Kryeministri i vendit Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarevë që të dalin masivisht në votime pasi sipas sipas tij të dielën do të mbahet diçka e madhe.
Duke udhëtuar me makina nga Kruja për në Durrës, Rama gjithashtu u thotë qytetarëve se kanë mbetur edhe 96 orë për të vendosur nëse flamuri ynë do të jetë i vetmi flamur në qeverisjen e Shqipërisë së duam, apo qeveria do të ndahet si plaçkë nën flamujt e lloj lloj partive.
Më tej Rama u thotë shqiptarëve se ka shumë për të humbur nëse tepsinë e pushtetit të partive që ushqehen duke shqyer shtetin nuk e çojmë për skrap më 25 qershor
Mesazhi i tij
“Përshëndetje nga makina, nga Kruja në Durrës, po mendoja për ju që do votoni. Dua t’ju lutem që të kontaktoni sa më shumë njerëz, të afërm, miq, t’i thoni se të dielën ndahet diçka e madhe. T’i thoni nëse të ardhmen e betejës për të bërë shtet do ta marrë populli plotësisht në duart e veta, apo partitë do ta mbajnë peng shtetin si tepsi në duart e tyre. Kanë mbetur edhe 96 orë për të vendosur nëse flamuri ynë do të jetë i vetmi flamur në qeverisjen e Shqipërisë së duam, apo qeveria do të ndahet si plaçkë nën flamujt e lloj lloj partive. Komunikoni me të lëkundurit, pavarësisht bindjeve politike, për t’i bindur të votojnë për Shqipërinë me shtet dhe drejtësi mbi partitë, jo të ndarë tek ata që Shqipërinë e duan me llafe të bukura por votën ama e duan vetëm për vete.
Ju që jeni në emigracion e nuk vini dot, ngrini telefonin e flisni me familjarët në Shqipëri dhe shpjegojini se nuk po kërkojmë pushtet për vete, por më shumë fuqi për të bërë bashkë me ju, Shqipërinë që meritojnë fëmijët tanë. Është moment i rëndësishëm dhe duhet që gjithsecili ta kuptojë se nuk është fjala që demokratët të bëhen socialistë, por që të gjithë të bëhemi bashkë njëherë, se Shqipëria ka nevojë që me fuqinë e votës t’i japim një vrull të madh reformave dhe zyrave të shtetit t’u kthejmë dinjitetin. Ka shumë akoma për të bërë që të bëhemi një shtet serioz, modern, demokratik.
Por ka dhe shumë për të humbur nëse tepsinë e pushtetit të partive që ushqehen duke shqyer shtetin nuk e çojmë për skrap më 25 qershor. Themelet janë hedhur, por tani duhet të ndërtojmë shtëpinë e shtetit me punë e mirëqënie, duke luftuar me të njëjtën ambicie që luftuam për Vettingun. Çdo qytetar me votën e tij është anëtar i një gjykate të madhe, jo për të shkuar dhe për të bërë tifozllëk, por të gjykojë me mendje të kthjellët se kë do marrim në punë për 4 vitet e ardhshme. Forca, Forca, Forca!
Uroj ,qe populli te degjoje dhe te besoj te gjitha thirrjet e kryeministrit ,i cili flet qarte dhe paster,per votat qe i duhen PS, per ta qeverisur vendin ashtu si duhet . ZGJOHUNI ,POPULL INJORAT ,TRUSHPLARE
MENDONI ME SHUME PER ARDHMEN , MOS U GENJENI, ME HAJNAT E PARTIVE ,QE DUAN TE JETOJNE VETEM PER VETE .
undefined
“Bravo” Rama, po i ngjan gjithnje e me shume Vladimir Iliç Leninin kur thoshte :
“I gjithe pushteti Sovjeteve” !!!
Hej cun tirone
Se po tflas icik kshu tironçe se mase e kupto me mire ti daje ket pune.
A don ti mer daje qe tbohet shteti, qe tfunksionoje drejtsia, e qe ky ven te eci para? E pra mer daje, jepja voten ktij ne video sepse tradita tko msu se keto te tjeret nuk jon gjo fare ene si rruhet fare per ty ene per shtetin. E kom llafin per ate cunin Lul qe zgerdhihet qe ne pike tsabahut ene kaptina si puno per asigjo.
Masnej te fol ene per ate rrobin nga skrapari qe e ka litarin ke fyti e sdo me bo shtet sepse kshu don me I mbrojt gjith pislliqet qe ka bo.
Tani ti mer daje, mos na I permen sovjetiket sepse psh qe ta morresh vesh ti ene nga amerika 2 parti jon, dhe kur fito njona ajo e ka gjith pushtetin.
Ta mori njehere gjith pushtetin Rama, ky cuni jon Tirons e ta boje ket ven. Ti cfare ke qe ankohesh mer daje? Ke nai hall, a je I lidh me LSI a PD qe mo kakaris e spo tpelqe?
Po ku merr vesh ti me kantar Tirone, se ka diference tmodhe cuni I tirones me katnarin nga tirona.
Nejse lale, sje per kto pune ti, ka ardh vera, filloi vapa, merr legenen futi komet mrena, merr ene napen e njome me uje e vune ke kaptina se tmarrin flake trute, ene futi I dopjo raki, I qet tnjome ene pak gjize e dridhi rruazat ke dora>
Hajd me tmira
Pasi ta hash per vete siç ke nisur te gjithe [BYREKUN],
KUJDES SE MOS TE NGECE NE FYT DHE NA MBYTESH.
Dhe mbetemi ne shqiptaret e varfer pa Kryeminister.
Pra (ti) siç ke filluar ha 4 vjet te tjera Komplet BYREKUN, por ama si te paralajmerova me lart me shume kujdes,
Ndersa (une) barkboshi do mbledh 4 vjet te tjera tepsi dhe kanaçe per skrap, vetem aman mos me fut ne burg.
Po te tregohesh pra besimplot dmth i duruar plot 4 vjet te tjere,
Une & Luli do te dhurojme pas 4 vjetesh 1 tepsi bosh per skrap.
HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA (L.O.L.)
Mos kujto se une jam duke qeshur, e kam fjalen qe shite tepsine edhe HA.
Ku eshte komenti im, apo e derguat vete direkt te KURUMI per skrap ?
KAM 1 PYETJE:
A do na lejoni dhe ne pas 25 qershorit te mbledhim kanaçe per skrap ???