Luan Rama “sulmon” Edi Ramën: Shqiptarët nuk janë manekinë e budallenj, LSI humbi bashkitë prej pazareve të tua

18 Qershor 2017, 12:50Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka shpërthyer sot ndaj liderit të Partisë Socialiste Edi Rama me një sërë fjalësh të rënda.

Ai  reagoi pas komenteve të kryeministrit me qytetarët e Vorës për një ngërç në hipotekë ku 3000 qytetarë nuk kishin marrë dokumentacionin përkatës.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së nuk kurseu edhe akuzat në adresë të kryeministrit, duke shtuar se pas 25 qershorit ai do të ndëshkohet me votë pasi siç thotë “shqiptarët nuk janë manekinë e budallenj”. 

“Hipotekat i kanë njerëzit e Rilindjes të emëruara nga ai. Por meqë është kështu, unë i ftoj të 3 mijë familjet e Bashkisë së Vorës të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës, të marrin dokumentet e pronësisë meqë pjesën e tepsisë e ka zotërua në fjalë. Regjistruesi të bëjë gati 3 mijë certifikatat e pronësisë për të dëshmuar të vërtetën se kush i mban ato peng,” tha Rama.

2 komente në “Luan Rama “sulmon” Edi Ramën: Shqiptarët nuk janë manekinë e budallenj, LSI humbi bashkitë prej pazareve të tua”

  1. Poradecari says:

    Po jo mor budalla! LSI nuk e do njeri. Ne Poradec ia dhane votat nje budallai, vetem qe te mos ja jepnin LSI. Provojeni ca vjet opoziten se ju ben mire, o vjedhes te pangopur te vendit!

  2. sali says:

    Nuk ju a ka fajin Edi Rama juve ,kur ju te gjithe kandidatet qe vini i keni hajduter,Parti qe nuk gjen dot nje njeri te ndershem te caktoje kandidat.Fajin Kerkojeni ne vehtja.Uroj per te miren e shqiperise kjo parti private te zhduket nga harta politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje