Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dhënë medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar që studion në atë vend.
I riu ka treguar rezultate të shkëlqyera në mësime, çka ka sjellë si pasojë nderimin e tij nga vetë presidenti.
Dario Toska sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.
Medalja që Dario ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.
Ekselenti me origjinë nga Shqipëria sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.
Në pesë vitet e para të shkollimit që Dario sapo ka nisur, ai ka spikatur për rezultatet e larta.
Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, atësitë komunikatave dhe vetëbesimin), shkruan “JOQ”.
Djalit I lumte dhe jemi krenar per te. Pse duhet patjeter te cilesoni qe eshte djale I nje ish ministry socialit? Po djali I nje ish deputeteje socialiste cfare ka bere? Jeni bere me keq se 55 e Fahriut. Late nam.
do i kete ngjare mamase se Igli ka qene nje cope gomari ne shkolle
Tamam! Mamit dhe komshiut ndoshta, se ketij palles qe ka qene minister nuk i ngjan fare
Bravo Dario! suksese te metejshme,krenohen bashkeatedhetaret me Ju!
Ke te drejte Ermira! Edhe vajza ime e ka marre certifikaten “Outstanding Academic Excellence” nga Presidenti Barack Obama, si pjese e programit amerikan “President’s Education Awards Program”, biles ne perfundimin e matures, te cilen e mbaroi 1 vit perpara kohe.
Eshte mani e prinderve qe shfrytezojne arritjet e femijes si mjet per ti bere publicitet vetes, por edhe mania e gazetareve per t’i bere nje furce ish-ministrit.
po ku thuhet ne certifikate qe jepet nga Presidenti Trump? Aty ne krahun e majte poshte shkruan US Secretary of Education – dmth ja ka dhene Sekretari Shtetit per arsimin qe eshte ekuivalent i Min te Arsimit…as te lexoni certifikaten ne menyren e duhur se beni dot?
Suksese djalit, por cdo shkolle fillore ne Amerike jep te tilla certifikata….