Deri në fund të javës pritet që të shkojnë 500…
I dërguari i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ka thyer një rekord apsolut në historinë e fushatave zgjedhore në Shqipëri. Deri të hënën që shkoi, ai realizoi 437 takime elektorale në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.
Balla mund të cilësohet një makineri e vërtetë elektorale. Ai ka operuar me një axhendë të përcaktuar qartë dhe me një skuadër të manovrueshme.
Koordinatori i ka konceptuar vetë takimet me komunitetin. Ka prekur gjithë shtresat e shoqërisë duke bashkëbiseduar me qytetarë, fermerë, intelektualë, biznesmenë, pensionistë, të rinj, gra, shtresa në nevojë, metalurgë, emigrantë etj.
Por jo vetëm kaq. Ju mund ta përfytyroni Ballën atë deputetin “rebel” në parlament. Realisht është gjë krejt tjetër në fushatë.
Sepse takimet elektorale këtë vit në Elbasan do të mbahen mend edhe për një fakt tjetër. Ato janë përshkruar nga një kulturë komunikimi si rrallë më parë. As sharje, as fyerje, as etiketime. Por thjesht arritje, problematika dhe se çfarë duhet bërë. Dhe të mendosh se gara sivjet në këtë qark ishte parashikuar tejet e ashpër.
Ky shkrim nuk ka për qëllim që të mbështesë një forcë të caktuar politike. Por të përcjellë një mesazh: Është koha të kontribuojmë të gjithë për Shqipërinë, qytetarë e politikanë./infoelbasan/
Shume b..lepires ky Fatos Salliu
ja tu shohim rezultatin se nuk jemi te gjithe edi rama qe te hame e te kenaqemi me rrenat e ketyre
Te lumte Taulant. Suksese!
Lepirje B…..!
Edi Rama ,merre 70 % te votave ,sepse ka njerez te persosur,nder ta edhe z.Balla ,nji fshikullues teper i rrepte kunder antishqiptareve !
Bravo,keshtu vendi do te eci perpara .