Vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të varfër se përpara 30 viteve, kjo është arsyeja pse iu nevojitet të paktën 25 vite që të arrijnë BE-në, prandaj kjo është arsyeja pse Gjermania ka paraqitur një plan “Procesi i Berlinit plus”, tha Drejtori i Projektit për vendet e Ballkanit në Institutin Europian CIFE në Nice, njëkohësisht edhe anëtar në grupin Këshillimor për politikën e Ballkanit, Tobias Flessenkemper për Radio Europa e Lirë.
Ai shtoi se akoma është vetëm nën nivelin e idesë.
Nuk kemi dëgjuar asgjë të veçantë në lidhje me fondet, nuk ka akoma një mekanizëm ligjor. Akoma çdo gjë mbetet në nivel ideje, shpjegoi ai.
Gjithsesi, ne e dimë se cilat janë nevojat e rajonit dhe plotësimi i tyre nuk varet nga paratë. Një nga pengesat e zhvillimit të tij është deficiti i lartë tregtar me Be-në.
Që nga 2006, është thelluar në 98 miliardë euro. kjo do të thotë se një marrëdhënie e tillë është vendosur në mënyrë që vendet europiane të mund të eksportojnë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ekonomitë e rajonit nuk janë të kualifikuara që të bëjnë asnjë eksport me peshë në tregjet e BE-së, thotë ai.
Ai shtoi se mundësi për të ndërtuar dhe zhvilluar infrastrukturën është shuar.
Rrugët hekurudhore dhe automobilistike janë shumë larg standardeve europiane. Nuk e dimë nëse BE-ja, së bashku me aktorë të tjerë, do të angazhohet së shpejti. Ka plane, por paratë e nevojshme vijnë ngadalë, thotë Flessenkemper.
Sipas tij, përveç infrastrukturës, arsimimi është themelor.
Sikurse e dini, cilësia e arsimimit ka rënë në 40 vitet e fundit, pavarësisht numrit në rritje të shkollave dhe universiteteve private. Struktura dhe cilësia nuk janë të përshtatura me nevojat e ekonomisë. Pjesa më e madhe e njerëzve janë në kërkim të një pune në sektorin publik apo po përpiqen që të shkojnë jashtë,- thotë ai.
Ai gjithashtu paralajmëron se, elita qeverisëse në Ballkan mund të keqpërdorë fondet në mënyrë të përforcojnë pozitat e tyre.
Kjo është arsyeja pse Ministri i Jashtëm i Gjermanisë këmbëngul që paratë duhet të shkojnë direkt tek qytetarët dhe te shoqëria civile.
Megjithatë, ka arsye të mendohet se kjo iniciativë do të zbatohet, sipas Flessenkemper, i cili kujton përvojnë me Paktin e Stabilitetit, që nisi rreth 20 vjet më parë në një mënyrë të ngjashme për të siguruar fonde, por që nuk dha shumë rezultate për shkak të burokracisë dhe ngadalësisë.
Një tjetër problem sipas asaj çka thotë Flessenkemper, është se mekanizmi i ndihmës para anëtarësimit duhet të analizohet në ciklin e ardhshëm të 2020.
Kërkon kohë që të vendoset mekanizmi i ri. Europianët nuk janë të njohur për shpejtësi në realizimin e të tilla iniciativave.
Në një tjetër deklaratë, merret në konsideratë fakti se “procesi i Berlinit plus” mund të përdoret si një mënyrë për të zëvendësuar anëtarësinë e plotë në BE, duke pasur parasysh lodhjen nga zgjerimi të kontinentit të vjetër.
Sipas tij, vendet e rajonit janë të integruar me strukturën europiane.
Të gjithë vendet kanë marrëveshje tregtare me BE-në. Gjithashtu, ato janë të përfshirë në trafikun ajror. Integrimi në nivel politik mungon, kryesisht, dilema është nëse dhe kur sistemi politik i secilit vend në rajon do të jetë mjaftueshëm e besueshme për të përmbushur premtimet dhe i kualifikuar për anëtarësinë e BE-së. Dhe kanë treguar se niveli i demokracisë nuk është
Ai thotë se BE-ja po përpiqet që të reduktojë prapambetjen ekonomike të Ballkanit, por gjithashtu se anëtarësia nuk do të thotë se vendi arriti nivelin e Bashkimit Europian.
“Pra, dilema kryesore nuk është nëse rajoni i Ballkanit do të bëhet zyrtarisht anëtar i BE-së, por nëse do të arrijë në nivelet ekonomike europiane.
Prandaj, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë tha se tani duhet të investojmë në sektorë strategjikë, në mënyrë që rajoni të mund të zvogëlojë hendekun.
Gjithashtu, anëtarësimi nuk do të thotë automatikisht se keni arritur mesataren europiane. Disa vende kanë pasur sukses, ndërsa të tjerë, si Kroacia, nuk kanë “, përfundoi ai.
Ne BE dominojne interesat gjeopolitike…..Miliardat e BE u zhvendosen me shpejtesi ,pa asnje analize te thelluar ekonomike drejt Europes Lindore ….Fati i ketyre vendeve qe ishin ne kufij ose afersi me Rusine beri qe BE …te mbyllte syte ,mjafton qe te minimizohet ndikimi rus…Nga kjo situate perfitoi edhe Bullgaria dhe Rumania ….nderkohe Ballkani Perendimor e humbi rendesine gjeostrategjike …..pas renies se murit te Berlinit askush nuk mund te jape nje argument bindes se rajoni yne eshte i rendesishem…me perjashtim te analisteve apo gazetsreve qe perpiqen te shesin ndonje ide…Kesaj i shtohet edhe paftesia totale ,injoranca ,primitivizmi i politikaneve ballkanas …te cilet per interesa personale fitimi ,pushteti apo idiotizma shoviniste mesjetare..nuk diten te manovrojne dhe qeverisin ne menyre bashkohore per te perfituar nga rrethanat pozitive ….Edhe menyra se si BE trajton Ballkanin Perendimor aktualisht eshte poshteruese ,formalisht me deklarata boshe dhe realisht pa projekte konkrete ….Mjafton te krahasosh trajtimi qe i behet Ukrahines ,nje vendi totalisht te falimentuar ,praktikisht ne lufte civile i i dhurohen miliarda pa kthim ,i hiqen vizat 45 milione personave ,nderkohe qe kosovaret akoma nuk e kane kete te drejte per nje vije demarkacioni,,, Por cudia eshte se kosovaret e kishin kete te drejte ne kohen e Jugosllavise…….natyrisht per interesa gjeoplitike …tani keteo interesa nuk jane me .Hipokrizia e BE ,,,ndaj Ballkanit Perendimor ,por sidomos ndaj Shqiperise eshte bere e padurueshme …E keqja qendron se ndersa Serbia ,por edhe Mali i Zi bejne politike me elastike ,klasa jone politike ka nje servilizem te neveriteshem …Edhe kur Rama thote dicka per paralajmerim ,mediat tona idiote ne vend qe ta perkrahin e sulmojne ….Dhe rezultati ,cinizem dhe ironi ndaj deklaratave te Rames….leksione morali dhe miresjelljeje ….Thua se po sillen mire Greqia ,Hungaria Sllovakia .Polonia …..si antare nderkohe qe ne si pretend per tu anetaresuar duhet te ulim koken si adoleshenti perpara prinderve…
Epo ska mo druzhe TITO ….eee……..!!!!!!!!!! Prit se ska maru akoma …. kur te hyni mire ne vathe (europe) te gjithe ishat e SFRJ do ta shikoni mire se çdo te thote shprehja ; “Sa te jete lala gjoni (Tito) hani pini ene kendoni ,kur te vdese lala gjoni merrni trastat ene kerkoni” Paçi fat ……
S’ishin budalle baballaret tane qe zgjodhen ate rruge. Sa te behen 25 vjet te tjera largohen dhe Gjermania dhe Franca nga BE. Atehere mbetet shkiperria. Rrofte BE e rrofte mjerimi i Shqiperise e lindjes. Keto plane jane bere mire .. qe shume kohe me pare.
Epo pjella e komunistave qe u shnderrua ne klase oligarkike ishte me e zgjuar se eterit dhe keshtu e rropen popullin edhe me eger se c’bene baballaret e tyre. Europa ta kishte kuptuar me perpara kete, jo tani ne fund te pilafit.
Me te varfer ????Kush me e varfer Kroacia apo Slovenia .Ndoshta Shqoperia ????.Apo mos valle Maqedonia.Analiza amatoreske.Merr shembullin e Shqiperise .Rrjeti elektrik vetem per nje llambe dhe rrjeti rrugor vetem nje Zis cdo 2 ore.Nje televizor te vatra kultures dhe nje frigorifer per shkalle pallati.
Mjaft se na cate trapin me komunizmin.Vdiq dhe vetem.fantazma vjen verdalle.
Krahasimisht me Perendimin jemi mbrapa dhe kryesisht ne mentalitet.500 vjet Otomanizen duhet breza te eleminohet.