Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me banorë të ‘Qytetit të Nxënësve’ në kryeqytet. Kryesocialisti i Tiranës ka ftuar të gjithë qytetarët veçanërisht të rinjtë, të marrin pjesë në zgjedhje. Ai tha se nga vota do të varet jeta e tyre për 4 vitet e ardhshme. Për Tahirin në këto zgjedhje qytetarët duhet të votojnë për atë që bën punë.
‘’Ne na duhet shtet. Shteti shqiptar i shërben shqiptarëve dhe pikë, nuk ka parti këtu. Po kjo nuk bëhet vetë. Kjo nuk ndodh vetë. Në qoftë se iu ka ardhur në majë të hundës, se kur shkoni nuk iu shërbejnë, ke mundësi pas tre ditësh. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës se kur shkoni të kërkoni një shërbim në administratë iu trajtojnë si mos më keq, sikur ua ke borxh, pas tre ditësh ti mund ta zgjidhësh këtë problem.
Ti e zgjidh pas tre ditësh vetëm te kutia e votimit. Po nëse ai komshiu yt, apo i afërmi yt, apo shoku yt, miku e kushdo që ti e njeh dhe që ai ty të beson; mendon akoma që të votojë sipas flamujve të partisë, me tifozllëk, verbërisht, nuk kemi bërë gjë. Në qoftë se dikush prej jush mendon që, ‘po prit, s’ka problem, pse vota ime do bëjë ndryshimin’?
Po, po vota jote do bëjë ndryshimin. Vota jote, vota e secilit. Një votë e vetme e bën ndryshimin. Një votë e vetme! Kështu që mos neglizhoni asgjë!’’ tha Tahiri.
Gjatë takimit ish-ministri i Brendshëm nuk la pa shigjetuar LSI-në duke theksuar se vota e hedhur për ta, është një votë e hedhur në kosh. Ai i kërkoi qytetarëve që mos të bëhen pre e pazare me votën e tyre.
‘’Nuk po flas këtu për LSI-në, se ajo është tjetër hesap, i ka pazaret e qëruara, as pyet e as e ka mendjen për njerëzit dhe as do t’ia dijë fare se jetojnë, a janë gjallë a vdesin. Ata e kanë hesapin shumë të thjeshtë, me ato hesapet e tyre në pushtet, fusin një të rrjepur edhe pastaj vazhdo merr vota e bli vota, e pastaj prapë në pushtet.
Miqtë e mi LSI-ja, pa pritur zgjedhjet fare po ua them, është në opozitë sot, nesër pas zgjedhjeve dhe për vitet e ardhshme dhe pikë. Jemi në këtë pikë sepse partitë kanë bërë pazare, kur njerëzit kanë bërë pazar me votën e tyre. Në qoftë se njerëzit nuk bëjnë pazar me votën e tyre, partitë nuk bëjnë dot pazar.
Në datë 25, të sigurt dhe pas datës 25, sigurisht kryeministër nuk mund të jetë as Lulzim Basha, që i ziu ka njëmijë hallet e veta dhe s’di ku ka kokën, as Petrit Vasili jo e jo, se as ai se çon dot nëpër mend. Pas datës 25 kryeministër është Edi Rama. Dhe kur e ndajmë të gjithë mendjen këto partitë e tjera fshihen komplet. Në datë 25 ka vetëm një alternativë, këta jeni ju, ne të gjithë bashkë, është Partia Socialiste e Shqipërisë’’, shtoi ndër të tjera kryesocialisti i Tiranës.
ne fakt juve te PS (dhe ata te PD) nuk ju merr gjumi naten per njerezit
Ne votuam ne mase per Partine Socialiste ne 2013, votuam qe ky Saimir Tahiri, pa punuar asnje dite ne shtet apo privat te behej Minister i Brendeshem. Minister i Ministrise me te rendesishme qe ka vendi sot per shkak te problematikave kriminale.
Ky rezultoi Ministri me i deshtuar, jo vetem per shkak te kanabisit, por ne rradhe te pare per shkak te paaftesise qeverisese dhe ekzekutive, ne paaftesine e percaktimit te prioriteteve ne fushen e rendit dhe te qetesise publike, ne paaftesine e kryerjes se reformave te verteta ne rend dhe larg dogmave e sloganeve vetshkaterruese, ne paaftesine e rekrutimit, organizimit, percaktimin e detyrave funksionale ne Policine e Shtetit. Si dhe ne bashkepunimin e tij te drejteperdrejte me krimin seic edhe u akuzua gjeresisht.
Tani Saimir Tahiri ka dale te kerkoje vota. A duhet ti besojme me Saimir Tahirit??? Saimiri duhet te ishte larguar me ceremoni, por Edi Rama nuk e largon se ka deklaruar qe e ka njeriun me te afert. Le ta mbaje afer, por nuk duhet te harroje se ky Saimir Tahiri e rrezoi qeverine Rama.
Une nuk votoj me per Saimir Tahirin, shembelltyren me te mire te keqqeverisjes..
Redaksia. Mos u beni te njeanshem, por botoni komentet qe kritikojne punen e ministrave te qeverise, kur ata e meritojne te kritikohen..
Asnje vote leshelise dhe like floririt.Kurse per PD-ne ,po qe se nuk votoni ate ka alternativa.Eshte FRD,eshte Sfida.Parti vertete te djathta dha pa “hesape”me te kaluaren si puna e bandes se PD-se.Kurse sa per Medi Gerdecin,nuk ja vlen te flasesh.Ai dhe voten e tij nuk duhet ta gjeje ne listen e votuesve,pa le te gruas se tij.