Rama si “kuçedra” e sondazheve, një shkrim anonim dhe reagimi i Afrim Krasniqit

13 Qershor 2017, 21:19Politika TEMA

Sondazhet e fundit të publikuara në Ora News dhe Report TV, kanë shkaktuar shumë polemika.

Nga PD dhe PS nuk kanë reaguar fare për këto sondazhe, ndërkohë që LSI dhe mediat pranë saj thonë se sondazhet janë paguar nga Rama, për të fshehur faktin se LSI është parti e dytë në vend dhe synon të dalë forcë e parë më 25 qershor.

Një portal në Kosovë madje, ka arritur deri aty, sa ka “zbuluar” një konspiracion të tërë të Ramës.

Bëhet fjalë për portalin Express, që kohët e fundit ka hapur zyrë dhe në Tiranë dhe që thuhet se është shumë afër LSI-së.

Sipas këtij portali, Rama ka bërë një sondazh nëpërmjet Afrimit Krasniqit dhe ua ka dërguar ambasadave të huaja në Tiranë.

Është një shkrim fund e krye fantazi, gjë që e konfirmon edhe i përmenduri në shkrim Afrim Krasniqi, por që ka gjetur vend në shumë faqe online.

Arsyet e këtij shkrimi, nuk do shumë mend të kuptohen!

Shkrimi i Express  

Në dyert e shërbimeve diplomatike në Shqipëri ka mbërritur një sondazh i kryer për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që mbahen më 25 qershor, i realizuar nga Afrim Krasniqi, me porosi të Partisë Socialiste.

Ashtu siç edhe në sondazhet e mëparshme të cilat janë bërë mbi hije të forta dyshimesh për paanshmërinë e tyre, forcë e parë politike në qarkun e Tiranës, del Partia Socialiste, e dytë Partia Demokratike, dhe e tretë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Por në këtë situatë të ndezur politike në Shqipëri, ku partitë shkojnë drejt garës elektorale pa koalicione parazgjedhore, mes akuzash dhe kundër-akuzash të forta, shërbimet diplomatike nuk janë treguar indiferente. Një burim i besuar pranë një shërbimi të fuqishëm diplomatik në vendin tonë, tha për Express se ata kanë kryer sondazhe të brendshme, ku nga hulumtimet e tyre, situata paraqitet krejt ndryshe.

Express disponon rezultatet e të dy sondazheve, ato që kanë në tryezë selitë diplomatike me “firmën” e Afrim Krasniqi, dhe rezultateve që ka nxjerrë sondazhi i kryer nga mekanizmat e tyre të brendshme. Sipas këtij të fundit, Partia Socialiste në qarkun e Tiranës qëndron në krye me një diferencë të vogël nga Lëvizja Socialiste për Integrim, (vetëm 2 % të votave)duke nxjerrë kështu të tretën Partinë Demokratike, që çuditërish, në sondazhin e Krasniqit kishte një rritje të befasishme si forcë e dytë.

Disi artificiale kjo, duke marrë parasysh situatën ku ndodhet aktualisht kjo forcë politike. I njëjti burim diplomatik tha pranë Express se sondazhi që nxjerrë të parë partinë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, është i porositur nga Partia Socialiste dhe vetë drejtuesi i saj.

Por përse bëhet gjithë ky manipulim me rezultatet e sondazheve në më pak se dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve në Shqipëri?

Frika më e madhe është se ka një tentativë për të “përligjur” rezultatin e zgjedhjeve që mund të vidhet nga forcat politike, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, tashmë në një marrëveshje politike me njëra-tjetrën prej 18 maj të shtrëngimit të duarve mes kreut të qeverisë Rama, dhe liderit demokrat Basha.

Një shqetësim që e ndajnë edhe shërbimet diplomatike në vendin tonë, të cilat siç ky burim i besuar i tha Express, janë duke ndjekur me vëmendje situatën parazgjedhore në Shqipëri, me dyshimet e forta se pas rezultateve të këtyre sondazheve mund të fshihet diçka më e madhe.

Konkretisht: Duke përhapur në tavolinat e shërbimeve diplomatike dhe në mbarë opinionin publik, PS-në si forcë të parë politike dhe PD-në të dytë, nuk do të kishte asnjë reagim, e madje edhe ndërkombëtarët do ta kishin të lehtë të vinin “vulën” mbi fituesin e zgjedhjeve, që do të konsideroheshin më në fund: Zgjedhje me standarde ndërkombëtare.

Në përpjekje për ta arritur këtë, duket se Rama dhe Basha kanë harruar vigjilencën e shërbimeve diplomatike, që në fakt e shohin këtë si një përligjje që po tentohet t’i bëhet vjedhjes së votës më 25 qershor, pasi nga mekanizmat e tyre rezultojnë të tjera rezultate . Ky falsifikim i sondazheve (në dukje i vogël) se PS dhe PD kanë numrin më të mëdhenj të votuesve, bëhet për të justifikuar një krim elektoral, siç është vjedhja e votës.

Edhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i cili pret të mandatohet më 24 korrik, mbi bazën e këtyre dyshimeve dhe shqetësimi serioz për të ardhmen e vendit, tha se nuk do të dekretojë asnjë qeveri nëse cënohet vota e lirë.

Në sondazhin e Afrim Krasniqit, gjithçka flitet për fitore të partive të mëdha…partitë e vogla janë inekzistente. Por në sondazhin e brendshëm të selisë diplomatike që Express e disponon, partitë e vogla kanë pjesën e tyre.

