Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e lagjes së Kodrës së Shtufit. Gjatë takimit, z. Çuçi theksoi se Gjirokastra ka qënë në vëmendjen e qeverisë Rama duke përfituar plot 40 milionë euro investime, rreth 1 milionë euro në çdo muaj:
“Gati 1 milionë euro në muaj janë investuar në Gjirokastër, Ne kemi një të keqe që harrojmë shpejt por 2013 ka qënë shumë afër dhe ju e dini se cfarë perfaqësonte Viroi, qe s’kish as rrugë e sot ka shëtitore, e dini që edhe rruga nacionale që përshkon ishte mysybet dhe duhej foristradë për të kaluar e kështu me rradhë për të mos thënë pastaj qyteti muze e qafa e pazarit që kishte dhjetëravjeçarë që askush nuk mendonte të investonte për të mirëmbajtur një pasuri që nuk është vetëm e Gjirokastrës dhe Shqipërisë por është pasuri botërore. “
Më tej, ai nenvizoi se investimet në infrastrukturë dhe turizëm e kanë rritur vlerën e pronës me 30-40%, shifër e cila synohet të arrijë 50% gjatë mandatit të ardhshëm.
“25 Qershori është një moment shumë deciziv edhe për Gjirokastrën. Vetëm falë gjithë investimeve që po bejmë fillimisht në qëndrën historike sepse burimet janë të limituara sepse ne nuk jemi vend I pasur, e kanë rritur sot që flasim 30-40% vlerën e pronës. Imagjinojeni sikur të vazhdojmë edhe në 4 vitet e ardhshme me këto investime duke u shtrirë si rrathë koncetrikë në të gjithë qytetit. Do të harmonizohet lagjia e re me lagjen e vjetër ku kemi filluar investimet në fasada dhe I gjithë ky transformim do të rrisë me 50% vlerën e pronës në Gjirokastër.“
Gjatë ditës, z. Çuçi ishte i pranishëm në disa takime në fshatrat Sinanaj dhe Dhëmblan ku u premtoi banorëve fillimin e punës për ndërtimin e rrugës Dukaj – Sinanaj, një lehtësim ky për rreth 1500 banorë.
“Rruga nuk është një ëndërr më. Ky 4 vjeçar është 4 vjeçari që rruga do behet pa diskutim deri në Sinanaj”, premtoi z.Çuçi.”
Shume mire qe ne Gjirokaster jane imvesrtuar mesatarisht 1 milion euro ne muaj. Po ne Qarkun e Shkodres a e di ti se euro ne muaj jane investuar ? Shume pak. Gjithsejt gjate Rilindjes vetem 24 milion euro. Dhe ti e di se sa eshte ky Qark ne krahasim em Gjirakstren.