Socialistët e Tiranës mbyllin fushatën të enjten/Tahiri: Nisim rrugën për Shqipërinë që duam

21 Qershor 2017, 17:15Politika TEMA
Socialistët e Tiranës mbyllin fushatën të enjten/Tahiri:

Ndërsa mbrëmja e fundit e fushatës së PS-së, para ditës së heshtjes elektorale, do të jetë në Vlorë.

Kreu i PS-së Tiranë Saimir Tahiri bën një ftesë publike për këdo, t’i bashkohet tubimit.

“Të lutem njofto miqtë, të afërmit e këdo njeh, takohemi nesër, të enjten, ora 19.30 te sheshi ‘Nënë Tereza’ për të mbyllur fushatën me Edi Ramen e për të nisur rrugën tonë #pershqiperineqeduam”, shkruan ai në fb.

Tirana pritet të jetë një ndër qarqet përcaktuese të rezultatit final në këtë 25 Qershor, edhe për shkak të numrit të mandateve.

Ndryshe nga zgjedhjet e 2013 ku Tiranë kishte 32 përfaqësues në legjislativ, në këtë proces në kryeqytet do të dalin 34 deputetë. Socialistët kërkojnë të thellojnë diferencën, duke synuar +71.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje