Gjatë një takimi me mbështetësit e PS-së në Paskuqan, kryeministri Edi Rama tha kërkoi votën për të ndërtuar qeverinë e re pa parti të tjera.
Rama tha se nëse PS-ja do ta donte pushtetin për vete, do të futej në zgjedhje pa marrëveshje me PD-në.
“Na ka kapur Sudja dhe na shfaqet në 100 mënyra.
Një herë me fytyrën e Lulit, 1 herë me të Blushit e njëherë me atë të Petrit Vasilit.
Nuk dua më shumë pushtet për vete.
Nëse do të doja, tani do ishim duke pirë kafe në hije, Luli nga çdra duke bërtitur ujë, ujë.
Ne do merrnim 100 deputetë. Por nuk mund të lejonim që të ktheheshim në një vend qesharak”, tha ai.
Rama i ftoi demokratët dhe socialistët të vënë para të gjithave interesat e vendit, duke i dhënë shumicën PS-së, pasi sipas tij, edhe reforma në drejtësi rrezikohet, pavarësisht se është miratuar.
Duke iu referuar kreut të PD-së, Basha, Rama tha se efektiviteti i tij si drejtues është provuar në 4 vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.
“Aman mos na lini në dorë të të tjerëve.
Duhe të të marrë fund ky sistem.
Prandaj më 25 qershor duhet bërë një revolucion kuqezi për të vënë flamurin e Skënderbeut në çdo zyrë dhe jo atë të partive.
Po nuk i dhatë PS-së fuqinë që po ju kërkojmë, edhe reforma në drejtësi është në rrezik.
Edhe koalicioni që pati këtë çarjen e madhe, krisjen e kishte te reforma në drejtësi.
Asnjë përveç PS-së nuk e ka dashur.
Na jepni atë shenjtan votë, pa dallim.
Je me PD-në, rri me PD-në, mbaje në zemër.
Nuk mund t’i japësh votën Lulit. Është shalqi me provë, doli kungull”, tha ai.
KA SHUME, SHUME, TE DREJTE . ESHTE E VETMJA QEVERI QE PO PUNON, PER TI DHENE IDENTITETIN E SAJ SHQIPERISE , PER TA KULTURUAR NE CDO SEKTOR , PA DYDHIM QE REFORMA NE DREJTESI DO TE SJELLI INVESTITORET E HUAJ ,QE TE KENE MUNDESI TE PUNESOHEN TE RINJTE DHE TE REJAT .
NUK DUHET FAJSUAR RAMA PER VENDE PUNE .
CILI INVESTITOR VJEN NE SHQIPERI ME RRUMPALLEN QE NDERTOI SALIU ME HAJNAT E TIJ ????????
Shenjtan apo SHEJTAN?