FOTOT/ Pallati i djegur në Londër. Ekipet e shpëtimit: Dyshojmë për 100 të vdekur

15 Qershor 2017, 12:30Bota TEMA
FOTOT/ Pallati i djegur në Londër. Ekipet e shpëtimit:

Asnjë person i ngecur në brendësi të pallatit që u përfshi nga flakët mëngjesin e së mërkurës në Londër nuk ka mbetur gjallë.

Ky është dyshimi të cilit ekipet e shpëtimit i frikësohen.

Ata thonë se ende ekziston një numër i panjohur njerëzish të vdekur në brendësi të ndërtesës, por për momentin është shumë e rrezikshme për t’i rikuperuar trupat, nga frika e një shembjeje të godinës, shkruan Daily Mail.

Kërkime të plota do të bëhen sidomos në katet e sipërme, ku ka pak shpresë që të ketë mbetur njeri gjallë.

Dhjetëra persona, me shumë mundësi rreth 100, dyshohet se kanë vdekur. 78 të lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që 18 prej tyre janë në gjendje kritike.

Ngjarja në fjalë tronditi Londrën dhe mbarë Britaninë e Madhe, ndërsa skena ku disa njerëz u hodhën nga pallati, kujtuan pamjet e trishta të 11 Shtatorit në SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje