD-ne.As PD-ja nuk mund ta shkaterroje PS-ne.
Vetem nje force e trete mund ta beje kete.
Por,ketu ka nje paradoks shume te cuditshem.
Ne vend qe LSI-ja te rrezikoje PS-ne,ajo po rrezikon PD-ne…!!!
Meta nuk ka asnje shans te rrezikoje PS-ne,per shkak te elektoratit socialist,qe e urren aq shume.Kushdo te vihet ne krye te PS-se,Meta nuk ka asnje shans ta demtoje se per ta kapur,as qe mund te imagjinohet.Aq shume e urrejne.
Por,per paradoksin qe thashe,ky majmun mundekesh te demtoje Partine Demnokratike.Territori qe i ka marre asaj,dhe qe eshte goxha i madh,e provon kete.
LSI-ja i ka hyre ne territor PD-se.I ka uzurpuar nje pjese te territorit asaj.Ia ka uzurpuar ne menyre te pabese.
Sulmi qe Basha ka ndermarre ndaj LSI-se,nuk eshte gje tjeter,vecse nje kundersulm per te zbuar kete “mik” te paftuar ne territorin e saj.Per te zbuar kete uzurpator.
Pse e ben tani,dhe nuk e ka bere me pare,mund te thone ciniket?!
E ben tani,sepse,tani eshte ne gjendje ta beje.Ja,per kete.
Por,kjo i sherben Rames – prape do te kembengulin ciniket…! Po,c’argument idiot eshte ky?!
Pse,duke pasur drojen se kjo mund t’i sherbeje Rames,Basha duhet te rrije duarkryq dhe te mos zboje uzurpatorin nga territori qe i ka pushtuar me te pabese?!
Te gjithe keto qe i them une,i dine te gjithe.E di edhe Shkullaku.Por,arsyeja se pse bejne sikur nuk dine,ka te beje me (mos)arsyet e tyre,qe jane nga me te ndryshmet,nga me te cuditshmet,duke filluar nga mllefi qe kane me Bashen se pse nuk shkoi ne theqafje,dhe per te cilen theqafje ishin bere gati te ngjiteshin ne nje nivel te ri analitik – ashtu sic u ngjiten me 21 janar 2011 ne nivelet e kafeneve te kullave,nga ku shihnin te rehatuar spektaklin e pergjakshem poshte tyre ne bulevard – ku te derdhnin tere talentin e tyre per shamanesh mediatike apo profitesh te opinionit publik,se c’dmund ,c’nuk mund,c’duhet dhe c’nuk duhet te beje Basha,filani apo fisteku.
Eshte per te ardhur keq per gjithe keta analiste qe,duket sikur duan me cdo kusht ta shohin Bashen te poshteruar,PD-ne te rrenuar,vetem e vetem,se pse,nuk veproi sipas parashikimeve te tyre.
Me vjen te keq mbi te gjitha,per gazetaret dhe analistet e djathte,qe per turpin e tyre,ia jane versulur te gjithe Bashes,gjithe duke e shfaqur haptas simpatine per Meten dhe LSI-ne e tij,qe po e paraqesin si nje viktime te pafajshme qe po i bien kot me qafe!
Une ju them vetem nje gje ketyre te mllefosurve,qe inati jua ka erresuar gjykimin,se varianti me i mundshem i koalicionit pas zgjedhjeve,eshte Rama-Meta.Eshte PS-LSI.
Sepse,ky eshte edhe me i logjikshmi (apo jane share aq shume,sa nuk ua lejon ndergjegja te bejne perseri koalicion sebashku…!).
Dhe,keta,nuk po bejne gje tjeter,vecse po perligjin edhe nje mandat tjeter Rama-Meta.
Por,ajo cka eshte me e poshtra, te duket sikur keta te djathte,po u bejne thirrje demokrateve qe i ka kaparosur Meta,qe te rrine me te … atje ne LSI-ja …. me mire jane aty,se te kthehen ne PD-ne e Bashes qe po e perdor Rama…
E si per t’i vene vulen poshtersise,te gjithe se bashku,bashke me Meten bile,cdo dite,ore e minute,thone se Berisha eshte me Meten…!!!
Une kam pare,jo edhe me aq habi,qe edhe ne portalin qe kan qene me afer PD-se keto kohe,ne ate te Qimit(Pekes),jo vetem qe behen editoriale dhe botohen shkrime nga autore(te ftuar) ku flitet per “flirtin” Basha-Rama dhe “rrezikun” e tij,jo vetem qe flitet per gjoja nje mbeshtetje te fshehte,qe na paskesh Meta nga Berisha,por edhe ne vete komentet e anonimeve,pothuaj te gjitha ,flitet hapur per simpatine ndaj LSI-se dhe Metes…!!!
Cfare po ben o Qim?! A po u thu demokrateve qe i ka mashtruar Meta,qe te rrine tek LSI-ja se mire jane atje?!
Se keshtu del ,kur mban kete qendrim,o Qim!
E paske ndryshuar gjuhen more zagar. Ti e njeh mire zotsine Rames, Jo vetem ne politike dhe ne kulture e gazetari, por lehje per ata qe te hidhnin kocka.
Ka ardhur koha qe shqiptaret ta shikojne njeri tjetrin me besim. Armiqesia midis partive eshte reflektuar deri edhe ne qelizen familjare, duke vene kundershtare vellezer e familjare. Mjaft me armiqesi dhe pabesi. Duhet bashkepunim dhe besim qe populli yne te eci perpara.
Pseudoanalistet, ngelen pa lajme, ngelen pa favoret e mesuara te marrin nga pushteti politik. Nuk u ngriten kurre ne lartesine per ta bere median realisht pushtet te katert por e kane kthyer ne zgjatim te politikes, mbushur me zvarranike interesaxhinj.
Dua te shkruaj por pertoj.Lexoj Mucin Anilen Vangjelin Shkullakun etj monstra dhe ndjej nje peshtirosje per nivelin e shoqerise shqiptare.Te mendosh qe keta jane ” te supozuarit inteligjent” te mendimit mediatik ?!?!?.Imagjinoni te tjeret !!!!!
Me pak fjale , se me keta dhe koken e vogel nuk ja vlen te angazhosh e jo me te madhen….I ZOTI E JEP ,TELLALLI SE SHET !Basha – Rama ben marreveshjen historike ,tellallet karagjoze nuk jane dakord !Hajde gazetari hajde.
Perfundimisht kush doli ME I fituar nga marreveshja Basha-Rama?Paske ndryshuar mendje tani