Shkrimi denigrues, mediat greke i kërkojnë falje ministres Kodheli për shpifjen: Lajmi i pavërtetë, sulm i ulët

20 Qershor 2017, 16:46Rajoni TEMA

Media Greke përgënjeshtron lajmin mbi ministren shqiptare të Mbrojtjes Mimi Kodheli, sipas të cilit ajo kishte punuar në lokalet greke.

Militaire.gr ka botuar sot përgënjeshtrimin e saj lidhur me artikullin e publikuar disa muaj më parë duke e shoqëruar dhe me një kërkesë për falje.

Rreth 7 muaj më pas është i njëjti portal, kryeredaktori i të cilit, gazetari Paris Karvunopulos, i cili pranon gabimin duke deklaruar se bëhej fjalë për një lajm të pakonfirmuar, të pavërtetë e që ka shërbyer si sulm i ulët ndaj ministres Mimi Kodheli.

Ja cfarë shkruhet në të:

Militaire.gr dhe Paris Karvounopoulos përgenjeshtron artikullin “Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli, qendrimi i saj ne Greqi dhe çfarë nuk duhet të harrojë”.

Më date 12/08/2016, është postuar në websitin tonë artikulli i  Z. Pari Karvounopoulou me titull :”Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli, qëndrimi i saj në Greqi dhe çfarë nuk duhet të harrojë”. 

Ky artikull, për shkak të mos verifikimit të së vërtetës,  përmbante referenca të rreme ndaj znj. Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, referenca të cilat e dëmtuan figurën dhe reputacionin e saj.

Zonja Kodheli jo vetëm që nuk ka qenë kurrë valltare në një klub nate në  Sygrou, por gjithashtu në periudhën përkatëse as ka jetuar në Greqi. Për më tepër, Kodheli kurrë nuk ka shprehur mbështetjen e saj për nazistët, qoftë kjo permes deklarateve  publike apo atyre private.

Zonja Kodheli jo vetëm që nuk ka qenë një balerinë natë në një klub në Syngrou, por as nuk  ka jetuar asnjëherë në Greqi.

Faqja e internetit www.militaire.gr dhe kolumnisti i artikullit të mësipërm janë të angazhuar që tani e tutje që të kryejnë më me kujdes detyrën e tyre për të publikuar të vërtetën dhe për të kontrolluar tërësisht të dhënat dhe burimet e tyre para se të bëjnë publikime për znj. Kodheli”.

Kujtojmë Ministrja Kodheli prej muajsh ka ngritur padi penale dhe civile ndaj dy mediave greke militaire.gr dhe makeleio.gr dhe ka dhënë prokurë përfaqësimi për avokatët Christos Ziogas dhe Christos Thanasopoulos pranë zyrës avokatore, “Ziogas, Thanasopoulis and Associates” për përfaqësimin në procesin penal dhe civil ndaj dy web-ve dhe pronarëve të tyre.

3 komente në “Shkrimi denigrues, mediat greke i kërkojnë falje ministres Kodheli për shpifjen: Lajmi i pavërtetë, sulm i ulët”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    SYGNOMI i qytetarise greke ,vendit qe shpiku DIMOKRATIA-n,bravo!

  2. undefined says:

    Nuk na cudit ky fakt i njohim tanime se kush jane keta bastarden qe cdo gje e kane ngritur ne genjeshtra e mashtrime qe ketu e 200 vjet gjera te tilla i shkojn pershtat nje “greku” e kane ne gjak e gene ne moral e edukate poshteresine

  3. xxxx says:

    Pune te pabesesh pune gjarperish Anadolli qe te kafshojn mbrapa kraheve vyrtytet e asaj turme qe jeton ne ate hale qe quhet Greqi varu kkkk pune zorzobesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje