Instituti i Studimeve Politike në një analizë të precedentit “Meta”, një president i zgjedhur që s’ka bërë akoma betimin dhe është futur në konflikt me përfaqësuesit politikë që e zgjodhën në Prill, jep mundësitë kushtetuese se si zgjedhja e tij mund të bllokohet më 24 Korrik.
Sipas kësaj analize teorikisht mund të ndodhë bojkoti i Kuvendit nga PD dhe PS dhe seanca plenare e thirrur për betimin e Metës dështon duke e bërë jo-legjitime zgjedhjen e tij si president. Në këtë rast parlamenti i ri në Shtator nis procedurat për zgjedhjen e një presidenti të ri.
DEBATI MBI MANDATIN DHE LEGJITIMITETIN
Zgjedhja e zotit Meta President është legjitime, është në përputhje me Kushtetutën dhe formalisht është tregues cilësor i maturisë politike. Interesant është fakti se 45 ditë pas zgjedhjes më shumë vlerësuese dhe mbështetëse e legjitimitetit të tij nuk janë ata që e zgjodhën (PS), por ata që e bojkotuan (PD). Interesat elektorale dhe sidomos lidhjet informale personale midis aktorëve politikë të djeshëm e të sotëm, kanë bërë që raportet të përmbysen dhe tashmë mazhoranca e majtë të vendosë në dilemë nëse Presidenti i ri është zgjidhje apo një problem, zgjidhje apo një pengesë, arsye maturimi apo denigrimi të sistemit përfaqësues.
Mbi këtë bazë janë rritur zërat “e penduar” dhe me siguri, nëse votimi i datës 28 prill do të përsëritej, numri i votave mbështetëse do të ishte shumëfish më i vogël sesa votat e marra apo votat e nevojshme.
Interesant është fakti se elitat politike diskutojnë, kryesisht përmes replikave në mitingje dhe rrjete sociale, por në tërësi ata dëshmojnë se nuk e kanë lexuar Kushtetutën dhe nuk janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje kushtetuese të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në rastin konkret, Kushtetuta e Shqipërisë ka një “kurth” ligjor, i cili lehtësisht mund të krijojë bazë për një krizë ose zgjidhje të re politike.
BETIMI I PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR DHE MARRJA E DETYRËS
Kushtetuta, neni 88, pika 3, përcakton se “Presidenti fillon ne detyre pasi bën betimin para Kuvendit, por jo me pare se te ketë mbaruar mandati i Presidentit qe largohet”. Kjo do të thotë se Presidenti në detyrë ushtron kompetencat e tij deri me 24.07.2017 dhe se midis datës 24 maj dhe 24 korrik 2017 do të kemi një President në detyrë dhe një President të zgjedhur. Kryerja e ceremonisë së betimit merr vlerë të veçantë në zgjedhjet 2017. Sipas Kushtetutës betimi është parakusht për marrjen e detyrës, dhe betimi kryhet para Kuvendit.
Normat kushtetuese përcaktojnë se parlamenti i vjetër (ai aktual 2013-2017) vijon të jetë legjitim deri në shtator 2017, ndaj me 24 korrik 2017 do të duhet të thirret parlamenti i shpërndarë për kryerjen e ceremonisë së betimit të Presidentit.
Sipas nenit 74 të Kushtetutës, “Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve”. Më 24.07.2017 Kuvendi duhet thirrur në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit. Thirrja e tij teknikisht mund të realizohet.
SKENARI I BLLOKIMIT TË ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
Kushtetuta e RSH, duke e lidhur betimin me marrjen e detyrës, e lë këtë të fundit në varësi nga hapi i parë, betimi. Nëse nuk ka betim, nuk ka President. Pra, një praktikë procedurale rutinë, siç është betimi, do të ndryshonte të gjithë sjelljen institucionale, përfshirë edhe mandatin e Presidentit të ri. E njëjta praktikë ndodh me ministrat: ata e marrin detyrën vetëm kur betohen, jo kur zgjidhen në parlament. Nëse nuk betohen, nuk marrin detyrën. E njëjta logjikë përsëritet edhe tek Presidenti.
Konkretisht, nëse seanca thirret dhe Presidenti betohet, Shqipëria do të ketë z.Meta si President të ri gjatë 5 viteve të ardhshme. Nëse seanca nuk arrin dot të zhvillohet (nuk arrihet dot kuorumi i nevojshëm i deputetëve prezent në sallë) atëherë nuk ka seancë të re, por e gjithë praktika e zgjedhjes së Presidentit bëhet NUL dhe Shqipëria mbetet pa President të zgjedhur/betuar. Në këtë rast, zoti Meta do të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese, por ndërkohë, parlamenti i ri në shtator do të zgjidhte me procedurë nga a para, Presidentin e ri të Republikës.
Gjatë periudhës korrik – shtator zoti Meta, me cilësinë e ish kryetarit të Kuvendit, do të ushtronte formalisht funksionet e kryetarit të shtetit, me kompetenca të kufizuara dhe vetëm me akte protokollare. Madje, në raste të njëjta në disa vende evropiane, përfshirë në rajon dhe në praktikën shqiptare midis datës 4-8 prill 1992 apo 23-24 korrik 1997 ushtruesi i detyrës së Presidentit nuk shkon në zyrën e Presidentit, por e ushtron atë nga zyra e tij, në Kuvend.
por në shtator, ai nuk do jetë deputet (nuk kandidon në zgjedhje), nuk do ishte President (sepse nuk ka arritur të bëjë betimin), si dhe nuk do ishte kryetar kuvendi. Në këto rrethana parlamenti i ri, me marrëveshje tjetër midis PS e PD ose me votat e 71 deputetëve do të mund të inicionte edhe njëherë procedurën e zgjedhjes nga e para të Presidentit të Ri të Republikës.
DEPUTETËT PRO DHE KUNDËR BOJKOTIT TË BETIMIT PRESIDENCIAL
Cilët deputetë/cilat palë mund ta përdorin “bojkotin” e seancës së datës 24 korrik dhe pamundësojnë marrjen e detyrës nga Presidenti i ri?
Teorikisht janë disa grupime/skenarë:
Deputetët e PS nuk kanë qenë dhe nuk janë entuziastë për zgjedhjen e Metës President, ndaj do të kishin arsye të mjaftueshme për të kryer një akt hakmarrës politik, duke e mënjanuar atë përfundimisht nga marrja e këtij posti.
Deputetët e PD në tërësinë e tyre (pavarësisht deklaratave mbështetëse të zotit Berisha ndaj zotit Meta), do ta kishin të vështirë të merrnin pjesë në një seancë të betimit të metës si President, nëse në sallë mungojnë ata që e kanë zgjedhur, socialistët.
Deputetët e LIBRA kanë votuar kundër tij dhe nuk do të kishin arsye të ndryshonin qëndrim.
Deputetët e pakënaqur në PS dhe PD (të përjashtuar nga lisat e ri-kandidimit) do ta përdornin këtë situatë për tu hakmarrë ndaj liderëve të tyre politikë, dhe me siguri, dy palët nuk do të kishin interes që hakmarrja e tyre do të çonte zotin Meta në presidencë, por përmes një krize të re politike do ta kishin më të lehtë të artikulonin dështimet e sistemit politik dhe të marrëveshjes së fshehtë të 17 majit 2017.
Të vetmit deputetë 100% mbështetës të zotit Meta (prezent në seancë në çdo rast) mund të ishin deputetët e LSI (minus dy emra, një që ka kaluar me PS dhe një që ka ndërruar jetë), si dhe disa nga deputetët e PDIU, propozues me firmë të zotit Meta.
ZGJIDHJA AFATSHKURTËR DHE AFATGJATË
Zgjidhja ideale do të kishte qenë aplikimi I zgjedhjes së Presidentit direkt nga qytetarët. Në këtë rast betimi nuk bëhet në parlament, por përpara Gjykatës Kushtetuese ose Kryetarit të saj. Presidenti do të kishte mbështetje publike dhe sjellja e tij do të përkthehej me votë pro apo kundër.Zgjidhja optimale afatshkurtër është sensi i përgjegjësisë nga të gjitha palët, – presidenti të sillet si President dhe jo si militant I një partie dhe kontestues I sistemit politik që vetë ai drejton, – mazhoranca të pranojë çmimin e gabimit për shkak të konjukturave elektorale dhe tezën se nuk mund ti marrë të gjitha pushtetet nën kontroll, – opozita të sillet si opozitë e qeverisë ku bëjnë pjesë kryeministri dhe presidenti I zgjedhur.
Zgjidhje tjetër optimale është edhe korrektimi i marrëveshjes së 28 prillit, secila palë të marrë atë që realisht kërkon: PS të heqë dorë nga mbështetja për Presidentin e zgjedhur dhe me bojkot me 24 korrik ta pamundësojë marrjen e detyrës prej tij, – Presidenti I zgjedhur të rikthehet në partinë e tij dhe të punojë për të kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, opozita të pranojë në një raund të ri bisedimesh ofertën e paketës McAllister për një kandidaturë presidenciale konsensuale.
Mbi të gjitha, edhe në këtë rast, zgjidhja kërkon një parakusht: kërkon politikanë vizionarë, të aftë të marrin vendime të vështira, dhe mbi të gjitha, kërkon seriozitet, integritet, transparencë dhe sens përgjegjësie, pasi le të mos harrojmë për asnjë sekondë, minutë e orë se nuk bëhet fjalë për një vend pune, por për simbolin e shtetit, Presidentin e Republikës, imazhin dhe kryetarin e shtetit në pesë vitet e ardhshme.
Sakte….Edhe ne Shqiperi nuk mungojne njerezit e afte per analiza e perfundime dinjitoze ,te barabarta me ato te vendeve te zhvilluara.
Votoni EDI RAMËN që ta bëjmë tërë
SHQIPËRINË si TIRANËN
Shqiperine si Tiranën!!! Tirana eshte beron dhe tym, kaotike, nga te vetmet qytete ne Europe ku mungojne pistat per bicikleta, ku ndertimet qe u bene ne kohet kur Edi Rama ishte kryetar bashkie i Tiranes!! Ti qe do te na besh Shqiperine si Tiranen duhet te jesh ndonje fshatar qe nuk e di se si eshte nje qyetet model se ke pare vetëm fshat.
Ku eshte serioziteti shtetit qe qeveriset
nga socialistet?
Edi Rama duhet te perfundoje si nje fare kadaffi
por ky pusht e kupton se jemi tjeter komb
dhe tolerojme maskarenjte nga ky fat.
Zoti kari.
Emri juaj eshte emblema e mendjes suaj dhe ju perfaqson me menyre dinjtoze karakterin,edukaten,kulturen perkatesine politike saliste.
Vazhdoni keshtu ne te “miren”salizmit she mbeturinave te tije se i beni nje kontribut vendit ne zhdukjen sa me shpejt te te atij Don Kishoti te quajtur Sali Berisha.
Ops… Edhe roli juaj si Sanço Pança do te zhduket me zhdukjen e gerdalles
Nuk kam cfare te them….ti qeke tamam ……KLLUFCARI.
Meta duhet hequr. Tregojn qe jo vetem mban anen e LSI por eshte edhe armik i betuar i PS-se dhe PD-se. Me deklaraten e tij ne radion greke ai tregoj qe eshte nje person anti-kombetar. Te shash kryeministrin e vendit sepse ai i ka treguar vendin marreveshjes se shitjes se detit Greqise nga Basha-Berisha e Meta (ishin te gjithe ne te njejten qeveri) eshte nje veprim antikombetar. Ky hajdut me bllok ne dore, qe vodhi edhe floririn e vendit, dhe me gruan e tij ka vjedhur cdo biznesmen qe ka kerkuar te mbijetoje nuk mund te jete President i vendit. Dashurija e tin per Sali Berishen tregon qe ky eshte ne mbeshtetje te te gjitha akteve anti-kombetare qe Bersiha ka bere kunder Shqiperise. Prandaj ne ju bejme thirrje PS, z. Edi Rama qe te beje te gjitha perpjekjet dhe ta heqe kete nga President te vendit. Ilir Meta po tregon qe eshte njeri i pabese, tradhetar i vendit, dhe hajdut me bllok.
Pandeli Majko po merr ne mbrojtje ilir palluqin dhe kriminelin. Edi rama duhet te largoje kalin e trojes ne partine socialiste qe eshte Pandeli majko. Pandeli majko eshte tradhetari i socialisteve te thjeshte mbrojtesi i ilir hajdutit dhe kriminelit. Ilir meta duhet shkarkuar ose te mos lejohet qe ai te behet president duke bojkotuar seancen e 24 korrikut kur dhe ai funderrine i zgjedhur president do te beje dhe betimin.
Ilir meta eshte hajdut qe eshte pare duke vjedhur live nga i tere populli shqipetar.
Eshte turp dhe ulje per cdo njeri te ndershem qe ilir meta te jete president eshte kulmi i imoralitetit hde i padrejtesise. Eshte njelloj si ti varesh ujkut mushkerite e qengjit ne qafe.
Ilir meta president fyen inteligjencen e cdo shqipetari.
Kujdes Like se ma hëngre të gjatin pa marë çelësat e zyrës akoma….
Realiteti sot tregon edhe njehere qe postin e presidentit nuk duhet ta kete asnje politikan por nje intelektual i shquar e patriot.
Fatkeqesisht babezia e tyre e do edhe kete post.
META NJE “0”.TE SHKOJ ME LOPE NE SKRAPAR.POPULLI NUK I HARRON BEMAT E TIJ.
presidenti qe u zgjodh nga parlamenti shqiptar duhet fomalisht vetem te betohet dhe per kete deputetet duhet te marrin vetem pjese ne parlament diten e betimit. nqs ata nuk jane prezent dhe nuk behet korumi duhet te behen zgjedhje te reja sepse eshte shkelur moralisht dhe ligjerisht rrespektimi i pozicionit te presidentit te votuar me vota legjitime nga parlamenti.
Meta nuk meriton te jete president
PRÉSIDENTI TE ZGJIDHET NGA POPULLI,NE ASNJE MENYRE NGA ANTIPOPULLI
prandaj gerthet Meta se ka frike se ne shtator ngel pa rroge ….i shkreti se te libreza punes e ka fiilluar me kreyeminister.
Pirati u be pap. Ne Shqiperi kryehajduti president
Ne kete vend sa me shum te vjedhesh aq me lary ngjitesh.
mbeti muti i mutit nga karrikja ne karrike,sikur ka bere vezen e kuqe dhe tamaja e tij eshte rritur dita dites,kurre nuk ka qene i kenaqur me ate qe ka perfituar.E nisi pa punuar asnje dite karieren politike si deputet,kryetar i fresh-it,ministet,zv/kryeminister,kryeminister,vetem ne OKB nuk ka shkuar lamashi.Dhe cfare ka bere ky kulish per kete vend? Kur nuk u kenaq me deshirat e paplotesuara te tij si zv/kryeminister,i beri tetshin PS-se se Nanos dhe si nje llogaritar i ftohte beri lesheline me shpresen qe te behet playmaker ne politike.Dhe kete e ka realizuar,duke iu ngjitur fillimisht qoftelargut,i cili donte dike te percante te majten dhe me pas e futi ne xhepin e vogel,pas videos me Dritanin.Pas kesaj, nga halli per te shkulur plakun Mere nga pushteti,iu ngjit Edi Rames dhe 4 vjet me radhe mori aq sa s’kish ku shkonte me,ministrira,drejtore kabinetesh,deputete me shumice,bashki i keshilltare,te votuar ne shumice nga socialistet e varfer,qe u ngeci likja ne dore si dopjogjasshta ky bastard etj.Por tani i erdhi fundi,s’ka ku te veje.I merr apo nuk i merr 5-6 deputete sepse aq lamashe ka rreth vehtes.Kathiqi i mutit.Une do te preferoja nga halli nje bashkepunim qeverritar me FRD-ne apo me Sfiden,por jo me kete kancer qe e ka emrin LSI-MetajIlir.
O popull, sa gjera thuhen ne emrin tend..
Bile edhe lartmadhnia flet ne emrin tenD
Edhe Enver Hoxha foli ne emrin tend.
DERRMOJINI ME VOT KETA QE NA TORTURUAN PER 25 VJET.
Mos lexoni ca njerz te paguar per propogande…
Pas kater vitesj jemi eshe me te varfer seç ishim…
VOTONI NDRYSHE KETE RADHE,
SHKALLMOJINI KETA QE NA TALLEN, PERZEN NGA SHQIPERIA, NA FYEJNE INTELIGJENCEN;
1. ME VARFERIN,
2. ME PLERA RADIOKTIVE;
3. ME DROGEN;
3. ME OLIGARKET QE MARIN PARA NGA TAKSAT TONA;
a) ME KONCENE;
b) ME TENDERAT, QE I FITOJNE NJE DORE PUSHTASH.
Një NE 6 Shqiptar do te largohet nga shqiperia, PSE?
Sepse na trajtojne si ZEZAKET e Evropes, na quajne injorant, na perbuzin qe diten e dyte pas zgjedhjeve.
Dhe ne i ringrejme pas 4 vitesh me nje THES MIELL.
TURP PER ATA QE DO VOTOJNE PD DHE RILINDJEN.
CDO POPULL E KA HAK QEVERIN E VET,
SEPSE E ZGJEDH VET.
REFLEKTONI TANI SA NUK ESHTE VON!!!
POSHT HAJDUTET,
RROFT SHQIPERIA DHE SHQIPTARET.
Shifeni Cfar kokrre eshte dhe president e zgjodhen dhe prap kerkon te bej gjullurdi, sa mosmirnjohes duet te zhduket nga politika e te shkoj Coban ne skrapar aty le te komunikoj me ariun.
Pazaret jane bere ne darken qe hengren peshkun te tjerat jane per te diskutuar populli neper gazeta
Te shkretet ne, kalojme nga nje president gomar ne nje president Kryehajdut.
HALIM KOSOVA PRISIDENT!
ky kokpalare se ka vendin ne presidence por ne burg do jete nje gabim i madh sepse sigurishte mbas 5 vjetesh rehabilitohet dhe na del nje figure shume e kulluar se keta jane dha aktora o vella
Sheiku Like Floriri, ky HAJDUT ME ÇIZME E ME BLLOK, KY SHARLATAN I POSHTËR, duhet të shkojë në burg e jo në Presidencë.
Cdo dit e e teper duke degjuar, Meten, si beret, shha, ulurin, shpif e jep intervista stacjonit grek, duke shar e shpifur pe rkryeministrine vendit ton ne nje koh qe ka qen bashkeqeverises dhe sesht ndjer e publik fare, per keto procka e akuza prej rrugaci qe ben sot, njelloi sic vepronte Berisha me par. Depuytett e PS, kryeministri Rama duhet te kerkojn falj publike qe miratuan nje karagjos per president te republikes, kur vendi yne ka intelektual te shquar, me apo pa asnje parti politike, qe i bejn nder SHqiperis ton edhe neper bote, duhet ta ndjekin ne dinamik edhe keto dit sjelljen e tij dhe sa me par aq me mir dote jet ashtu sic e parashikon edhe apesira ligjire, t mos marin pjes ne parlament kur dote behet betimi, sic duket ska mend dhe kok per te qen ne organin et e lart shtereror. Le te shkoi atje tek LSI qe pjesa me e mir e nenpunesve ne administraten shteterore lan dale hajdut jo vetem ne dogana e tatime, por ne gjith administraten shteterore, nga SHkodra ne Sarand, Lushnje, Berat e kudo ku shkelin lsistat.
Sme hiqe nga mendja kur pash ne nje televizjon ankesen e 6 grave ne qytetin e Beratit qe drejtusit e bashkis qe rejtohet nga LSI, i kishin hequr nga puna se spranuan te mernin tesrat e LSI. Kjo esht filozofia dhe psikologjia e Ilir Metes dhe vasaleve te tij. Duke pare sjelljet dhe histerizmin e ketyre diteve qe shan e ciret si i mare, mu kujtuan fjalet e profesor Skender GJinushit qe kur u zgjoth kryetar kuvendi me votat e PS, u indinjua aq shum sa tha ; Sali Berisha esht lule, perpara Ilir Metes; dhe me pas i numuroi gjith ligesit e keti kameleoni.
Duke pare e degjuar cfar nxjer nga goja ky moster i bej thirje qytetareve shqiptar, ti kethen shpinen LSI dhe Metes e Vasilit, me 25 Qershor, nese duan qe vendi yne te ece perpara ne rrugen e demokracis, shtetit ligjor dhe zhvillimit ekonomik , te vendit ne pergjithesi dhe cdo familje ne vecanti.