Basha dënon deklaratat e Metës për armatosje të popullatës: Deklaratë e papërgjegjshme, pushteti s'merret me dhunë

20 Qershor 2017, 22:04Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha ka folur për deklaratën e presidentit të zgjedhur, Ilir Meta se nëse nuk arrestohen dhunuesit e përkrahësve të LSI gjatë fushatës do armatosë popullin. Basha e konsideroi të papërgjegjshme deklaratën e Metës, ndërsa tha se pushteti nuk merret as me dhunë, as me kërcënime.

Eni Vasili: Ditët e fundit janë vërejtur disa incidente dhe sulme ndaj përfaqësuesve të LSI. Keni një koment?

Basha: Pushteti nuk merret as me dhunë, as me kërcënime. E dënoj dhunën. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Dhe u bëj thirrje qytetarëve që t’i largohen republikës së vjetër dhe të kthejnë sytë nga vetja e tyre dhe nga numri 6.

Eni Vasili: Çfarë mendoni për deklaratën e Metës që nëse nuk arrestohen keqbërësit, ai do armatosë popullin?

Basha: Mendoj se është një deklaratë e papërgjegjshme, pasi në asnjë rast nuk mund të zëvendësohet alternativa e shtetit ligjor me alternativa të tjera.

Vendi është, koha është që ne të zbatojmë ligjin. Mendoj se është një deklaratë e papërgjegjshme, si ajo e Edi Ramës që i bën thirrje policisë për të bërë fushatë elektorale. Ata janë në një panik të përligjur, pasi këto janë 4 ditët e fundit të republikës së vjetër dhe njerëzit po bashkohen për republikën e re.

1 komente në “Basha dënon deklaratat e Metës për armatosje të popullatës: Deklaratë e papërgjegjshme, pushteti s’merret me dhunë”

  1. enter"" says:

    HAHAHAHAH, ky qe para nje muaji bente thirrje per marrje pushteti me dhune, per terheqje zvarre tek lana etj etj etj

    O te dhjefsha rracen njeri I ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje