Seanca e ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqajt, i cilësuar si dëshmitari kyç për zbardhjen e kalimit të 20% të ish-hotel Vollgës në pronësi të Emiljano Shullazit, i ka befasuar të gjithë.
Beqaj e Shullazi nga deklaratat e bëra në sallën e gjyqit treguan se njiheshin mjaft mirë me njëri-tjetrin, madje kanë përmendur shpeshherë emra të njohur të politikës.
Ajo thotë se për histori të ndryshme ata kanë përdorur emra ish-ministrash e ministrash aktualë.
Një emër i përmendur prej tyre është edhe ai i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, të cilës, sipas Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqaj i ka mundësuar një udhëtim në Arabinë Saudite, raporton News 24.
Një fakt i tillë mësohet të jetë mohuar nga Ylvi Beqaj.
Shullazi: A e ke çuar ti zonjën Topalli për vizitë në Arabi?
Ylvi Beqaj: Jo, është sajesë
Shullazi: Mua më ke rrëfyer se zonja Topalli harxhonte shumë shampo dhe blinte dy gjëra në çdo dyqan që hynte
Të martën që vjen pritet të thirret sërish për ballafaqim Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja.
Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Pesë të pandehurit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit.
He ku eshte ai medemek shkrimtar Bushati dhe ai biznesmeni shkodran se mos e ka edhe ai mbiemnin bushati sa e mire sa e ambel po ju del Jozefina .Ne qofte se nuk jetoni ne Shkoder hajdeni e leni nje vend takimi e te thojne po takohemi te pallati i Jozefines te blloku i pallateve te Jozefines te pallatidyqane e banka te Jozefines (te radjoshkodra) etj.
Avash mor Tarabosh mos kce ashtu , gjithcka qe thuhet nuk asht e thanun qe asht e vertete .
Pse nuk e botoni komentin e taraboshit apo keni ndonje profesor a biznesmen shkodran aty
O popull SHqiptar zgjohu sa s’eshte vone ,kjo pula qe kakariste per mos votimin e vetingut me emrin Josefine ,valle e ka bere nga halli apo jane probleme zhelesh te kesaj “kucedre”,e cila hiqeshe me fanatike se popa,por ne realitet kjo eshte viktima e pare.
Shume lajm interesant !
Prokurori Shullazi mer ne pyetje biznesmenin Beqja me dyshimin se ky “e njeh” Jozefina Topallin e bile e paskej financuar qe te udhetoje e te beje pazar ne merkatot e Arabise Saudite.
Po ja qe del nje “komentues nga taraboshi”, dhe ja hedh poshte prokurorit Shullazi dyshimin e tij, pasi i thote se Jozefina nuk ka pasur nevoje per parate e Beqjes, se ajo eshte pronare e shume pallateve e bankave ne Shkoder ????
po pse more shqiptaruca a mendoni se duhet besuar Emiljano Shullazi……!