Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar përpara qyetarëve të Rogozhinës se vetëm ai ka një plan ekonomik dhe askush tjetër.
Basha shkon më tutje kur thotë se të tjerët kanë vetëm fjalë, premtime dhe gënjeshtra ndërsa ai nuk i ka këto.
“Vetëm unë kam një plan ekonomik, që ul taksat, rrit pensionet, rrit konsumin, rrit prodhimin, siguron mbështetje për njerëzit në nevojë, shkolla të mira me drekë të paguar për fëmijët dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për fermerët.
Kjo është oferta për shqiptarët, një plan ekonomik që funksionon në Europë, që do funksionojë dhe këtu”, tha Basha.