Express investigoi më herët edhe për një gënjeshtër të madhe me sondazhet e televizioneve në Shqipëri, ku doli hapur se pas tij qëndronte Partia Demokratike, që çuditërisht dilte forcë e dytë politike në rang kombëtar.

Rezultati i sondazhit të brendshëm të selisë diplomatike

32 % të votave PS

30 % të votave LSI

25 % të votave PD

5 % të votave PDIU

3 % Libra (e Ben Blushit)

1 % Sfida (e Gjergj Bojaxhi)

1 % FRD (e Bamir Topit)

3 % të tjera…

Reagimi i Afrim Krasniqit

Ne artikull anonim i cituar si burim nga Gazeta Express ne Kosove ka shkruar se une, Afrim Krasniqi, kam zhvilluar disa sondazhe te fshehta dhe ia kam derguar ato perfaqesime diplomatike. Truku i tyre shkon deri atje sa thone se kane edhe kopje te dokumentit.

Zakonisht trillime te tilla nuk duhen marre seriozisht por pashe se ca kolege ne Tirane i kane marre! Une e mesova nga lajmet anonime ne media se une paskam bere sondazhe..! Ne fakt, nuk kam bere dhe as kam ndermend te bej asnje sondazh.

Pres qe koleget ne Tirane ta verifikojne lajmin e marre te gatshem nga Kosova dhe ta pergenjeshtrojne ate meqenese eshte 100% trillim, sic pres qe koleget nga Prishtina ta pergenjeshtrojne sms e nisur nga financuesit politike ne Tirane dhe te tregojne minimunin e etikes profesionale. Kaq.

12 komente në “Rama si “kuçedra” e sondazheve, një shkrim anonim dhe reagimi i Afrim Krasniqit”

  1. Kosovari says:

    Buzhala haha. Pyeteni ju lutem me ke ishte mbreme ne sfersi te zyrave te digicom? Ishte me keshilltarin e LSI z.Ilir Kulla. Tadhti lexojeni artikullin pa emer ose me emrin Berat Buzhala

  2. jan says:

    Keto fliqesira i ben Berat Buzhala ne gazeten ku eshte kryeredaktor i keti pamfleti qe quhet Expspress. Mos ia veni veshin shume se ky eshte njeriu qe paguhet nga shume qeveri sekrete per ta destabilizu Shqipnine. Ky person eshte shume i rezikshem, pasi te gjitha menyrat dhe format e mundshme i ka perdor edhe ne restin e Kosoves kunder Vetevendosjes, por ne pergjithesi nuk ia ka arritur.

  3. ndoc says:

    “DITA ” e Thanos e paska marre seriozisht ? apo flirton me Like floririn?
    C’a thote Mero per kete ‘lajthitje’ te ‘Dites’

  4. Ha says:

    Lart sumen ilir. ..
    Lsi. .merr te Rames. …

  5. Dyrrahu says:

    Kjo eshte demokraci e leshit!
    Nga momenti kur nje gazete sikur ajo Express trillon, genjen, shpife dhe mashtron pa u ndeshkuar nga drejtesia, kesaj i thone demokraci e leshit.
    Disa gazetare te expressit i njo dhe mund te them se as qyrrat ne ta nuk i qes.
    Per inatet qe zoti Rama nuk ua rrase fare, keta gazetareca po dezinformojne ne menyre te paskrupullt, kjo eshte shkelje ligjore, do te vije koha qe te japin pergjegjesi per te gjitha nje nga nje.

  6. XheJ eN Bi says:

    lSI-Ja e ndjen se po i rrëshqet toka nën këmbë dhe përpiqet për të përhapur në opinion se do t’i vjedhin votat.Parti PAÇAVURE.

  7. mimi says:

    Fytyra e vërtetë e Ilir HAJDUTIT dhe bandës së LSI-së, tani po del sheshit… Por sado të përpiqen larot e paguar të Ilir Metës, çdo gjë mori fund për LSI-në, tani do të marrë atë që meriton… Zakonisht ata që bërtasin për “vjedhje” të zgjedhjeve, para se ato të bëhen, e ndjejnë humbjen e tyre dhe duan të justifikohen dhe përgatitisin terrenin për të vjedhur vetë (n.q.se munden)…! Këto janë “makiavelizmat” e Ilir monstrës, që edhe shprehja e fytyrës e tradhëton…!!!

  8. Xyz says:

    Po pse beheni kaq të trashë?, kaq naivë more shkrues artikujsh që vlejnë për të pastruar menderen? Ku është degjuar që ambasadat e huaja të ndërhyjë dhe të bëjnë propagande gjatë zgjedhjeve për ndonjë parti? Por qëllimi juaj është të shmanget vëmëndja nga problemi i duhur dhe të fillojnë cic-micet edhe me ambasadat. Ku i keni.mësuar këto marifete mynafikësh? Xyz

  9. orient says:

    ..jane dallge te medha ,qe nuk nxjerrin asnje leshterik ne breg..

  10. Haka Tekizoti says:

    “Lajmi” është i tëri trillim i Metës-zanaçiut të vjedhjeve. Meta është djallëzor po aq sa Berisha, në mos më shumë për shpifje të tilla, për ta paraqitur humbjen e pashmangshme si vepër kriminale të kundërshtarit. Për ta besuar këtë është e mjaftueshme të njohësh Metën dhe as që është nevoja të bëjë përgënjeshtrime ndokush.

  11. Dash says:

    Plera……me vjen keq qe futet dhe kosova ne keto pislleqe, megjthse tentakulat e metes po shtrihen kudo…

  12. spartaku says:

    Berat Buzhalmuti ç’fare verin e semes do me zgjedhjet e shqiperise.Apo kerkon ndonje hu ne bythe? Pisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje