Shpërthen Dashamir Shehi: Qen bir qeni kush e ka bërë Kodin Zgjedhor

16 Qershor 2017, 10:23Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se sistemi zgjedhor është i rrezikshëm për Shqipërinë dhe nuk prodhon qeveri stabile.

“Për sa i përket partive, që nga shtatori e mbrapa të fillojë rishikimi i Kodit Zgjedhor.

Aty duhen marrë në konsideratë partitë e vogla. Të hapet një pakt i ri.

Unë kam vite që e kam kundërshtuar këtë ligj. Ka qenë ligji më reaksionar.

Në Shqipëri ky ligj nuk ka funksionuar për të pasur një qeverisje të qëndrueshme.

Ky sistem e ka copëzuar Shqipërinë në 12 kolegje. Kush e ka menduar këtë ka qenë një qen bir qeni. Gjë më të poshtër në kurriz të këtij shteti nuk mund të bësh.

Vetëm për një grusht votash dhe për të kontrolluar pushteti. Nëse nuk ndërhyhet, do të jetë i rrezikshëm”, deklaron Shehi.

6 komente në “Shpërthen Dashamir Shehi: Qen bir qeni kush e ka bërë Kodin Zgjedhor”

  1. Denis says:

    Si urdheron shozo si thua ti do behet. Si parti e djathte vetem vodhe dhe e mole mire pushtetin. Nje fjale per pronen nuk e the dhe tani ben gam gam. Ik perdhu pijanec me mire behu antar i PPSH dmth Partia e Pijetareve te Shqiperise. Pse nuk e ndryshove ligjin ishe 8 vjet ne pushtet apo kishe siguruar bythen nen siglen PD dhe nuk e vije ujin ne zjarr.

  2. Celo Mezani says:

    E ka shkrujt ne menyre sekrete Kac Islami me Argiten nen monitorimin e Berishes.
    Pastja Kaci ja serviri Rames, qe ishte nuse e re ne PS dhe kujtonte atehere se Partia funksiononte si Bashkia, si shpikjen e madhe per ta bere LSI-ne pa peshe ne rezultatin e zgjedhjeve dhe per te kontrolluar me mire voten nga manipulimet e Berishes. I vune dhe nje emer seksi: Modeli Spanjoll.

    E dime si shkoi historia, ndodhi e kunderta. Berisha manipuloi haptas fare duke vjedhur 5-6 mandate, Meta doli me i forte se kurre.
    Rame e hengri llokumen mire dhe bashke me te e gjithe Shqiperia.

  3. kodisti says:

    Po ty ore Dashi me kembore tani te doli pija ene u bone essell …ee…, shume vone or Dash ..tani vari bolet je shume vone per codin zgjedhor or taj … !!!!!! Ne qofte se se kaperdin dot mbaje ne goje deri sa te tretet . Bej kujdes ne zgjedhjet e ardheshme , rri essell per zgjedhjet lokale … trung robi mire !!!!

  4. kleptofagos says:

    Pse mor Dash?
    Vertet e ke thene se kodi zgjedhor eshte antidemokratik dhe kriminal per Shqiperine, por aleancat dhe ortakllekun e ke bere me kryehartuesin e ketij Kodi. Ti nuk je budalla.. Nga e thena ne te bere na ndan nje det i tere..

  5. LORA says:

    Po shpertheka,per qeverisje te qendrueshme,,,,zv.kryeministri I 1997-es !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. bk says:

    Po mor Dash po. S’pate as turp dhe as ndroje te deklaroje ne TV se Zogu beri shume mire qe ia fali Serbise Shen Naunin. Ti qofsh , kerkon edhe te besh moral!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje